Një video e rrallë e ceremonisë së varrimit të regjentit Fuad Dibra

7 Mars 2016, 09:53Dossier TEMA

Nga Dr. Marenglen Kasmi

Një video e rrallë e ceremonisë së varrimit të regjentit Fuad Dibra, i cili ndërroi jetë më 22 shkurt 1944 në Tiranë.
Ky filmim, i nxjerrë nga arkivi gjerman i filmit në Berlin, është një sekuencë e shkurtër e një dokumentari javor informues që përgatitej dhe shfaqej në kinema për popullin gjerman.

Në këtë dokumentar jepeshin lajme nga të gjitha frontet e luftës dhe lajmi nga Shqipëria, për vdekjen e një personaliteti shqiptar, do të pasqyrohej në përmbledhjen javore informative të radhës.

Kjo video është interesante jo vetëm se ilustron ceremoninë e varrimit të një prej regjentëve shqiptarë por, po ashtu, është një nga filmimet e rralla të drejtuesve të shtetit shqiptar nën pushtimin gjerman.

Siç shikohet në video, fjalën e rastit e mbajti regjenti Mehdi Frashëri, i shoqëruar nga kryeministri Rexhep Mitrovica, ministri i jashtëm Bahri Omari etj.

Madje, Bahri Omari e ka dorën e majtë të lidhur, si pasojë e një plage të marrë nga një sulm i organizaur ndaj tij nga komunistët në Vlorë, në fund të muajit janar 1944.

10 komente në “Një video e rrallë e ceremonisë së varrimit të regjentit Fuad Dibra”

  1. Klimax says:

    “Drejtuesve te shtetit shqiptar nen pushtimin gjerman”!!!!!! “Heronjte”!!!!! “Patriotet”!!!!!! Keta tipa “drejtonin” shtetin shqiptar??!! Si? Mos valle u bene zgjedhje te lira ne popull per formimin e qeverise “shqiptare”? Kush i zgjodhi? Kujt i sherbenin keto kukulla kuislinge?
    C’fare ishin atehere? Asgje me teper se nazista, turko-nazista, bashkepunetore te pushtuesit, armiq te pavaresise kombetare dhe vrastare te shumices qe luftonte dhe kerkonte lirine e vendit te tij! Ishin turpi i shqiptareve!

    1. I RIU KOMUNIST says:

      Ne fakt shumica ishin greko-nazista,qe deshironin t’ja bashkonin Shqiperine,Greqise monarko-fashiste ?

    2. KOZi says:

      Meso atehere. !!?? Kapitullimi i Italise me 9 Shtator 1943 ishte edhe kapitullim i administrates pro-fashiste shqiptare. Te nesermen ne mengjez nuk kishte shtet. Atehere me firme te Zv/ Kryeministrit ( Sepse Kryeministri kishte ikur ne Itali qe nje jave e nuk u kthye kurre) u botua ne Gazeten e fundit zyrtare dhe ne nr e fundit te gazetes Tomorri qe- Ato qe kane qene ne detyra ne xhandarmeri perpara 7 prillit 1939 te rikthehen dhe te marrin ne dore rendin. – Keshtu ndodhi ! Gjithashtu ne Tirane u mblodh nje Komitet Ekzekutiv prej 22 vetesh ( Nismetar) te cilet i kerkuan te gjithe Prefekturave qe te rimblidhen Keshillat Bashkiake e Komunal qe kishin qene te zgjedhur perpara 7 prillit 1939 dhe te dergojne DElegate ne Tirane per te realizuar ASamblene e 16 Tetorit 1943. Kjo Asamble nxorri nga radhet e saj nje Parlament ( Njelloi si ne Kongres te Lushnjes me 1920) dhe emeroi nje qeveri me Kryeminister Rexhep Mitrovica. Ne mungese te Mbretit u zgjodh nje Regjence prej 4 vetesh ,Mehdi Frasheri, Lef Nosi, Pader Anton Harapi dhe Fuat Dibra per te cilin ben fjale video/ kaq per sot

      1. ay qy says:

        Meso ti more KOQE! Kjo Regjenca u mblodh nen sigurine e forcave gjermane dhe ne diten e “krijimit” u bombardua me top nga kodrat e Saukut nga forcat partizane!
        Hajt ne te sat’eme vafsh mor KOQE bajge ?

      2. Tanguli says:

        Meso ti mor IDIOT,se diten qe u mblodh kjo “Asamble” nen mbrojtjen e forcave naziste gjermane,ndertesa ku ishin vendosur u qellua me top nga Forcat Partizane!
        Te fala sat’eme me tespie e Tosun Bac ?

  2. Moisi Golemi says:

    Te gjitha fytyrat me te poshtra, qenkan mbledhur ne nje grusht vend.

  3. naku says:

    Sa shume i drejte ka qene qendrimi i Enver Hoxhes ndaj ketyre tradhetareve!

  4. tekniku says:

    Do ngrihen kembet ti bien kokes…..Sa shume plehra paska lene mbrapa merhumi.Pastrimi i tij ka qene shume i ceket,tani tradhetari na shpallet patriot dhe patrioti tradhetar .Koha e poshtersise dhe e maskarenjve.

  5. ledio says:

    Bravo KOZi historia eshte sic e shkruan, ti ke te drejte, Ata ishin patriotet e vertete. Keta te tjeret qe komentojne e vec shajne jane gjithe trushpelare dhe ja fusin si kau peles asgje nuk dine. Jo vetem qe ua ka bere trure sallate komunizmi por as nuk marrin mundimin te lexojne historine sic eshte ne te vertete dhe jo ate qe kane lexuar qe e shkruante instituti maksist leninist. Keta merren vetem me llafe alla mbledhje partie komuniste. Na tregojne zgjedhjet keta kur edhe sot votojne duke u zene me karrige. Mire ua ka bere enveri qe ua beri nenat dhe ua shpelau edhe trute ketyre. Tani ta mbajne edhe socialiso-komunista-kriminelet sot qe vijojne u bejne sic ua beri enveri 50 vjet !!! Fatkeqesi e madhe kur injoranca eshte kudo…:(((

    1. Xhafer Deva i Riu says:

      Edhe une jam dakort me ty Ledio! Te gjithe kolaboracionistet ishin patriote te vertete,ndersa ata qe u vrane ne lufte me fashizmin ishin tradhetare te kombit. Kjo eshte nje teze shume e drejte dhe sot me mjetet demokratike qe kemi ne dispozicion ne e kemi perhapur kete teze ne te gjithe Evropen.Presim me padurim nje rehabilitim te plote edhe te figurave te ndritura kolaboracioniste ne Evrope,duke filluar qe nga Kuislingu,Vishija e deri te Napolon Zerva! Presim gjithashtu rehabilitimin e qindra mijra kolaboracionisteve te ndershem qe u pushkatuan pas lufte ne France,Itali e ne gjithe Evropen,ashtu si dhe qindrat qe u pushkatuan ne Shqiperi!Te gjithe keta patriote te medhenj te kombeve te tyre jane perbaltur me pa te drejte nga propaganda komunisto-socialisto-majtiste evropiane.Edhe kolaboracionistet tane qe mbajten me nder uniformen SS te nazisteve jane krenaria e kombit tone,jane ylli polar qe na drejton ne rrugen tone drejt se ardhmes!
      Lavdi patrioteve te vertete qe luftuan dhe u vrane per idealet e larta te miqve tane nazi-fashiste!
      Poshte deshmoret partizane qe dhane jeten per lirine e rreme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje