Vizita e z John Carry-it, Sekretarit Amerikan të shtetit rikomfirmoi sërish miqësinë dhe rolin e veçantë të marrëdhenieve strategjike midis dy vendeve. Ndihma e ofruar nga SHBA-ja konsiston në të njëjtat parime demokratike dhe plane afatgjata për të kontribuar për stabilitetin në rajon, ndaj asnjë faktor politik nuk duhet të mërzitet apo ta quajë të tepërt këshillimin e tyre në problemet e brendshme të demokracisë në Shqipëri.
Mesazhi i tyre ka qenë gjithmonë i hapur dhe i çiltër si në vitet 20’, ku nëpërmjet aktivistëve të “Vatrës” kontribuonin në themelimin e jetës demokratike Shqipëri; në 1946, kur e këshillonin qeverinë komuniste të kohës të organizonte zgjedhje të lira si kusht kryesor për prosperitetin e vendit; sërish në vitet ‘90 për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike e tashmë në dhjetëvjeçarin e shekullit XXI, me respektimin e institucioneve. Kjo qëndrueshmëri e tyre ndaj vendit të vogël dhe aleat, që jo rrallë ka ndezur xhelozira tek fqinjët, duhet përshëndetur dhe jo anatemuar pasi për një vend si Shqipëria, që njëzet e pesë vjet më parë ishte një ishull i vetmuar i marrëzisë komuniste, është një fat politik të ketë këtë mbështetje politike nga SHBA-ja si fuqia e vetme dhe njëkohësisht demokratike në botë.
Ajo çka vërtet Shqipëria mund t’i ofrojë SHBA-së në shenjë mirënjohjeje për këtë ndihmë që po ja jep në të gjitha fushat e jetës, nuk është vetëm dërgimi i trupave në Irak dhe Afganistan, apo pranimi i muxhadeninëve iranianë, si rëndom dëgjohet nëpër korridoret e opinion bërjes shqiptare, por stabilizimi dhe konsolidimi i demokracisë në vend dhe faktorizimi në politikën rajonale në Ballkan. Në këtë mënyrë do të dimë vërtetë t’u jemi mirënjohës miqve tanë, duke luajtur rolin që ata dëshirojnë për ne, por dhe do të jetë dhe një përfitim i madh për vendin tonë, pasi nëpërmjet kësaj rruge Shqipëria do të përparojë duke u zhvilluar politikisht dhe ekonomikisht.
Na bejne qefin me partner strategjik neve, se investimet I çojne ne Maqedoni dhe Serbi.
Ka 25 vjet që tall menderen me ne “Shaba”me asnje popull tjetër nuk eshte tallur kaq sa me ne….
o dorian koci kur do behen gjithe keto mrrekullira se kaluan 25 vjet pluharizem amerikan dhe nuk pame ndonje dite te bardhe,kur sistemi ndryshoi me 1991 une isha 32 vjec,tani une jam 57 vjec,kur do shikojme ne te kesaj moshe cudirat e imagjinates tuaj dhe asaj amerikane dhe europjane,kur ky brez te ket vdekur,apo thjesht per muhaxhedinet kur te shtohen ne te ardhem ne shqiperi,nqs demokracia ishte per muhaxhedinet apo te borgusurit kinez qe sjedh amerika ne shqiperi ne hale vaft ky vend bashk me partneret tane strategjik,fjale te bukra edhe une di te them po te shkoj ne amerike apo gjetke,por vepra nuk shohim,amerikanet thojne per nje sistem demokratik,por ne krye teshtetit vendosin tipat qe ata vete i komandojne duke i shkelur parimet demokratike me qellim qe mos vendoset sistemi demokratik ne shqiperi,arsyeja eshte e thjeshte,nqs shqiperia behet shtet si franca me ligje demokratike,amerikanet nuk mund te sjedhin muhaxhedine ne numer sa tju doje qefi,nuk mund te vjedhin pasurite tona kombetare,nuk mund te ngrejne fabrika vdekje si gerdeci etj,prandaj ky sistem ishte mrekulli per disa njerez qe u rregulluan me metoden amerikane,kurse 90%e popullit shqiptare po vuan te zezat,nuk ka fis ne shqiperi mos te kete dy te vrare qe nga ndryshimi i sistemit nga shume akte,nga pasiguria,nga uria,nga depresioni,nga ndarjet ne cift,nga grabitje e qeniave njerezore,nga droga,nga mafia,nga emigracioni,nga pagujdesia e spitaleve,nga pronat,nga prostucioni etj etj,e gjithe kjo vjen nga sistemi i partnereve strategjik zotrote,asnje infestim ne popull,por vetem llafe boshe,reforme reforme,u be reforma kush do ta zbatoj kriminelet,u lodhem me keta strateget tane imagjinare,ikem nga shiu dhe ram ne bresher me keta strateget tane zotrote koci,prandaj boll i bete fresk ju analistet shqiptare cdo strategut imagjinar apo partnereve te pa vlefshem,nje fjale e titos 1946 kundrej stalinit dikur ishte,NQS NUK NA NDIHMONI DOTE TE RIMEKEMBEMI SI SHTET,MOS NA PENGONI ME PREMTIME BOSHE,KESHTU JANE EDHE STRATEGET TANE ZOTROTE KOCI,BOLL ME I LAVDERUAT,RROFT SHQIPERIA ME MUHAXHEDINET,PLERA..