Erindi Bejko
Nder, një fjalë që e gjen kudo po që
s’ka një ngjarje nga e cila ka lindur, apo një origjinë specifike. E gjen në fjalorin e latinishtes, “honorare’’, e gjen në anglisht, ‘’honor’’, e gjen në italisht, ‘’onorare’’, e gjen spanjish, ‘’honorar’’, e gjen turqisht, ‘onur’’ etj.
Sigurisht që kuriozitieti më shtyn që ta gjej edhe në shqip dhe një teori më thotë që fjala ndërkombetare honor tek ne bëhët- në derë=nder=ner (shqiptimi).
Gjate 45 ditëve të para të vitit kam bërë një studim duke mbajtur shënim cdo telefonatë që vjen në telefon. Rezultatet janë tmerrësisht interesante ndaj s’mund të mos i ndaja me gjithkënd prej jush.
Afro 10% te telefonatave ishin rutine, rikujtesë, pa qëllim të caktuar.
Afro 25% ishin komunikim për arsye pune
Afro 5% e telefonatave ishin ftesë dhe propozim për aktivitete, evente, sport etj.
Afro 5% ishin koordinim takimesh
Dhe 55% ishin telefonata të cilat fillonin me togfjalëshin ‘’Alo Bejko, më bëj një nder’’.
Sigurisht këtu do ndalem për të bërë një analizë se cfarë konceptojmë ne sot nder dhe si e kërkojme atë.
Alo, Bejko me bëj një nder, nesër kam provimin e patentes dhe nuk di as teori dhe as praktike. Së pari, unë jam askushi që të përcaktoj punën e Drejtorisë së Transporteve. Po ajo që më shqetëson është mentaliteti i dikujt i cili rrezikon veten, tjetrin dhe shoqërine duke tentuar të qarkullojë legalisht në trafikun e kryeqytetit i pajisur me një lejë drejtimi që nuk e meriton. Ky qënka nderi, e tmershme kur e mendon. Kjo si telefonatë ka gjithmonë si ushqim shoqërues pyetjen tjeter në të njëjtin nivel idiotllëku, po te kolaudimi i makinës a njeh njeri se kam hall mos ngel. Unë sërisht jam askushi për të ndërhyrë në një firmë private e cila menaxhon këtë punë. Po sikur të mos mjaftojë ky fakt, ajo çka më shqetëson është mendimi se është më mirë të dalësh në qarkullim më një makinë që nuk është e sigurt, sesa të shkojnë dhe të ndreqin dëmin që mund të kenë. Në këtë rast nuk bën nder por qeder.
Alo, Bejko, nipi im ka plotësuar numrin e mungesave dhe duan ta përjashtojnë për këtë vit nga shkolla ku studion. Unë jam askushi që të përcaktoj punën e drejtorisë së nje shkolle. Por ajo që më shqetëson është fakti sesi justifikojmë, mbrojmë dhe përpiqemi të rregullojmë çdolloj budallallëku të adoleshentëve te sotëm. Mungesat në shkollë nuk janë një veprimtari që behet padashje. Me të njëjtën koshiencë që bëri mungesat, me të njëjtën koshiencë duhet të dalë nga shkolla, të ftillohet një vit dhe të rikthehet më mënd në kokë.
Alo , më bëj një nder. Kam një lokal, kam tavolinat jashtë, kam zënë trotuarin po s’dua ti heq se më humb klientela. Unë jam askushi që të përcaktoj punën e Policisë Bashkiake. Por ajo që më shqetëson është mentaliteti i uzurpimit të hapësirës më të aksesueshme publike që është trotuari për interesa të ngushta ekonomike dhe aq më tepër kërkesa për legjitimim të këtij uzurpimi hapësire.
Alo, më bëj një nder. Ka një vënd të lirë në filan institucion dhe është më konkurs. Futu ma zgjidh dhe ‘’flasim’’ bashkë pastaj. Unë jam askushi që të përcaktoj punën e Departamentit të Administratës Publike dhe askushi për të ndërhyrë në sistemin e tyre të provimeve ( qofshin ato reale apo jo nuk më intereson). Ajo cka më shqetëson është mentaliteti i rregullimit të konkursit pa e provuar qoftë edhe vetem njëherë më forcat e tyre. Paragjykim pa dorëzuar akoma dosjen.
Dhe telefonata mbret, alo më bëj një nder, kam një shok/shoqe te klasa jote që ka provim me ty, ma ndihmo pak. Zakonisht në këtë lloj historie futen gjithmonë individë që suportojnë për një notë kaluese nxënës mesatarë të cilët kanë aftësinë të dalin vetë me sukses në provim. Mania për të siguruar provimin, pa u futur akoma, në vorbullën e studentëve si në shtet ashtu edhe ne privat është një problem më i madh se edhe vetë debati i reformes arsimore. Të vret dëshirën për arsim, për të dhënë nga vetja, për t’u thelluar në studime, për të qënë pasionant në ate cka ënderron të bësh më studentët.
Si këto edhe shumë të shumë të tjera brënda këtij 55%. Nisur nga ky studim sasior, i zhytur nga pesimizmi dola në konkluzionin se ne nuk dimë ç’nder kërkojmë, kujt ja kërkojmë dhe pse. Për ta vazhduar pak studimin mendova në mënyrë cilësore të bëja një mini-intervistë
Këtu e kuptova që unë s’kisha pse deprimohesha, paska edhe më keq.
Kaq për studimin 45-ditor, ika se po më bie telefoni ?
Erind,ia ke fut kot,por nuk ka gje. Ti ne nje ore leksioni ke shpjeguar fjalen “entitet” si kombesi (Per kujtese: “emocioni eshte nje entitet me vete”). Ai nderi qe ti po trajton ne shkrim ne anglisht,italisht,spanjisht etj perkthehet “favor” “favore” etj. Pra nuk ka lidhje “honor” me ate “nder qe te kerkohet ty neper telefona.Konotacionet jane diametralisht te kunderta. Ti Erindi je nje militantuc i vogel,ironik,i paafte qe i je qepur partise dhe cunave qe kane bere perpjete,per te perfituar pozicione, qe sigurisht i mban me “karizmen” qe te karakterizon. Mos u merr me studime qe nuk di t’u nxjerresh kuptimin,vazhdo ngjit malet,se ate pune e ben mire,gjithashtu,”sponsorizo” dhe sondazhet qe te nxjerrin “çunin me te mire te vitit”. Ti je çun i mire,por deri ketu,nuk shkon dot me tej.
Ti z. Bejko ke shumë të drejtë por në Shqipëri është qelbur gjithë shoqëria. Ja unë po të them një rast fare të thjeshtë: Djali im bëri kursin përkatës në Tirranë për të marrë patentën e makinës. Hyri dy herë në provim dhe të dy herët Komisioni e rrëzoi edhe në teori edhe në praktikë. (Troç fare, i kërkonin 500 mijë lekë). Djalit unë i bëra bashkim familjar dhe sa ardhi këtu në Amerikë, punën e parë që bëri ishte paraqitja në Komisionin e lëshimit të patentave. E mori provimin menjëherë dhe pas tre ditëve patenta i erdhi me zarf në shtëpi.
Si e merr mundimin dhe shkruan publikisht per “studime” qe as ne nivel thashethemesh nuk kane vlere. Si pedagog me siguri e ke bere ne kuader te nje studimi sociologjik mirpo si fillim duhet ti besh nder vetes duke mos bere me te tilla traplliqe sasiore. Gjuha jote rrotullohet ne nje fjalor te varfer. Edhe pse je munduar te gjesh terma te ndryshem, shkrimi mbetet i rendomte qofte edhe ne permbajtje. Mbaj fort partine dhe mos tento te promovohesh me shkrime se do besh figuren Jolezes.
Ti je simbol i suksesit
Sot imoralet bejne moralin. Ky palo drejtor se per petagoge nuk e njohe, ne rradh te pare ti bej nje der te madh vetes te mesoj si te komunikoj pastaj te shkruaj. Pata fatin e keq qe ta kisha 6muaj drejtor. Fjalor rrugaci ne zyren e shtetit, qendrim horri kishim frik te hynim ne zyren e tij se e gjeje kemb perpjet …….o zot cfare sme kane pare syte. Sot ben ky sondazhe mbi nderin fatekeqsi sps eshte 29 vjec dhe duhet te jete me kemb ne toke. Sa erdhi beri bjografin e cdo punonjesi deri ne brez te 30 per tja cuar erit qe te fitonte bonus( nderin ). Nje servil i pushtetit ben si shenjtor. Nuk te merr njeri ne tel se ta dine peshen qe ke prandaj boll bere si i rendesishem. Imoral mos bej me moral se gjynah je djal i ri sps pushteti sot eshte neser jo por ajo qe ngelet eshte njeriu.
Shkrim i bukur, por nje keshille nga dikush qe e njeh gjuhen angleze dhe turke, fjala nder ne anglisht eshte ‘Honor’ dhe ne turqisht ‘Onur’, por per rastet qe ju shkruani kane kuptimin e fjales ‘Favor’, qe edhe ne anglisht eshte ‘Favor’ ndersa ne turqisht ‘Iyilik’.
klm
Gazeta…hiqeni shkrimin e ketij personi se e bene fertele. te gjithe e njihkan se cfare robi paska qene, eshte e do te jete.
klm redaksia
Ky militantuci me duket se qenka shqetesuar se nuk paska arrit te marre nga vetja ate qe ka shpresuar apo ka menduar se eshte i afte te realizoje.
Jam shum i sigurte qe keta personat qe e kane marre ne tel per ti zgjidhur nje hall,kete tipin ‘Hajt tja hipim partise’ qe te hipim lart,ai i ka bere diku te besojne se ai eshte i afte ti zgjidhi keto probleme. Mund dhe tju thuash faleminderit qe me besoni kaq shume saqe un mund tju ndihmoj ne nje hall qe keni,sepse dihet sa padrejtesi behen ne kete shtet ku jetojme,por ky cfare ben del e krekoset se njerezit e marrkan ne tel per ti qare hallin dhe ky na u shqetesoka pse e marrin ne tel.
Mund te besh dicka me te zgjuar se kaq……hesht dhe mos dil te besh llogje lideri!
Cfare shkruan O Delirat O pleher. Lepive bythet e gjithekujt e more si lemoshe nje pozicion o karakter i deformuar edhe tani na bene si kurve e ndershme turp……..
Cfare shkruan O Delirat O pleher. Lepive bythet e gjithekujt e more si lemoshe nje pozicion o karakter i deformuar edhe tani na bene si kurve e ndershme turp……..Legen
Besoj se kerkon te na tregosh se je bere i rendesishem e te kerkojne ndere,me siguri dhe ti ke kerkuar boll te tilla.E ne mos si ato qe lartpermende me siguri ke marre ne tl me bej nje nder te votosh Ps,a hajde ne ndonje miting partie.E ne fund nder te kane bere se u bere i “rendesishem” tani.
Ti ke qene dhe je model ne cdo institucion qe ke punuar. mos degjo njerez delirante se kete pune kane. Me vjen shume keq per komentet dashakeqese qe kam lexuar me siper, nga njerez qe as gjuhen shqipe nuk dine. Vazhdo keshtu, sepse per njerez si ty ka nevoje Shqiperia.
Artikull-shkruesi ngre nje problem shoqeror te rendesishem per akraballekun si menyre jetese ne Shqiperi, cuditerisht nje pjese komentuesish nuk arrijne te nxjerrin idene kryesore nga nje faqe artikull. Ju rekomandoj te ri-arsimohen sepse ju mungojne elementet fillestare te mendimt racinal. Te pakten te mos zhgaravisin fjale kur nuk arrine te kuptojne gjera te qarta !
Ne dukje shkrimi duket si i thate, por permbajtjen e ka shume domethenese.
Fakti qe shume nepunes publik me pervoje dhe shume punonjes mediash mendojne se qytetaret nuk marrin vesh, ngaqe llumin e shoqerise kane gjithmone nga mbrapa per favore, ndodh qe edhe ky super fakt i denoncuar publikisht ne formen e edukimit mos konsumohet ne thelbin e saj!
E reja ketu eshte fakti qe nje nepunes publik me kariere, me ne fund e ka marre iniciativen te shprehi publikisht, ate cfare ndodh rendomte ne jeten e tyre te perditshme, dhe qe shumica e titullareve dhe nepunesve publik nuk bejne as gjene me te vogel qe hallet, shqetesimet e qytetareve te gjejne zgjidhje institucionalisht, pavaresisht burokracive, qe kane institucionet publike qe duhet te zgjidhin dhe mbarojne pune.
Me behet qejfi qe arrita te lexoj nje shkrim te ketyre permasave. Bravo per sinqeritetin. Eshte vertet nje situate qe haset rendomte ne Shqiperi sepse njerezi e kane me te lehte gje problemet e veta ti zgjidhin nepermjet tel. Urime djalit ne fjale per shkrimin ?