Nga marsi i vitit 2011 deri në korrik të vitit 2012 janë përgjuar bisedat e kryera nëpërmjet katër kompanive të telefonisë së lëvizshme që operojnë në Shqipëri. Pajisja e përgjimit, e blerë nga Ministria e Mbrojtjes, e cila në atë kohë drejtohej nga Arben Imami, ka përgjuar bisedat audio, komunikimin me e-mail dhe SMS që është kryer nëpërmjet katër operatorëve që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri, por edhe bisedat me anë të telefonisë fikse.
Faqja “skandal.al” ka publikuar të dhënat e reja mbi skandalin e përgjimit të 2012-s, një denoncim i opozitës së asaj kohe, që hapi një debat të madh politik.
Përgjimet janë kryer në bandën “evropiane” të frekuencave në përdorim të telefonisë së lëvizshme, por edhe në bandën “amerikane” të frekuencave, të katër kompanitë celulare vendase, telefoninë fikse, telefonat e fikur duke i ndezur, bisedat audio, komunikimin me sms, madje edhe editimin e sms-së drejtuar dikujt tjetër, bisedat audio përmes internetit, të dhënat e plota të telefonit, por edhe menynë e kompanisë së telefonisë etj.
“Skandal.al” u referohet certifikatave të lëshuara në Tiranë nga kompania “Verint”, pas testimit të të dy pajisjeve të përgjimit, prodhim i saj, “Magic Flute-2 Pi2” pasive dhe “Magic Flute Gi2” aktive.
Certifikatat janë lëshuar pas trajnimit të kryer për operativët e celulës së SHIU, në Tiranë në fillim dhe, testeve të pajisjeve për qëllime të përmbushjes së kontratës me ministrinë e Mbrojtjes dhe posaçërisht Shërbimin Informativ të Ushtrisë, si “përdoruesi i fundit”.
Kompania “Verint” ka dërguar në Tiranë për këtë qëllim dy ekspertët e saj, i pari Assaf Raz dhe i dyti, George Petrou, ndërsa SHIU-n e ka përfaqësuar gjithnjë operativi Shu.Xha, firmat e të cilit gjenden në të gjitha dokumentet.
Sipas ekspertëve të fushës, çdonjëra nga pajisjet është shumë e fuqishme dhe ka të instaluara të gjitha opsionet e mundshme, të licencuara, për përgjim të gjithçkaje, veçanërisht pajisja aktive e përgjimit Gi2.
Në dy faqe të një dokumenti prej 29 faqesh, i cili, shoqëron certifikatat e lëshuara pas testimit, përshkruhet qartësisht çdo detaj, çdo modul i licencuar, përmes të cilit është instaluar në pajisje çdo opsion. Në dokument përshkruhet qartë se:
Pajisja Gi2 aktive, u testua dhe shërben për të përgjuar çdo telefon-aparat celular që përdor bandat e frekuencave GSM-evropiane dhe, UMTS-amerikane; edhe në shërbimin e shpejtë të internetit 3G;
Më konkretisht, pajisja ka aftësinë dhe fuqinë të përgjojë:
Të gjitha llojet e aparateve celulare, nga më i vjetri i prodhuar, deri tek këta të gjeneratës së fundit-“smart”; Komunikimet telefonike e më gjerë, edhe kur është kryer procesi i “transferimit” të numrit nga një kompani në tjetrën; Të gjithë menynë e aparatit celular që disponon-pra “setings”, por dhe menynë e ngushtë të kartës së aparatit, instaluar nga kompania me të cilën është bërë kontrata.
Në dokumente shpjegohet qartë se pajisja Gi2 aktive e përgjimit, ka aftësinë të përgjojë: Telefonat e gjeneratës së fundit, madje edhe në rast se ata janë të fikur por ndodhen me të zotin, përmes pajisjes ndizen dhe përmes tyre përgjohet çdo bisedë që zhvillohet në atë ambient dhe jo në telefon; Telefonat e shtëpisë, zyrës etj, domethënë telefonat e telefonisë fikse, të palëvizshme.
Në dokumente përshkruhet qartë se pajisja u testua dhe realizoi përgjime në të katër rrjetet kombëtare të telefonisë celulare, pra: AMC (Cosmote), “Vodafone”, “Eagle Mobile” dhe “Plus”.
Testimi i pajisjeve është realizuar me sukses.
Kështu, pajisja zotëron të licencuar dhe të testuar si funksional:
Modulin Gi2 manager – domethënë paketën e plotë të opsioneve të ofruara për shërbimin e përgjimit;
Modulin UMTS-interrogation – domethënë opsionin e kërkimit të gjithçkaje në telefonin nën përgjim që është abonent i kompanisë që operon në bandën amerikane;
Modulin GSM target izolator – domethënë opsionin e bllokimit dhe izolimit të aparatit tënd në rrjetin ku je nën kontrate;
Modulin GSM silent call – domethënë opsionin e përgjimit të subjektit nën përgjim edhe me telefonin fikur, në rrjetin e kompanisë që operon në bandën evropiane;
Modulin UMTS silent call – domethënë opsionin e përgjimit të subjektit nën përgjim edhe me telefonin fikur, në rrjetin e kompanisë që operon në bandën amerikane;
Modulin UCOM operations – domethënë opsionin e përgjimit edhe për telefonatat apo komunikimin me mesazhe përmes internetit;
Modulin GCR inc DIMI – domethënë opsionin e identifikimit të kartave të kompanive që operojnë në shërbimin e telefonisë celulare jashtë Shqipërisë por që bëhen aktive këtu;
Modulin SMS, i dit SMS on the Hy & Fake SMS-domethënë opsionin e editimit të SMS-së drejtuar një abonenti tjetër, duke dërguar tek ai një SMS të falsifikuar;
Modulin MSISDN Extraction – domethënë opsionin e përgjimit të të gjithë të dhënave të ruajtura në telefonin tënd;
Modulin Phone Locator – domethënë opsionin e lokalizimit të telefonit tënd;
Modulin Favesdropper – domethënë opsionin e bllokimit të telefonit pa dijeninë tënde, me shqip, telefoni yt bllokohet dhe ti mendon se t’u shkarkua bateria, ndërkohë që ky opsion realizon fikjen e aparatit tënd;
Modulin GSM Denial of Service – domethënë opsionin e nxjerrjes jashtë funksioni të telefonit tënd-kompania ne të cilën ti ndodhesh operon në bandën evropiane;
Modulin UMTS Denial of Service – domethënë opsionin e nxjerrjes jashtë funksioni të telefonit tënd-kompania në të cilën ti ndodhesh operon në bandën amerikane;
Modulin UMTS Blocking – domethënë opsionin e bllokimit të plotë të telefonit tënd-kompania në të cilën ti ndodhesh operon në bandën amerikane;
Modulin Privat Netëork-domethënë opsionin e përgjimit edhe të një abonenti që ka blerë nga kompania e tij e telefonisë, shërbimin “privat number” të kriptuar;
Modulin Back office-domethënë opsionin e përgjimit të çdo dokumenti pune që ndodhet në telefonin tënd, në programe të ndryshme, email gjithashtu.
Aparatet janë reale, janë blerë nga ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Ushtrisë, janë ndezur-pra janë vënë në punë, janë testuar dhe licencuar për çdo modul me të cilin janë pajisur, janë certifikuar në punë dhe janë deklaruar funksionale për këto opsione përgjimi. Me to është përgjuar një vit të tërë rresht. Gjithçka në të katra kompanitë celulare që operonin në Shqipëri.
Gjithçka në bandën evropiane, ku operojnë kompanitë tona celulare. Po në bandën amerikane të frekuencave, kë kanë përgjuar?
Kryesori ne kete histori pergjimi ka qene Xhelal Shehu nga Dibra se e pashe Edhe ne foto Dikur ka qene me SHiK dhe u hoq nga Klosi sepse pergjonte tel e Drejtorave Kur ne krye te SHIU shkoj Eduart Bala I pastroi dosjen dhe e mori ne Pune Mbaj mend se I regulloi nje te drejte studimi ne Kanada nga MM por nuk Ju dha visa nga ambasada Kanadeze natyrisht ata kishin me shume informacion per kete njeri
Mero. Sa here te kam raportuar ketu ne tema????
Une jam vetem nje komentues antiberishe dhe celulari im eshte shkaterruar 3-4 here nga hakerat e sales. Kur hakonin celularet tone ndodhte qe gazeta tema pesonte probleme. Bllokoheshin komentet, artikujt. Ne ate kohe gazeta juaj dhe aparatet e jomentuesve u hakonin per te zbuluar identitetin e komentuesit.
nuk e kptoj kete atikull.
Me siper kemi dokumentat kontraktore te shitjes, blerjes, testimit te aparaturareve e licensave nga nje kompani e huaj dhe shteti shqiptar me perfaqesuesin e tij. Ky nuk eshte lajm! Fakti qe shteti blen teknollogji monitorimi/pergjimi nuk eshte lajm per tu cuditur.
Nese pergjimi eshte kryer jashte ligjit e kushtetutes – ky eshte laj, por me siper nuk ka asgje qe thote: kush, kur, si, ke dhe per sa kohe ka pergjuar duke thyer ligjin.
Nuk e kuptoj pse fjala pergjim eshte ububuuuu per disa. Ububu duhet te jete pergjimi I paligjshem – dhe nuk lexoj ndonje gje te tille vetem hipoteza.
Cfar masash do merren per te gjitha keto shkelje qe jane bere kunder ish opozites dhe kunder qytetareve? Merhumi llala akoma do vazhdoje te mbroje banden mafjoze te udhehequrnga kryekrimineli Berisha dhe krimineli Basha. Merhum iLlalla akoma do vazhdoje te tallet me shtetin dhe me qytetaret? Pse shteti nuk ngren akuza kunder kryeprokurorit per mos kryerjen e detyres, per mos zbatimin e kushtetutes?
Tani po e kuptoj pse paska frike Rama nga Sala . Dhe me keqeardhje ne kemi pritur e shpresuar kot nga Edveri. E paska doktori pa figure por me ze edhe METEN ….. Gallate do shohim po ra Sala nga fiku , Dominoja do i marri e do i rrexoje qe te gjithe KATOVICARET e ketyre 25 viteve , qe te shpetoje ky popull i mjere dhe pa i perkrahur , nga ulkonjat e kuqe pergjithmone….. AMIN: