Pse nuk është i mundshëm debati me myslimanët që flasin badihava?

9 Korrik 2016, 18:32Blog TEMA
Pse nuk është i mundshëm debati me myslimanët që flasin

Nga Enver Robelli

A ka diçka të shenjtë për terroristët që vrasin në emër të fesë islame? Duket që jo. Me sulmin kundër Xhamisë së Profetit në Medinë është kaluar vija e kuqe. Para këtij sulmi fanatikët islamikë vranë njerëz të pafajshëm në aeroportin e Stambollit (mes tyre edhe një mjek ushtarak nga Tunizia, që kishte ardhur në metropolin turk në përpjekje për të takuar dhe bindur të birin e tij që të largohej nga radhët e ISIS-it), masakruan qytetarë të Bangladeshit dhe të Irakut (kryesisht shiitë). Pas sulmit në Medinë janë arrestuar 7 sauditë dhe 12 pakistanezë. Në dy sulme të tjera janë goditur qytetet Xhida dhe Katif, ku jeton pakica shiite.

Çfarë na hyn në punë neve shqiptarëve kjo seri sulmesh? Ja një shembull: ekzistojnë në Facebook shumë faqe që gjoja e mbrojnë dhe kultivojnë islamin, në njërën prej tyre, të menaxhuar nga përdoruesit shqiptarë të Facebookut, po festohet e brohoritet: «Incidenti i mbrëmshëm në Medine mbase e sinjalizon fundin e sektit të devijuar, me lejen e Allahut».

Cili është sekti i devijuar? Shiitët? A e dinë këta njerëz që shkruajnë gjëra të tilla se në mesin e myslimanëve shqiptarë ka shumë anëtarë të tarikateve, të afërta me konfesionin shia? Bektashinjtë kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë shqiptare. A do të dalin nesër fanatikët fetarë dhe do të thotë: pështyni mbi vëllezërit Frashëri se kanë qenë bektashinj? Në forumet myslimane, në këto humnera virtuale, Skënderbeu qëmoti është bërë sllav dhe armik i shqiptarëve. Po filluam tani që edhe shqiptarët bektashinj apo të tarikateve të tjera t’i quajmë «sekt që ka devijuar», atëherë rrezikohet vetë themeli i shoqërisë. Sepse nuk jemi shoqëri myslimane. As e krishterë. Jemi shoqëri multifetare dhe multikonfesionale. A ka reaguar ndokush në lidhje me postimet urrejtëse në Facebook kundër besimtarëve të konfesionit shiit? Jo.

Evidente është se islami ka një problem të dhunës. Nuk bëjnë punë këtu fare përsëritjet e ajeteve kuranore që bëjnë thirrje për paqe. Viktimat më të shpeshta të dhunës islamike janë vetë myslimanët. Rrjedhimisht, besimtarët e vërtetë duhet ta gjejnë përgjigjen e duhur, robuste kundër kësaj epidemie të rrezikshme. Nuk është përgjigje ndaj rrezikut nëse në forume interneti ndër shqiptarë festohet kur derdhet gjaku i shiitëve në Bagdad apo në Riad. Nuk ka asnjë dyshim se shumica e myslimanëve duan të jetojnë në paqe, në mirëqenie dhe në siguri.

Myslimanët shqiptarë janë prijës në këtë synim, por ata duhet të jenë më të zëshëm kundër atyre që helmojnë fenë e tyre, për shembull figura si Zekirja Qazimi. Çka flet për shoqërinë tonë, çka flet për një qytet si Gjilani, çka flet për vlerat tona njerëzore nëse me vite të tëra një person i tillë lejohet të ushtrojë rolin e prijësit fetar dhe të merret me rekrutim të njerëzve për në Siri? Vërtet nuk e dinte askush me çka merrej Zekirja Qazimi? Mos gënjeni veten dhe opinionin. Çka flet për një shoqëri ku fakiri Shefqet Krasniqi mund të llomotit në televizor si terapeut i problemeve bashkëshortore?

Për fat të keq debati për këto tema s’po është i mundshëm me myslimanët që flasin badihava. Ata s’duan të jetojnë me fenë e tyre brenda një rendi demokratik, por rendin demokratik duan ta shfrytëzojnë e keqpërdorin për të imponuar modelin e tyre rigoroz kulturor. Kjo shihet edhe në reagimet e atyre që e morën epitetin «myslimanë të Facebookut». Nuk ka kundërpërgjigje me argumente në ndërhyrjet e tyre, por vetëm grumbuj me mbiemra cilësorë! Fyerjet si «idiot» apo «njeri i Serbisë» duken të buta në krahasim me katrahura të tjera gjuhësore.

Është për të dyshuar që provokatorë të tillë e kanë lexuar dhe kuptuar Kuranin dhe janë të aftë ta kontekstualizojnë këtë libër. «Dëgjojeni fjalën dhe ndiqeni të mirën», thuhet në Suren 39:18. Kurani këtu i porosit njerëzit të dëgjojnë edhe fjalët që do të vijnë më vonë, sepse gjithçka, edhe Kurani, është i interpretueshëm, siç është edhe Bibla. Po të mos ishte as sot s’do kishte pushuar gjakderdhja. Imitimi i verbër i një bote paramesjetare më shumë flet për imituesit se sa për një fe si të tillë.

Për shembull: këmbëngulja që mbulimi i femrës është urdhër kuranor hidhet poshtë nga shkencëtarët më eminentë të islamit. Amina Wadud, profesoreshë në disa universitete amerikane (si Virginia Commonwealth University) dhe europiane (si Akademia e Feve të Botës, Universiteti i Hamburgut), mendon se nga Kurani nuk mund të lexohet një obligim fetar për t’u mbuluar. Në librin «Të rimendohet islami. Xhihadi për demokraci, liri dhe të drejta të femrave», botoi C.H. Beck, tetor 2013, Wadud i tregon Katajun Amirpurit, profesoreshë e studimeve islame në Universitetin e Hamburgut, se shamia është vetëm mjet i shprehjes kulturore. Ajo thotë se nuk e bart shaminë përherë, por mbulohet kur ballafaqohet me besimtarë konservatorë.

«Duke e shpallur shaminë si kodeks me vlefshmëri të përgjithshme, universalizohen rrethanat e kushtëzuara kulturore dhe ekonomike, të cilat në shekullin e ‘7 në siujdhesën arabike çuan në një pikëpamje të caktuar sa i përket të qenmit femra e pacenuar dhe e ndershme. Kësisoj një veçori kulturore deklarohet si porosi kuranore dhe në këtë mënyrë ajo automatikisht kufizohet, sepse jo të gjitha kulturat kanë pikëpamjen e njëjtë për pacenueshmërinë e gruas», thotë Amina Wadud.

Është mirë që ato femra që besojnë se e kanë obligim të mbulohen, ta lexojnë vetë Kuranin, e sidomos Suren 24:31. Aty askund nuk përmendet mbulimi i kokës, por vetëm i kraharorëve, i pjesëve të turpshme. A është koka pjesë e turpshme? Propaganduesit e shamisë thonë se kështu mbrohet gruaja nga ngacmimet e ndryshme (sidomos ato me konotacion seksual). Domethënë faji prapë qenka i grave: po e treguan fytyrën, po e treguan kokën, po i treguan flokët – i hëngër dreqi, hidhuni mbi to, sepse po e hoqën shaminë në rrugë apo në restorant, atëherë kjo na qenka ftesë për seks. Fundja, për këtë do të gjeni mbështetje edhe në Kuran, aty gratë quhen ara, ku burrat mund të hedhin farën e tyre sa herë që të duan. A mos është kërkesa për bartje të shamisë vetëm shprehje e prapambetjes së burrit fanatik mysliman, i cili s’po arrin të emancipohet qe 1400 vjet për shkak të shtypjes seksuale? Hajde t’i ndërrojmë pak rolet: përse të mos bartin burrat shami që të mbrohen nga gratë që kur dalin në qytet me pishë e me qiri kërkojnë një burrë pa shami për t’ju hedhur, për ta ngacmuar, për ta dhunuar?

Çdo femër e moshës madhore le të vendosë vetë se si dëshiron të vishet në hapësirën publike, por është mirë që propagandueset e shamisë të mos na shesin dokrra se bartjen e shamisë e kërkon Kurani. Kjo është betejë kulturore e fanatikëve fetarë. Përse të ketë shqiptarë në këtë betejë? Gruaja e kryetarit turk Emine Erdoan bart shami, por shamia nuk e ka bërë as më modeste, as më të mençur, madje duket se ia ka kufizuar zhvillimin mendor. Së fundi ajo tha se në harem gratë janë përgatitur për jetë. E vërteta është se gratë në harem kanë qenë vetëm skllave (edhe seksuale). Nuk është për t’u befasuar që burri i Emines ka deklaruar se barazia mes burrit dhe gruas është e panatyrshme. Paramendojeni: e panatyrshme! Demokracia e haremit, siç e propagandon çifti Erdoan, nuk është model për ne. Myslimanët shqiptarë duhet të refuzojnë një kulturë të tillë.

Për fat të keq një pjesë e tyre nuk po e refuzon, por po e keqpërdor tolerancën tradicionale shqiptare për agjenda të xhihadit global. Vijnë hoxhallarë nga viset shqiptare në Zvicër dhe i porosisin prindërit të mos i lënë fëmijët të shoqërohen me të huaj, imamë të çmendur tallen me ata prindër fëmijët e të cilëve kanë rënë në dashuri me pjesëtarë të kombeve të tjera, teologë me agjenda xhihadiste bëjnë thirrje që prindërit shqiptarë të mos i lënë vajzat të marrin pjesë në orën e notit.

Pse nuk është i mundshëm debati me myslimanët që flasin badihava? Do të doja të vendosja këtë titull mbi këtë shkrim: Debati mes shqiptarëve të të gjitha feve është i mundshëm. Por e pamundshme të bëhet debat me ata që gëzohen që Londra u bë me kryetar mysliman dhe që heshtin ose nuk u bën përshtypje kur fanatikët islamikë dëbojnë pakicën e jezidëve nga Iraku.

Për një botë më të mirë duhet pasur vullnet që e mira t’i përfshijë të gjithë. Nuk ka paqe e mirëqenie vetëm për të krishterët apo vetëm për myslimanët. Apo vetëm për hebrenjtë. Janë disa të drejta universale që duhet të vlejnë për të gjithë. Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm, kjo mund të jetë njëra nga porositë me kuptimplota, përndryshe kështu tingëllon neni i parë i Kushtetutës së Gjermanisë. Parakusht për këtë është respektimi i rendit demokratik. Nuk është demokraci nëse fanatikët myslimanë tentojnë që modelin e tyre kulturor t’ia imponojnë të tjerëve. Si të gjitha fetë monoteiste edhe islami me librin e vet të shenjtë duhet të adaptohet në rrethana të rendit demokratik. A është e mundshme kjo? Po, por vetëm nëse bota nuk shihet si hapësirë për sundim nga ymeti mysliman.

Teologu i famshëm i islamit Mohammad M. Shabestari ka plotësisht të drejtë: «Çështja nuk është nëse islami është kompatibil me demokracinë, por a do të lejojnë myslimanët që sot të krijohet ky kompatibilitet». Myslimanët shqiptarë mund të jenë avangardë në këtë udhëtim nëse islamin e shohin si fe të paqes dhe jo si fe që shquhet me një regjistër të pafundmë ndalesash. Njeriu s’mund të shkojë në parajsë i lidhur me zinxhirë.

17 komente në “Pse nuk është i mundshëm debati me myslimanët që flasin badihava?”

  1. loni says:

    shkruajta gjithe kete artikull per te sqaruar myslimanet majmun shqiptare,apo edhe krishteret shqiptare,te dyja keto besime qe sote bejne per interesat e tyre vetjake sikur jane te dhene ne besimin e tyre fetar,perralla me mret,po nuk ishin keto dy pale feje ne shqiperi qe nje enver hoxha i qiu keta besimtare fallco ne bythe,dhe kush kundershtoi i vari prej koqesh ne litar,cfare bene keta fanatiket per te ruajtur fene e vete???u kthyen te gjithe ne djall si ulleheqesi i tyre enver hoxha,pra,,keta besimtare djalli perpara se te dalin dhe te flasin per besimin e tyre,duhet te kerkojne falje per mos mbrojtjen e feve te tyre publikisht nga nje enver qe i beri zap,pastaj te dalin me koken ulur dhe te flasin pak per fene e tyre,qe baballaret e ketyre besimtareve fallco shqiptare,MYSLIMAN apo KRISHTER qe perdhunuan fete e tyre si perdhunues qe jane,,fetare apo pseftofetare jeni o plera.

  2. Bazarhesap says:

    Shko edhe ti ne Iran bëërr bëër dhe mos harro ti tregosh fanatikve qe te ndjekin per veset e Rafidhave(Mutah) qe i ke per zemer krimb!!!

    1. katarakti says:

      Po ç’te gjeti o Pazar?! Apo nuk je i zoti te lidhesh dy fjale bashke, te argumentosh dhe llogjikosh dhe permend Iranin. Po çfare pune ka Irani Ketu?! Po flasim per kombin shqiptar dhe per disa qorra qe jane verbuar nga feja. Dhe ti flet per Iranin dhe Katranin!!!

    2. Toni KS says:

      Vetem budallai e vene veten ne rrezik pa nevoje. Europaianet vertete jane te sjelleshem e tolerant sot, por jo shume kohe me pare prodhuan nje Hitler dhe Stalin. Historia e pogromeve ndaj atyre qe perceptohen si problematik eshte e gjate. Se do debohen te gjithe bythezinjete arab dhe afrikan qe nuk integrohen dhe nuk rrespektojne vlerat perendimore kjo as qe diskutohet. Shqiptaret autokton musliman nuk duhet te ndajne fatin me ta. Mjaft kemi paguar fatura te Turqise. Po zgjidhja eshte individuale kush do te jete njeri i lire dhe kushdo te jete me vetedeshire skllav i bythezinjeve te shkretetires. Siq dihet skllavi nuk e ka ne dore fatin e vete.

  3. Jabanxhiu says:

    Ngjarjet,mardhenjet dhe debati mes muslimanve dhe jo myslimaneve ka nje boom e eshte kthyer ne mode dhe, ka kaq shume debate e ngjarje, sa eshte bere si ndeshje sportive ku te gjithe jane eksperte. Eshte nje audience ndermjet “Perendimit“ dhe “Islamit“ ku jane ulur filozofe te mencur, radikale agresive te te dyja paleve, autore provokues, prifterinj e hoxhallare si dhe medioker qe behen te merzitshem me kishete e tyre mediokre. Atje ku jeton Ti (ne Zvicer)e ke te qarte, jo vetem shtrigimin mediatik qe i behet Islamit; po nuk lene pllakat e metafore, simbol e mit, pa perdorur e inskenuar kunder islamit deri ne histeri kolektive per interesa politike. Kjo eshte nje teme jo se nuk te takon ta trajtosh ne nje kornize te nje dimensioni global po me duket se nuk je i ndricuar ta trajtosh te nje dimensioni lokal apo nacional se nuk mundesh, se nuk qellon as tabelen dhe jo me ne dhjece. Meru me te vertete konkretisht me radikalizmin agresiv ne Kosove dhe bej nje analize dhe jo qaramanllik qe kishte shkruar Mehmet Kraja. Debati me Muslimanet eshte teper i mundshem dhe funsional. Debati me terroristet duhet te kaloje nga kornizan ligjore.

  4. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

    Z. Robelli, ajetet kuranore qe bejne thirrje per paqe jane te kohes kur Muhamedi ishte ne Meke. Kur Muhamedi iku ne Medine, me nuk ka ajete qe thirren ne paqe. Sureja e pare qe zbret ne Medina ( El Bekare) eshte lejimi i luftes, pra lejimi i dhunes dhe vrasjes. Sureja e dyte qe zbret ne Medina (El Enfale) eshte lejimi i plackes. Pra Muhamedi eshte profeti i pare dhe i vetem qe e zyrtarizon plackitjen.

    1. Jezusi Hebre nga Palestina says:

      Lejimi i luftes per tu mbrojtur o,Idiot Idhujtaret dhe paganet e luftuan qe ne Meke i vrane Shoket dhe njerzit e Afert. Sa per lufte dhe Plackitjen ne thuaj pak,Cthote Bibla per Moisiun dhe Davidin? Si hyren Hebrenjte ne token e premtuar ne Karamele apo Duke luftuar? Po Profeti dhe Mbreti David ka luftuar me Armiqte e tij?Nese Zoti nuk do na kishe dhene Mundesine per tu Mbrojtur nga Tiranet dhe zullumqaret Bota do te ishe Shkaterruar, cdo Shtet e ka ligjin e luftes.Por lexo pak de do ngelesh injorant gjithe jeten.

      1. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

        Perse genjen. Ne Meke nuk u vra askush nga ithtaret e Muhamedit. Por ata u bene aq te bezdishem sa qe mekanasit filluan qe t’i urrenin dhe Muhamedit nuk i mbeti tjeter rruge pos shpernguljes. Duke e pare qe me paqe nuk mund te fitonte ithtare, Muhamedi e lejoi luften. Dhe ajo lufte nuk ishte mbrojtese por ishte lufte plackitese. Beteja e pare e Muhamedit ishte sulmi kunder karavaneve mekanase qe ktheheshin nga Siria. Dhe aq shume plackiten nga mekanasit sa qe filloi nje perleshje ne mes te myslimaneve per pervetesimin e plackes. Duke e pare Muhamedi kete gje, nuk vonoi shume dhe e zbriti edhe suren El Enfale, qe ne shqip do te thote sureja e prese se luftes, apo sureja e plackes ku Allahu ia cakton Muhamedit nje te pesten e plackes. kjo i bie qe nese myslimanet plackisin 100 deve, muhamedit (sipas ligjit te Allahut) do t’i takojne 20 deve.
        Per profetin David askush nuk thote qe ishte paqesor. Ai ishte i dhunshem, njejte sic ishte edhe Muhamedi . Dhe derisa per Davidin pranohet qe ishte i dhunshem, per Muhamedin (i cili ishte edhe me i dhunshem se sa Davidi) myslimanet thone se ishte paqesor .

    2. Katoliku me Kembe ne Toke says:

      Une mendoj qe ka qene Profeti Moisi qe Zyrtarizoi Plackitjen mjafton te lexosh Dhjaten e vjeter, pastaj Jozeu ka bere vetem Luftra qe hyri ne Token e Premruar mjafton te lexosh dhjaten e vjeter Bibla thote qe Kane qene ne urdher nga Zoti. O Mero Baze te puth Fort

  5. MIMMO says:

    Z. Enver Robelli ! Lexoj me shume kenaqesi shkrimet qe JU sillni,kurdohere ! ! ! Rezatoni modelin human e te kulturuar! ! ! Pershendetje, Mimmo !

  6. Vedat Shehu says:

    O njerëz! Nuk keni mare, nuk ju vjen turp? Ju qe shkruani dhe ju qe komentoni fetë e Perendisë dhe të Djallit të Adamit dhe Ademit te Marisë dhe Merjemes, pse beni sikur nuk e dini që, si ata që bëjnë njerun e kulluar si besimtarë edhe ata që predikojnë nëper faltore si klerikë jane me shumë djaj sesa engjëj. Dhe pikerisht se janë të tillë I shfrytezon si parasekena dhe prapaskena politike për konflikte strategjike per sundim.
    O njerëz, mblidheni mëndjen seicili nga ne eshte Zot I vtevetes, prndaj Shqiptari I thote Zot si Jehovahut, Allahut dhe Theos-it. Mos u merrni fare me besimet e manipuluara nga politikat, Besimi tek Zoti eshte besime ne zotsine e vetvetes.
    Me respect
    Vedat Shehu (Autor I kuptimit te funksionimit te Botes, nepermjet njohjes te funksionimit te shndrimit te materies deri ne funksionimit e trurit tone)

  7. Agron R. Gashi says:

    O enver me emrin muslimanik enver,

    Se apri ti nuk po e kupton se krejt Islami eshte devijim njerezor, njesoj sikur komunizmi apo fashizmi, nacizmi….etj.
    Kurani edhe Bibla jane me te dhunshem se Main Kampi……100%. Ne Main Kampf cilesohen njerezit dhe popujt..te mire dhe te keqij…….ne Kuran ka urdhera ne Ajete te cilat urdherojne te vriten njerzit qe nuk jane Musliman. Kjo eshte ne 109 Ajete qe urdherojne lufte kunder tjereve.

    E ti po mundohesh me bo debat me eversiar islamike!!!,! Qe nga themelimi i islamit qdo dite deri sot ka pase dhune….Shqiptaret qe e zbuluan nje Islam tradicional….nuk po e kuptoj e se ai nuk eshte Islam por Bakllavizem…..dmth hamja e bakllaves nuk eshte islam. …..Islam eshte Lavdrim Muhaxheri, Naim Trrnava, , Xhabir Hamiti, Ferid Agani, Lutfi Haziri, Fuad Ramiqi…te cilet falen 5 here ne dite ….dhe jane simbole te islamit….dmth rrenca , hipokrita, vrasesa, pedera, …plus eshte vertetuar se shumica e muslmanve qe shkojne nga 5 here ne xhamija jane pedera ……sepse veq pederat shkojne ku ka veq meshkuj………..kurgjoo e keqe me kon peder por le te pranojn qe jane pedera…….

    1. f.lima says:

      Mungote ne shkrujt edhe miladinpopovici shkau ik trus bythen spiun serb..agron.r gashi

  8. Agim says:

    Kur te flitet per Islamin ose krishterimin – per baze duhet te merren Kur’ani e Bibla e, pse jo, edhe Muhameti e Krishti dhe assesi sjellja ime ose e dikujt tjeter. Pra, mbi bazen e librave te shenjte (te besimeve respektive, perkatese), te vleresojme se cila ia vlen. Islami – Kur’ani nuk e duron dot demokracine, ndaj dhe ka kaq shume probleme ne boten arabe. keshtu ka qene qe prej fillimit te islamit…

  9. dardani says:

    Pyetja do duhej te ishte pse nuk munde te debatohet me besimtaret musliman! Duhet ditur qe Islami nuk njeh kritiken, mendimin e lire dhe lirine e besimit. Konvertimi ndalohet edhe ne Kuran. Autori dhe shume gaetare kosovar jane marre shume me persona , me subjekte te ndryshem, duke akuzuar disa imam dhe duke mbrojtur ca tjere si “liberal”, por keta “liberalet” reaguan kunder z. Kraja. Asnjeher analiste nuk jane marre me shkakun e problemit. Islami asnjeher nuk ka pase reforme, ka pase ndarje dhe perqarje, por asnjeher reforme. Islami qe nga lindja e tije ishte politik, vet profeti i muslimaneve Muhamed ishte gjate ter jetes se tij kur filloj te perhap islamin udheheqes politik dhe ushtarak, ishte udheheqes i Medines, ne vitin 624 Medina pushton Meken. Pastaj Kurani si liber fetare, permban Sure qe rregullojne qeshtje juridike. Ka kater shkolla islame dhe se edhe ajo hanefite edhe pse eshte me “liberale” prap nuk njeh kritiken as lirine e besimit. Qendra e islamit eshte Meka dhe se ne Meke eshte shkolla hambelite, e cila vehabismin eshte fushe studimi zyrtarisht. Krishterimi kishte dhjaten e Re dhe profetin pa pushtet dhe jo udheheqes ushtarak. Prandaj edhe arriti te reformohej, pseoje ndryshime dhe sot eshte perendimi i tille ku njihet kritika dhe liria e besimit, sepse edhe feja i ka njohur, dhe se me te krishterin munde te debatohet. Se pari duhet qe te reformohet baza e fese, nese ne qender nuk behet reforme, nese nuk vendoset qe te bindet besimtari qe librat jane shkruar nga njerzit e jo nga Zoti, lirohet besimtari per diskutim, ateher nuk do mundesh te debatoshe me muslimanin. E shqiptaret do jene te tille sepse nuk munde te reformojne fene, prandaj per deri sa jane shumice muslimane, sa me besimtare qe do jene aq me shume do jete veshtire te debatohet hapur.

  10. dardan says:

    Pyetja do duhej te ishte pse nuk munde te debatohet me besimtaret musliman! Duhet ditur qe Islami nuk njeh kritiken, mendimin e lire dhe lirine e besimit. Konvertimi ndalohet edhe ne Kuran. Autori dhe shume gaetare kosovar jane marre shume me persona , me subjekte te ndryshem, duke akuzuar disa imam dhe duke mbrojtur ca tjere si “liberal”, por keta “liberalet” reaguan kunder z. Kraja. Asnjeher analiste nuk jane marre me shkakun e problemit. Islami asnjeher nuk ka pase reforme, ka pase ndarje dhe perqarje, por asnjeher reforme. Islami qe nga lindja e tije ishte politik, vet profeti i muslimaneve Muhamed ishte gjate ter jetes se tij kur filloj te perhap islamin udheheqes politik dhe ushtarak, ishte udheheqes i Medines, ne vitin 624 Medina pushton Meken. Pastaj Kurani si liber fetare, permban Sure qe rregullojne qeshtje juridike. Ka kater shkolla islame dhe se edhe ajo hanefite edhe pse eshte me “liberale” prap nuk njeh kritiken as lirine e besimit. Qendra e islamit eshte Meka dhe se ne Meke eshte shkolla hambelite, e cila vehabismin eshte fushe studimi zyrtarisht. Krishterimi kishte dhjaten e Re dhe profetin pa pushtet dhe jo udheheqes ushtarak. Prandaj edhe arriti te reformohej, pseoje ndryshime dhe sot eshte perendimi i tille ku njihet kritika dhe liria e besimit, sepse edhe feja i ka njohur, dhe se me te krishterin munde te debatohet. Se pari duhet qe te reformohet baza e fese, nese ne qender nuk behet reforme, nese nuk vendoset qe te bindet besimtari qe librat jane shkruar nga njerzit e jo nga Zoti, lirohet besimtari per diskutim, ateher nuk do mundesh te debatoshe me muslimanin. E shqiptaret do jene te tille sepse nuk munde te reformojne fene, prandaj per deri sa jane shumice muslimane, sa me besimtare qe do jene aq me shume do jete veshtire te debatohet hapur.

  11. xxx says:

    OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO RROBEL se siq e ke mbiemrin ashtu edhe je,nuk mund nji vend te jet multietnik apo multikultural nqf nje besim ka ne ate vend mbi 70% te popullates,si mund Kosova te jete multinacionale kur ka mbi 98% te popullit i cili ka nji besim,ne asnji shtet te botes pakicat ner 5% as si permendin,se ashtu eshte me lixhet nderkomtare ,e jo juve siq pju teket,po ti vazhdo te shkruajsh se bosat jan ka te paguajn,sa tesht qeky fondi antishqiptar dhe antimuslim ti rjepe dhe shkruaj,po politika OOOOOOOOOOOOOOOOOOr rrabel ndrron sikur dita me naten,nji shka me tha para do kuhe ne Prishtin,popat edhe kisha na prishen me shqiptart,une ju pergjigja,pse ju i ndegjojshit,aj me tha po na kan dhene pare,e tash,i vendosur ne barak pa dritare i njejti jeton ne graqanic,eshte ka behet gati per atje ku i kan dhene urdhrat se qka me bere.RRRRRRRRRRRRRRobel klm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje