T’…ifsha gjeneratën

13 Shkurt 2016, 12:41Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Nuk besoj se do e kisha dëgjuar Babastars me “High 3”, nëse ajo vajza eurosocialiste nuk do të ishte bërë virale në rrjet. Por, kur pashë që kënga në kanalin e Babastars kishte 8 milionë e gjysëm klikime kuptova që isha krejt prapa botës. Kënga është prelud i konsumizmit dhe jetës së shfrenuar, por nuk mund ta fsheh që është e lezetshme. Ka vargje të ashpra, të shkruara me një shqipe rrapa-zhdrrapa me anglishten që futet si kunj, por është këngë si thonë naçut high.

Janë ca djem që fryhen si gjela, me makina luksoze, të stolisura me ar, veshje të gjera dhe ekstravagante, mjekra dhe vetulla të kuruara që kanë një ideologji:

Jetoj shumë high me nji jetë t’komplikume / Krejt jon’ t’pagume era myk lek’t jon t’palume

Ideja është që këta kanë shumë pare dhe nuk i lënë të vijnë era myk, se i bëjnë rrush e kumbulla, se janë high. Doja të arrija tek puna e breznisë dhe ja ku vjen Geasy dhe thotë: “Veq thuje ditën caktoje datën  / E n’drroj krejt’ lojën t’qifsha gjeneratën!

Është një paradë reperash që janë high, por kanë dhe një revoltë të çuditshme. Po të kisha aq pare, atë lloj fiziku, majë kubit të qelqtë në bregdet, as do e vrisja mendjen ta proklamoja si isha. Këta janë më ndryshe kanë nevojë ta thonë në refren, madje disa herë:

Na jena ndryshe vërehem prej ngjyrës / Na jena ndryshe jena high prej natyrës

Si përfundim, megjithëse bëj shumë mund ta kuptoj mesazhin e këngës, duhet ta pranoj që kënga është zbavitëse ta dëgjosh dhe ta shohësh si klip.

Duke lënë mënjanë moralin mendoj se breznitë kanë një hendek të madh komunikimi. Më të rinjtë, mjeshtrat e botës virtuale dhe rrjeteve, kanë tjetër mënyrë për të përcjellë mesazhet, ideologjinë. Më të moçmit takohen çdo të enjte dhe kanë pak a shumë të njëjtin zell në hidh e prit si Babastars. Në të vetmen pikë ku bashkohen breznitë është kulti i pares dhe konsumit. Ata tipat që janë high të vënë në hall të madh ty që ke marrë pagën gjithë jetën, sado që je munduar të marrësh pjesën më të madhe të byrekut, një lambo as e ke parë, as do e shohësh me sy. Ata bëjnë klipe dhe nuk e vrasin mendjen. Ata janë dishepuj të shkëlqyer të asaj Perëndie që etërit e modernë të Kombit i kanë ngritur kult. Ata besojnë në fuqinë e pares dhe aspak në përdorimin e saj si forcë zhvilluese. Beteja për paranë është ekzistenciale, por edhe sfiduese. Më i bukuri i katundit është ai që ka paren, ai që në ziafet ia hedh orkestrës qindëshet e eurove si rrebesh shiu. Tek paratë është edhe konflkti në politikën e ditës. Tek paratë qëndron retorika politike për konçesionet, taksat, hajninë. Tek paratë ngeci dhe karkaleci i Byrosë, Reformës në Drejtësi. Prandaj, nëse Geasy thotë një të vërtetë që nuk e luan as topi ajo është:

“…n’drroj krejt’ lojën t’.ifsha gjeneratën!

14 komente në “T’…ifsha gjeneratën”

  1. Asnjeansi says:

    Bukur , Enkel !

  2. veri says:

    CAMERIA KA NXJERR BURRA TE ZGJUAR si enkel demi , shpetim idrizi,mero baze etj
    edhe gjat luftes camet kan qen patriota ceta came partizane dhe deshmori cami ALIDEMI ku sot per nder te tij nje lagje ne tirane mban emrin e tij.je shkrimtar i madh enkel demi nje cam i vertet qe po lufton dhe per tokat came ne greqi dhe ceshta jone dhe njohja e tokave came ne greqi do fitoj.

    1. Lab i Keq says:

      Camet keshtu e camet ashtu, na keni care trapin…..Camet jane jevge me prejardhje nga hordhite otomane, me pase u pagezuan fashist, edhe tashme na shesin moral edhe dengla, ytttt se kane zaptuar jugun. Grekofonet islamist. Hajd te fala zike arapit.

      1. Gari says:

        Grek i maskuar si Lab , ik qiu se sta ka ngene njeri .

        NUK HARROHET CAMERIA .

  3. turi says:

    shkrim futja kot. si per te thene ja fola dhe une.

  4. Syte ne Perendim says:

    Bukur, Enkel…
    dmth bukur dhe mençurisht.
    Shqipetaret i kane pasur syte nga Perendimi, edhe kur Perandoria Turke filloi te vjeterohej dhe pastaj te mykej. Edhe nen Perandorine Ideologike te Komunizmes, nga Perendimi i ka pasur syte. Edhe sot, andej i kane syte shqiptaret, pavarsisht dallkaukllekut te shtreses politike te korruptuar te Tiranes zyrtare…
    Ajo goca e Forumit natyrisht ishte per te ardhur keq (edhe pas shpjegimeve te orketruara te Sajmes dhe te vete asaj ne TV)…Jane kthyer ne Viktima, Enkel, ne viktima ambulante, duan te shtyjne ditet me lumturi false, me ide te politikes si akt pervjedhjeje jo si akt sherbimi ndaj Njeriut…
    Kesaj aradhe, qe nuk bejme mire ta quajme Gjenerate, se eshte degjenerate e nje pakice qe arrin te joshet prej Politikes se Dites dhe te perdoret prej saj, i duhet ardhur ne ndihme, por jo duke e fshehur, jo duke e shpetuar edhe kesaj here, jo, kjo do te sillte pasoja me vonshme…
    Kjo (de) gjenerate duhet shpetuar duke i mundesuar punen, aktivitetin, qenien ne ndryshim duke prodhuar nevoja te shoqerise, jo duke shtyre ditet e netet, aty ku bje te flesh nuk zgjohesh…Gjynah…
    Nuk ehhte problem t’i shpetojme fjalesh, as pse opinioni i fyen apo nuk i kupton keto qendrime, jo: duhen demitizuar rrekjet e rilindasve (dhe neser te kujtdo tjeter qe do tentoj ta lere shoqerine civile dhe brezat e moshave te reja pa mesazh, pa ideal, pa ide, pa mite te reja njerezore, humane…
    Shnderrimi i gjeneratave te reja ne Let’s go party eshte rrenqethes…
    Shqiptaret kane veshtruar nga Perendimi, por Perendimi nuk eshte kjo menyre jetese. Ne Perendim ka edhe qe jetojne keshtu, kane te drejten ta marrin me qafe veten e tyre, por shoqeria Perendimore do ta linte veten te mykej e te atrofizohej, nese do te ndjehej ne mxjorance e tille. Gje qe nuk eshte e vertete, se paku tani per tani. Nderkohe shqiptaret e moshave te reja s’ka pse jetojne ne Tirane, duke vdekur shpirterisht e moralisht, dhe duke synuar kete Perendim fals…
    ef em

    1. kapiteni says:

      vetem ato qe e lexojn kete mendim dhe koment .mund te ecin ne rrugen drejt europes ,kapitalizmit dhe zhvillimit,faleminderit.

      1. nick says:

        Ky eshte problemi; Nuk dine as te lexojne!

  5. Leo says:

    Enkel kenga i pershtatet ketij brezi ,po te tregoj nje fakt une kam djalin pak me te vogel se eurosocialistja e Erjonit,Sajes dhe Blendit dhe kur ishte ne 9 vjecare bente prapsi dhe nje dite ne drejtorine e shkolles me thirrin dhe ne momentin qe drejtoresha pasi i beri moral duke na sjelle dhe neve si familje me prinder intelektual etj epyet po cfare brezi po rriteni juve djali im ja kthen qete qete Brez rinocerontesh Zysh si koha qe po jetojme ,mbetem pa fjale , pasi mbaroi shollen nente vjecare me thote une kam aplikuar per shkolle ne Gjermani tani do me krijosh mundesite te iki apo te iki vete se kjo shoqeri ku jemi ne nuk te krijon asnje mundesi reale as mesimi dhe as punesimi iku erdhi tani me pushime per ca dite dhe kur ne te gjithe po qeshnim dhe talleshim me batutat e vajzes socialiste ai serioz me thote po turp nuk u vjen ajo s’eshte gje tjeter vetem produkt i kesaj shoqerie qe keni ndertuar dhe vazhdoni ta mbani ne kembe te tille jane edhe kengetqe krijohen dhe kendohen ketu

  6. pushi says:

    Qeke pajtu me Meron o Dem?

  7. Albann says:

    Se kuptoj pse trashet shume kjo puna e kesaj vajze….A nuk permbyset diktaturen qe te rinjte te defreheshin ner pabe,te mernin droge e te ishin te hapur per mardhenie seksuale?C te keqe ka bere kjo vajze qe darkon me wisky e droge,qe fle ku ta zere nata,hap syte dhe eshte e rrethuar nga bodigarde “hekurat e burgut” dhe pastaj shkon e mban nje fjalim si nje lider i nje organizate apo kompanie? Ashtu eshte jeta e saj e fragmentur,pa ditur ku ngryset e ku gedhihet.Keshtu eshte dhe fjalimi i saj…E nis diku dhe perfundon atje ku se mendonte as vete…cope-cope.Po ky nuk eshte “problem”;E tille eshte gjenerata e saj.Ajo perfaqeson gjeneraten ,ajo artikulon mendimin si gjenerata e saj. Gjenerata e Enverit eshte mesuar me “fjaline e plote e mendimin e rrjedhsjem logjik”.Gjenerata e “perendimit” ose me sakte “tranzicionit te Saliut” flet me fragmente.Sot ideja krijohet me fragmente dhe jo rrjedhe logjike.
    Po perdorni “logjiken e Enverit” per te shpjeguar “fragmentet(percartjet) e Saliut”

  8. DRENICA E KUQE says:

    Ti …ifsh gjithmone, more burre! Eshte tmerr te mendosh me gjate e me thelle… Kjo gjenerate eshte e çime n’krye, he medet per popullin shqiptar çka e ka gjetur, me keta politikaj qe s’mund i drejtojne shtepite e tyre e lere me Shqiperine!…

    DRENICA E KUQE

  9. marko bocari says:

    ate vllain tat e ke burr ma tmir.

  10. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Shkrimi bukur dhe me stil.
    Meriton kompliment Enkel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje