Njihni “sheikun” që mbiu nga hiçi: Kush është personi enigmatik, në duart e të cilit sot janë 13 nga 16 vendburimet e naftës shqiptare?

15 Prill 2016, 12:25Politika TEMA
Njihni “sheikun” që mbiu nga hiçi: Kush është

Naim Hasa

Në fillim ishte “kompania kanadeze Stream Oil”. Në fakt, një kompani offshore e regjistruar në ishujt Kajman, që ishte operatori i dytë më i madh privat i naftës në vendin tonë. Pas ndërrimit të pushtetit politik në Shqipëri, në vitin 2014 Stream Oil u ble tërësisht nga Transatlantic Petroleum, një tjetër fantazmë me aksionerë hije e regjistruar në Bermuda, duke trashëguar kësisoj edhe borxhet e kësaj kompanie.

Por rënia e madhe e çmimit të naftës në tregjet botërore bëri që shoqëria Transatlantic të jetë në prag të falimentimit dhe e pamundur për të plotësuar detyrimet ndaj shtetit shqiptar dhe partnerëve në kuadër të Marrëveshjes Hidrokarbure.

Në këtë moment, ajo tenton të bëjë një manovër “teknike” duke ia transferuar të gjitha vendburimet një kompanie tjetër vetëm për të shmangur borxhet. Ditët e fundit doli në shtyp emri i fantazmës së rradhës, kompanisë Continental Oil & Gas regjistruar në parajsën fiskale amerikane të shtetit Delaëare, dhe bijës së saj GBC Oil. Bëhet fjalë për 13 vendburime nga më të mirat dhe cilësoret në Shqipëri, të cilat DITA ka zbuluar se tashmë bien në dorë të një personi të vetëm, njeriut që fshihet pas GBC Oil. Ai është shtetasi Naim Kasa.

Sipas njoftimit të shitjes, Transatlantic po i kalon aksionet e saj tek GBC Oil në këmbim të pagimit të një huaje prej 2.3 milionë dollarë tek banka Raiffeisen dhe marrjes përsipër të 29.2 milionë dollarë detyrime të kompanisë, që përbëhen nga 23.1 milionë dollarë llogari të pagueshme dhe 6.1 milionë dollarë borxh.

Përpos faktit që GBC Oil është një kompani anonime në fushën e naftës, e gjithë procedura e shitjes është tepër e dyshimtë. Transaksioni do të kryhet pa vlerë parash, por vetëm në këmbim të marrëveshjes për pagimin e borxheve. Vetë shoqëria Transatlantic nuk do të paguajë borxhet që i ka shtetit shqiptar dhe palëve të treta dhe këtë kërkon t’ia kalojë kompanisë së re. Situata e borxheve të kësaj kompanie është shumë e rëndë. Vetëm gjatë 4 muajve të fundit janë regjistruar një sërë kërkesash për sekuestro konservative nga përmbaruesi për llogari të bizneseve të tjera, të cilët kërkojnë shlyerjen e faturave. Më e fundit, që mban datën 25 janar është vendosja e sekuestros konservative nga shoqëria përmbarimore Zike për llogari të “Silvi Oil & Drilling”, që kërkon shlyerjen e gati 30 faturave tatimore. “Kola & Associates” është një tjetër shoqëri që në 18 janar ka kërkuar shlyerjen e faturave përmes përmbarimit. Më 15 janar 2016 ka depozituar një tjetër kërkesë edhe shoqëria përmbarimore “TDR GROUP.

Ekspertët e naftës të kontaktuar nga gazeta thanë se kjo manovër po kryhet për të “vjedhur” disa nga vendburimet më të mira të naftës në Shqipëri dhe të shmanget pagesa e borxheve. Ndër këto vendburime është edhe ai i Gorisht-Koculit, i cili vlerësohet që të ketë një kapacitet prodhues  prej 1.3 milionë tonë naftë në vit. Sipas ekspertëve, përmes kësaj marrëveshjeje synohet përdorimi pa kriter i vendburimeve dhe dërgimi i tyre drejt falimentimit. Ata sqaruan se kompania që synon të marrë vendburimet, nuk ka as ekspertizë dhe as aftësi teknike për të kryer një aktivitet të tillë hidrokarbur.

Naim Kasa dyshohet se këtë gjë e ka kryer edhe me vendburimet që ka marrë në fund të gushtit 2013 nga qeveria në ikje e Sali Berishës. Një nga veprimet e fundit të qeverisë Berisha, e cila kishte humbur zgjedhjet në qershor, ishte nënshkrimi i Marrëveshjes Hidrokarbure me kompaninë Phoenix Petroleum të Naim Kasës. (Marrëveshja është nënshkruar më 16 gusht 2013) Edhe në këtë rast Naim Kasa ka kryer të njëjtën procedurë në tetë vendburimet që ka marrë me koncesion nga qeveria Berisha. Sipas ekspertëve të naftës, deri më tani Phoenix Petroleum e Naim Kasës i ka shfrytëzuar këto vendburime pa asnjë kriter dhe pa kryer investimet e nevojshme. Kjo është një nga arsyet që shoqëria shtetërore e naftës, Albpetrol sh.a ka nisur procedurat e prishjes së Marrëveshjes Hidrokarbure me Phoenix Petroleum. Të kontaktuar nga gazeta, burimet zyrtare të Albpetrol sh.a nuk pranuan që të shprehen në lidhje me çështjen. Ato konfirmuan faktin që prej disa muajsh ka nisur një verifikim i hollësishëm mbi aktivitetin e Phoenix Petroleum dhe se për disa nga vendburimet ka nisur procedura e prishjes së marrëveshjes.

Në këto kushte hidhen hije shumë të forta dyshimi edhe për marrëveshjen e re. Phoenix Petroleum ka dhënë prova gjatë këtyre viteve për mungesë korrektësie, aftësie profesionale dhe veprimesh abuzive në administrimin e zonave që i janë dhënë me koncesion nga qeveria Berisha. Tashmë ajo do të marrë edhe zona të tjera, ndjeshëm më fitimprurëse se koncesioni i parë, duke përqendruar vendburimet më të rëndësishme të naftës shqiptare në duart e një personi të vetëm.

Në kërkim…

Duke tentuar në internet për të gjetur diçka më shumë, në faqe autoritare si “findthecompany.com”, e më tej tek Bloomberg dhe canoils.com, nuk gjendet asgjë për Continental Oil & gas dhe GBC, asnjë transaksion dhe punë në fushën e hidrokarbureve, përveç faktit që GBC ka blerë më 3 mars 2016, kompaninë Transatlantic.

Është bërë rrugë tashmë, që këto kompani në fillim prezantohen si aktorë seriozë “amerikanë apo kanadezë” etj, në fushën e naftës dhe gazit, por pasi hiqen mbështjelljet dhe guackat fshehëse, gjithçka rezulton në fantazma offshore, me aksionerë anonimë. Ndaj në rastin konkret, nuk mund të mos shtrohet pyetja: Kush fshihet pas shtetasit Naim Kasa?

Nga të dhëna të sigurta të DITA-s, mësohet se për finalizimin e transaksionit të fundit, pra marrjen e burimeve të mësipërme të naftës dhe gazit në dorë në GBC Oil, është interesuar vetë ambasada amerikane. Pak si zor të besohet se ambasada shqetësohet për mbarëvajtjen e sipërmarrjes së një qytetari shqiptar…

Gazeta DITA

32 komente në “Njihni “sheikun” që mbiu nga hiçi: Kush është personi enigmatik, në duart e të cilit sot janë 13 nga 16 vendburimet e naftës shqiptare?”

  1. anticensurë 543234 says:

    “Delaëare”= Delauer
    o gomerë o shkruajeni si e shkruan amerikani o përshtateni mirë në shqip!!përshtatja”aëa”është një budallallëk në shqip!
    idiotër

    1. Anti-anticensura says:

      Edhe ti anticensure 543234 nuk je me i mire e te duhet ta mesosh se amerikani “e shkruan” jo Delauer, si thua ti , por DELAWARE.

      1. ''Embrin a prun jatrat jona kur igen ka ARBERIA,pse kieqin manacuara ka Turkrat.....7 says:

        vari kkkkkkkkk,se nje cop katunar sunit nga greminat e Vlores eshte ai……..
        sa per temen,corapekuqi nuk shikon sheiket myslimone qe po grabisin vatanin,por me shume shqetesohet per TRUMP-in qe i shane keta njethundrake arabe………

        1. kd says:

          Shko laj breket se te vjen era shurre pastaj hajde e komento ore nallone burgu

    2. atdhetari says:

      Amerika eshte mallkimi i,kombit tone.Na shkaterroi perfundimisht.Nuk mjaftoi vjedhja e thesariz dhe Gerdeci,sjellja e armeve kimike,nga Siria por dhe Te terroristeve Iranian.U shofte Amerika

  2. kuci says:

    Neim Kasa eshte bashke me Edin e Silvit nga patosi, jane edhe bashkepronar tek foeniksi ne amonice te vlores

    Edi i Silvit ( keshtu ai ka nofken e tij) ose Edmondi eshte emeruar kohet e fundit drejtor i ndermrjes se prodhimit te naftes patos ne albpetro;l.

    Pra ai eshte edhe drejtor ne albpetrol edhe pronar ne fushat nafte-gazmbajtese ku albpetroli i ka dhene ato me koncesion.

    Pra e kuptoni cfare behet, edhe pronar nafte ehe drejtor ne nafte.

    Kjo gje eshte ne kundershtim te hapur me ligjet shqiptare.

    Per kete drejtor ( edmondi ) flitet se ka edhe pasaporte greke me emer tjeter

  3. Red says:

    Ambasada edhe mund te interesohet se nuk esht shtetats shqiptar perderisa krijon kompani ne Delaware. Nuk i lejohet shqiptareve me ligj.

  4. Agron says:

    Problemi eshte ky: nuk duhen lejuar shoqeri anonime per investime serioze ne burimet tona natyrore. Kaq gje eshte e mundur dhe e thjeshte.

  5. te fala sandrit says:

    eshte e njejta histori si me spitalet e ashtuquajtura amerikane, gjermane, franceze e keshtu me radhe. Po ti hysh ne themel e gjen se pas tyre fshihen politikane dhe femije politikanesh si ne rastin e te ashtuquajturit spital amerikan i lidhur me familjen berisha…

  6. ILIR META says:

    Eshte ILIR META mbrapa ketij

  7. PLAKU says:

    Sheiku ne fjale eshte vetem nje personi nga me te rendomtit ,dhe nga ana financiare per mua i vertetuar si batakçi i rendit tejet te ulet per te mos thene me shume po e mbyll me kaq per personin ,por me çeshtjen ka aq shume per te thene sa DITA ka bere shume mire por nuk mjafton ,kesaj çeshtjeje i duhet vajtur deri ne fund ,sepse ketu luhet me djersen mundin dhe sakrificat e gjithe naftetareve perfshi edhe shume prej tyre qe nuk jetojne me ,dhe qe vuajten dhe sakrifikuan familjet ,vetvehten e deri edhe me jete e burgje nje pjese e tyre ,por edhe ata qe ende jetojne dhe vleresohen me pensione qesharake ,edhe gjithe shqiptaret kudo ku jetojne sepse pasurite e nentokes ,jane pasuri e gjithe shqiptareve nga Vermoshi e deri ne Konispol te te gjitha kraheve qofshin te majte te djathte apo te qendres .Aty eshte hedhur leku i popullit dhe ne çdo rrethane shtataret ,parlamenti ,presidenti e ca me teper ministrria e organe te tjera qe te vertetojne se jane ne sherbim te popullit kesaj çeshtjeje duhet t’i shkojne deri ne fund .Une them se shteti shqiptar te gjeje rruget dhe jam i sigurte se sikur edhe vetem me nje thirrje te gjithe pensionisteve naftetare inxhiniere gjeologe ,gjeofizike ,prodhues e teknikeve e specialisteve te tjere te naftes do te gjeje gadishmerine e tyre per te administruar dhe drejtuar me kompetence te gjithe keto fusha naftembajtese te cilat sot me sa jam ne dijeni i kontrollon ky njeri i cili perdor disa inxhiniere nafte e gazi qe nuk eshte se nuk kane pervoje por nga menyra se si i trajton eshte per te ardhur keq per ta sepse jane shnderruar ne disa skllever te shkolluar e te moshuar qe per 5 leke me teper se pensioni zhgrryhen nen drejtimin e ketyre lloj njerezve

    1. Daja says:

      Iiii po ky me? Ik mer plak na le rehat. Qeka nafta e tgjithve, uji i tgjithve, deti i tgjithve, pylli i tgjithve. Ku jena ktu? Secili “kap ca t’kapesh” plako. Ti dashke me ngel pabuks.

      1. Endri says:

        Prandaj shqiptaret nuk kane asgje se i kane kapur me te fortit te gjitha gjonat. Ikin si pabuksa me azil pastaj. Nuk behet ai vend kurre.

  8. mynyr says:

    Naim hasa apo kasa?
    Jeni me keq se liljana e pd!
    Gazetaruc!!!

  9. Shqiptari says:

    Ne si popuull duam qe te vin te huajt e te na q….. Se kur e mer nje pun nje shqiptar themi pse ky , u be ky, e cne ky, esht ky e ai , e vec genjejm veten po me mir ta komandoj punen nje shqiptar me flamurin kuqezi se sa lloj e lloj te huajsh qe cdo fitim do ta coj ne shtetin e tyre dhe ishalla u ecte puna ketyre ne kte koh krize qe ndodhet e gjith bota , Shqipria esht e shqiptarve dhe vetem shqiptaret do ta bejn kaq duhet ta kuptojm ne se ndryshe do na vi ndonje kompani KINEZE dhe mjer ne !!!!!!!

  10. Gerti says:

    Ky Naimi duket si Ismail Mulleti. Dikush tjeter duhet te jete pas ketij. Kot nuk i dha koncesionin Berisha ne gusht 2013, dy muaj pasi kishte humbur zgjedhjet. Edhe Marc Craford i Dhomes Amerikane te Tregtise ka interesa personale ne kete histori, prandaj Ambasada Amerikane ne Tirane po i rri larg.

    Kur ishim te vegjel talleshim me nje batute: Amerike do te thote Ha Merr dhe Ik. Sot eshte bere Shqiperia Eja Shfrytezo dhe Ik

  11. Agim Anastasi says:

    Ekonomia e lire. A eshte kjo ekonomia e lire !? Fol te lutem Zoti Civici,pasi ti e permend ne ç`do liber nocionin. Sa individe e gezojne kete ekonomi. Sa individ spekullojne ne kete loje te ndyre. A eshte spekullimi qellimi qe ju ekonomistet e zyrave isistoni per mos nderhyrjen e shtetit. Atehere shtetit apo shoqerise si mbetet gje tjeter veçse te shoh lojen e spekullanteve ne kazino. Kjo eshte ekonomia e lire apo ajo kazino? Spekullim, brifkassefirma,Globalizem,banka qe po vdesin dhe shteti qe ka harruar detyren. Ekonomia e lire ashtu si Komunizmi eshte utopi. Nuk mundet nje shoqeri e tere te konsumoi ekonomine e “lire”. Qe vertete te jete e lire ,shteti duhet te zgjohet e te kontrolloi jo prodhimin por financat.Globalizmi sot pa kontrollin ne Struktur te realizimit te te ardhurave financiare eshte njesoi si mos realizimi i planit ne strukure ne ekonomine e planifikuar. Deri me sot struktura ka qene fakultative,po ksaj praktike i ka ardhur fundi. Le te bej detyren shteti dhe individi e shoqeria te gezoj ekonomine e lire.

  12. Naftetari says:

    Esht shqiptar o njerez ne jemi mesuar qe me mir te na vin Kinezet te na q…. se kur vjen puna te shpiptaret prap merzitemi dhe jan ca vendburime te mbaruara nga te gjitha anet dhe me nje prodhim qesharak nafte sa imagjinoni 1 dit prodhimi nga Benkerspetroleum jan te gjith muajin te keto vendburime sipas Doganave. !!!!!!!

    1. Gerti says:

      Shqiptar mor zoteri shqiptar, po atehere pse hap kompani ne zona off shore dhe nuk tregon aksioneret e kompanise. Pse i ben presion dhe dhunon punonjesit?
      Ku i gjeti parate ky zoteria ne rradhe te pare. Bankers ka cfare ka (1001 te zezat ka) por investoi mbi nje miliarde euro ne Shqiperi (edhe pse ka vjedhur 2 miliarde). Po ky cfare do investoje, parate e Shkelzenit apo te Argites. Ti si naftetar e di sa ka investuar ky tek Phoenix? Asgje! Se nuk ka ku ti gjeje parate. Perdori puset me aq prodhim sa ato jepnin vete. Na hodhi ne punonjesit ne rruge. Puseve sot u ka rene prodhimi se ky zoteria nuk ka investuar. Do i shterroje ato puse se nuk investon. Pastaj do shterroje edhe puset e tjera qe do te marre tani dhe ne fund do falimentoje duke te lene ty dhe te gjithe te tjeret me gisht ne goje se parate qe con ne zonat off shore nuk do ja gjesh dot kurre.

      Ky patosaraku eshte vetem nje “prestanome” per bosat e medhenj qe i dhane kontraten 2 muaj pasi kishin humbur zgjedhjet.

  13. nasta says:

    NJE LEMSH PARA PORTE QE SPO MARIM VESH SE CPO NDODH E CPO BEHET CA PO VENE KAPEN E FLORIRIT /TE TJERET RUGEN E MERGIMIT / KYCI I KETYRE MASKARALLEQEVE ESHTE FAMILIA MAFIOZE ME PESHKAQENIN KRYETAR BABAI KA MBAJT EMERIN DHE KARIKEN/ E KRYEMINISTER DE FAKTO DJALI QE BASHKE ME ATE PA BUKSE N ( ASHTU KAN QENE NJE FAILIE QE SE KUSH BENTE CFAR DONTE )G QE JEPTE NEPER SALLA LLUKSOZE GJAKUN E POPULLIT PA JU DRIDHUR DUART LEKE PER BAMIRESI/ KJO ZONJUSHE PSE SJU KETHEU ATYRE FUKARENJEVE NE VENDIN E SAJ ;LEKET JANE TONAT JU I KENI VJEDHUR ISHALLA JU NGELSHIN NE FYT DHE NGORDHENI SI CAUCESKU ISHALLA FTILLOHEMI DHE NJE HERE KETE RADHE PER TE PASTRUAR VENDIN NGA HALET / PASURIA JONE ESHTENEDUAR TEPISTA MAFIOZE / JANE AQ SHUME TE KOKLAVITURA NE KETE PISLLIK KA SHUME NJEREZ QE ME DASHIE OSE PA DASHIE JANE FUTUR NE VALLEN E REZIKESHME / SHUM KANE FRIKE TE FLASIN / JU IKEN KOKA ME GJITH FAMILIE VETEM POPULLI I BASHKUAR MUND TI QEROI ATO KELLIRA

    1. Beny says:

      Xhungel hesapi kush te vjedhi me shume shtet banditesh po mire e kane delet e shesin voten per nje grusht miell.

  14. mirel says:

    Pse nuk i sekuestron shteti hajdut? Aepse hajdutet e shtetit hajdut e xhirojne naften dhe vendburimet vetem per xhepin e tyre. Shteti i ka patur te gjitha kapacitetet per shfrytezim vendburimi
    KrKriminelet e ketik populli me formulem e investitoreve po vazhdojne skenarin e vjedhjeve te paprecednte te pasurive shqiptare nepermjet shoqerive anonime dhe pronaresh fiktive, kur realisht. Jane vete pushtetaret dhe parlamentaret pronaret e vertete te Shqiperise. Si truthare milet – idiote te pagdhendur, shqipkaret do duartrokasin dhe hidrocentralet ne Vjose, te cilat jane investime te te njejtit lloj. Treg i ri biznesesh per pushtet e polotikes Shqiptare. Shqipot hajvane nuk po e kuptokne qe tashme qivetia po u hyn ne shtepi dhe po jua mert te githa. Edhe existencen. Nyk ju mjaftojne krimet ekonomike te naftes dhe. Metalurgjikut- Kurumit. Po lejoni vrasjen e natyres dhe zhberjen e perjetshme te shume fshatrave dhe zonave qe lagen nga Vjosa. ashtu si ne Valbone. Dhe shqipolesho cfare do perfitoni. Nje mut. Si rrogat e naftetareve qe kane 9 muaj muk i marrin, juve do ju vene nje dru pas qafe te mbyteni te diha ne Vjose. Mundesisht bejeni me duartrokitje. Per partine e Sali Ramutit

  15. mirel says:

    Pse nuk i sekuestron shteti hajdut? Aepse hajdutet e shtetit hajdut e xhirojne naften dhe vendburimet vetem per xhepin e tyre. Shteti i ka patur te gjitha kapacitetet per shfrytezim vendburimi
    KrKriminelet e ketik populli me formulem e investitoreve po vazhdojne skenarin e vjedhjeve te paprecednte te pasurive shqiptare nepermjet shoqerive anonime dhe pronaresh fiktive, kur realisht. Jane vete pushtetaret dhe parlamentaret pronaret e vertete te Shqiperise. Si truthare milet – idiote te pagdhendur, shqipkaret do duartrokasin dhe hidrocentralet ne Vjose, te cilat jane investime te te njejtit lloj. Treg i ri biznesesh per pushtet e polotikes Shqiptare. Shqipot hajvane nuk po e kuptokne qe tashme qivetia po u hyn ne shtepi dhe po jua mert te githa. Edhe existencen. Nyk ju mjaftojne krimet ekonomike te naftes dhe. Metalurgjikut- Kurumit. Po lejoni vrasjen e natyres dhe zhberjen e perjetshme te shume fshatrave dhe zonave qe lagen nga Vjosa. ashtu si ne Valbone. Dhe shqipolesho cfare do perfitoni. Nje mut. Si rrogat e naftetareve qe kane 9 muaj muk i marrin, juve do ju vene nje dru pas qafe te mbyteni te diha ne Vjose. Mundesisht bejeni me duartrokitje. Per partine e Sali Ramutit.

  16. Lomi says:

    He se ia fusin ketij te meta-berishes dhe e zevendeson koqua me dy k. Ju nderkohe, vazhdoni votoni me dhe pa leke…

  17. Klei says:

    I gjithe problemi qendron ne AlbPetrol i cili po i fundos te gjitha kompanite e naftes , per tua dhene per nje leke ne pjate te argjente Kokedhimes & Co.. Dhe ky shkrim ne vetvete eshte nje metode per ti rrenuar te gjithe … Kasa eshte thjesht emri…

    Detyrimet kane ardhur pikerisht se Albpetrol nuk i paguan per naften. Mjafton te lexoni bilancin e Albpetrol per te pare se shume i detyrohen ARMOS, dhe ja ku eshte ARMO sot e falimentuar , gati per K &Co… Si Armo do perfundojne edhe keto te tjerat…
    Gjithsesi koha do i vertetoje te gjitha….

    1. Dorian says:

      O Klei, o loqe. Nuk i paguan Albpetroli keta per naften se Albpetroli nuk ka ku te coje naften e vete, e jo me te ketyre. Armo i ka Albpetrolit 50 milione dollare borxh, peshqesh i Sali Berishes dhe Rezart Tacit.
      Shko dhe lexoje bilancin qe ta kuptosh.

  18. Tomi says:

    Eshte Ilir Meta pronari I vertete por duhet dhe pak kohe te vertetohet. E Kane ndare vendin e pasurite natyrore te ketij vendi nga njera ane Meta dhe Kocua nga ana tjeter e koalicionit.

  19. Nesti says:

    E po ky rilindas domodsdo, per keta s ka ligj, mjafton te marrin miratimin e Kocos dhe mbaron transaksioni.

  20. Tironsi says:

    Ky pronare sa kam qeshe, ky si burgaxhi ose i ka leke mielli ose kush e di kush e perdor e mer ndonje leke tu mbush barkun kalamajeve. Te ishin sheiket si ky , do jetonin me kredi.
    Ky fytyre mashtrusi e krimineli

  21. Koci says:

    Ne si komb jemi msuar qe gjithmon mos ta duam dike qe arrin dicka . Harrojm se kushedi sa djers , vite , mend , halle ka pas x person per te marr ate koncesion . Mos harroni se pas Zotit Endri Puka (presidenti i shoqeris Alb.petrol) esht Zoti Koco Kokdhima , i cili ka ber te mundur falimentim e shum kompanive naftetare dhe sidomos dhe kompanis ARMO duke i marr naften dhe duke mos paguar per te . Nese kjo gazet do ishte konkrete dhe e sakt ato do nxirrnin fakte ku i nderuari Zoti Naim Kasa i ka ber keto shkelje dhe si Alb.petrol nuk e paska njoftuar dhe vepruar qe me par . Ne puset e Gorishtit te cilat jan ne zoterim te kompanise TransAtlantik , shume prej punonjesve te kesaj kompanie detyrohen te vjellin me kercenimet qe Endri Puka i ben cdo njerit prej tyre . Nese nje kompani falimenton nuk esht fajini saj kompnie pasi askush nuk deshiron ta coj kompanin e tij n 0 ,por jan keto instanca “shteterore” te cilat i bllokojn naften me mijra ton duke dhe mos i paguar ( e cila esht shkelje ne marveshje midis 2 kompanive) dhe duke i vjedhur naft mga puset ku shum her shihen punonjs re alb petrol ne puset e naftave . Ateher pse nuk merren masa per ketr gje ? Pse zoti Endri Puka nuk kryen detyrimet e tij qe ka ndaj kompanive te naftes? Me keqardhje ju them se ky person Naim Kasa i ka dal kundra vjedhjes dhe bashkpunimit me Alb.petrol pasi nuk deshiron qe puna e tij te ket ndikim negativ nga faktor te jashtem. Pershendes Kocon me nje keng “kur ta rasa , ta plasa” dhe i them vjedhje te mbare lalke , dhe ishalla ja del ta vjedhesh dhe kete person !!

  22. Koco sperma says:

    Zoti endri puka me vjen keq sja paske arritur te vjedhesh kompanin e fundit te naftes qe ka mbetur dhe pas teje pershendes babucin tend Koco Kokdhima dhe i them vjedhje te mbare ne ter shqiprine dhe te fala mamase o endri 1 meter e nje qofte rob

  23. Drini says:

    Prokuria te hetoje tamam, ky i gjeti leket ky qe e privatizoji.
    Ky ska 5 morra jo leke per gjithe ate biznes. Ose ti hiqet licensa. Ska per ta gezuar as ky as gjithe hajdutet si ky.

    Ne burg ne burg e ka vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje