Grabitjet në Tiranë duket se janë kthyer në një fenomen të zakonshëm kohët e fundit. Por, nuk bëhet fjalë vetëm për rastet e vjedhjes së shumave të mëdha të parave.
Në një video të publikuar nga portali “Jeta Osh Qef,” tregohet se si një person tenton të vjedhë një biçikletë, por duke harruar praninë e kamerave të sigurisë.
Megjithatë, kjo nuk është pakujdesia e vetme e tij.
Nga pamjet duket se, fatmirësisht, ai nuk është edhe aq profesionist, pasi pavarësisht përpjekjeve për disa minuta, në fund nuk ia dalë dot mbanë dhe është larguar.