Ka një shqetësim të rritur javët e fundit, përpara dhe pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, për atë që po etiketohet si anti-amerikanizëm shqiptar. Ndjenja të tilla nuk janë të përjashtuara edhe në vende të tjera me kontribut dhe mbështetje amerikane, ndaj nuk do të ishte çudi që të zhvilloheshin edhe në Shqipëri. Me gjasë në të ardhmen edhe mund të ketë rryma të kësaj natyre.
Por, qëndrimet që përpiqen të shfaqen si bindëse për publikun dhe që e nxjerrin kokën herë me emër dhe hërë pa emër, herë me sulme personale dhe hërë me argument ideologjik nuk duhet të klasifikohen si anti-amerikane. Pavarësisht rolit vendimtar dhe këmbënguljes së pashembullt të amerikanëve për t’i shkuar deri në fund shembjes së sistemit aktual të drejtësisë, tek shqiptarët besoj se nuk janë formuar ende qeliza anti-amerikane.
Masa më e madhe e shqiptarëve i janë mirënjohës SHBA në nivel superfuqie apo siç thuhet në tentativat për diversion të Washingtonit dhe të dërguarish të Presidentit amerikan të radhës, për pjesën më të madhe të qëndrimeve të mbajtura në favor të interesave shqiptare në rajon, që nga pavarësia e Kosovës tek anëtarësimi i NATO-s.
Pa përkrahjen amerikane faktori shqiptar në rajon do të ishte edhe më i dobët, edhe më i cenueshëm edhe më i dëmshëm nga gjëmat e shkaktuara prej shkelësve të ligjit dhe pandëshkueshmërisë. Investimet e munguara amerikane në vend dhe kompani të painteresuara për t’u futur në një treg informal dhe pa rregulla loje duket se e kanë mbushur kupën. Shqipëria do të dalë nga harta e vendeve ku antiligji përfiton nga pushteti i cilitdo nivel dhe amerikanët së bashku me aleatët europianë janë të vendosur për këtë.
Ndaj, për shqiptarët e ndershëm dhe të pambrotjur, që janë fatmirësisht ende shumicë në këtë vend investimi amerikan për një drejtësi të barabartë për të gjithë është një super lajm i gëzueshëm. Sa për rrymat e ashtuquajtura anti-amerikane, duhet pranuar se ato nuk kanë hyrë ende në territorin e Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se jemi vend imun edhe në të ardhmen. Ato çfarë lexoni e dëgjoni nëpër tregun mediatik, janë mllefe personale ose frikë individuale për përgjegjësitë në shkeljen e ligjit.
Në të dyja rastet duhen mirëkuptuar, për panikun që u sjell fillimi i një reformimi rrënjësor të drejtësisë, por asesi nuk duhen ngatërruar me anti-amerikanë. Ata, edhe sot janë të gatshëm të flasin për aleancën strategjike me shtetin më të fuqishëm në botë, në rast se do ta bënin gjumin të qetë nga makthet e një shteti ligjor që është ende një kornizë kushtetuese në përpjekje për t’u kthyer në realitet./ Javanews
Sa njeri i mire eshte Ilva Tare. Gazetare shume e afte, me integritet, shume e sakte gjithnje ne analiza e konkluzione, e paanshme dhe mbi te gjitha nje patriote e mire.
Eshte kenaqesi e madhe te ndjekesh emisionet qe ajo drejton, nje gazetare shenon vetem ngritje nga ana cilesore, qe qendron larg intrigave, makinacioneve, vogelsirave, kurtheve, perkundrazi vecohet per thellesi mendimi dhe qe gjithnje u a imponon bashkebiseduesve seriozitetin, etiken e te shprehurit, vendosjen e nje disipline te hekurt ne radhen e te folurit, larg kaofonise qe rendom ndodhin tek emisione te ngjashme.
Bravo Ilva, respekte per arritjet dhe mos luaj nga ky bosht qe ke zgjedhur.
Gaspri,ose je Ilva me kete koment ose Eduart Selami.Kujdes mos te kalosh ne orgazem kur te shkruash per Ilven.
Vetem nje antishqiptar mund te jete antiamerikan. Ne duhet ti jemi mirenjohes per jete Amerikes dhe Gjermanise per dy gjera fondamentale:
qe kemi nje shtet te pavarus dhe per clirimin e Kosoves nga okupatori serb.
Edhe une mendoje se s’kemi antiamerikan ne Shqiperi.Por nje pjese e shoqerise qe per arsyey qe i dime ne sistemin komunist totlitare ,pergjeroheshin ne ate kohe per ameriken,nje pjes kane vuajtur denime te tmershme neper burgjet e ati sistemi e pjestare te familieve te tyre gjithashtu kane vuajtur ne internime.Nje kategori tjeter (ish komunista e bij komunistash ),gjithashtu mbas viteve 90-te u reshtuan ne krahe te grupimit te mesiperm(te persekutuarve)dhe dhe moren ne duar flamurin e antikomunizmit dhe pro amerikanizmit. Nje pjese e mire e te dyve kategorive jane pasuruar jane futur ne politike jane bere biznezmen e disa edhe deputet e farefise deputetsh. Deri sa ariten ne keto lartesira amerika per ta ishte shpresa ishte demokracia ishte pasuria.Tani pas 25vjetesh ku vendi yne eshte zhytur ne korupsion nje pjese e madhe s’kane as buke te hane(por kjo pjese nuk i perkete dy katigorive te para),Amerika me cpo duket ka vendosur qe ne kete vende te kete drejtesi .Qe me sa kuptojme do largohen nga sistemi i drejtesise te koruptuarit ,dhe do dalin para drejtesise e do ndeshkohen ata qe pasurine e kane vene me korupsione e mjete e menyra te ndryshme anti ligjore,majtas e djathtas.Pikerisht ketu fillone tragjikomedia.Tani keta ish pro Amerikane,na kujtojne se Amerik.-Gjerm.po na shkelin sovranitetin ,po kerkojne te na fusin hundet ne punet e “drejtesise sone te kulluar” etj.etj.etj
.Na bejne edhe vrejtje se nuk pasqyrojne vijen dhe politiken e SHBAve eBEse te nderuarit ambasadore perkates.Po ckujtojne keta ish pro amerikano- europian,se mos jane burdello si Shqiperia Amerika e Gjerm.,ku ketu tek ne ca i bien gozhdes eca patkoit.Pra kur vrisni ,vidhni,koruptoni e koruptoheni dhe Amerika -BE kane heshtur,qenkan pro sovranitetit.Kur Amer-Gjerm. me ne fund kuptuan se edhe mbyllja e syve dhe vesheve nga ata krahas pergjegjesise kryesore te politik.Shqipt. dhe po diktojne te behet drejtrsi ne kete vende ,na u kthekan ne ngatrestare ne okupatore e shkeles te sovranitetit.Zoterinj ish pro Amerikane,Amerika nuk ka ndryshuar e nuk ndryshone se qeni vendi me demokratik ne botr.Ju keni ndryshuar qendrim ndaj Amerikes.Duam s’duam Amerik-Gjerm .kane vendosur qe Shqiperine ta bejne me nje drejtesi Amerik.-Gjerm.Secfar interesa sh kane ata per kete pune e shpenzime gjigande qe po bejne e dine ata por une kuptoje qe kjo eshte me e mira qe po bejn keto 25 vjete per vendin (tim e tonin).Sa per Ilven:Gazetare me personalitet.
Ismet,
Asnjehere nuk kam patur rast te njihem apo te bisedoj me Ilva Taren. Kurre asnjehere. Nuk me lidh as mosha, as profesioni, asnje lidhje te larget familjare. Ajo nuk me njeh, por Ilva eshte e pranishme cdo jave ne televizion dhe tanime kam opinionin tim per punen e saj si gazetare ashtu si dhe per gazetar apo analiste te tjere.
Prandaj mos u ngut. Te pakten respekto faktin qe ne opinionin tim nuk ka asnje negativitet perkundrazi pozitivizem ndaj dikujt tjeter.
Une jam ne moshe te madhe, kam vajzen sa Ilva dhe cfar demi ju sjell juve ne se jap keto vleresime qe ajo i meriton?
Une dua te shtoj edhe dicka tjeter per Ilven: ajo eshte shume e thjeshte dhe e edukuar ne komunikim, rrezaton miresi ne raport me te ftuarit, i lejon ata te flasin dhe nuk i mbyt me opinionet e saj (ajo eshte e pranishme dhe si opinioniste por jo ne emisionin e saj), nuk lejon ne menyre kategorike qe bashkebiseduesit qe ka perballe, te kritikojne, te perflasin apo te fyejne njerez qe nuk jane te pranishem ne emision.
Ajo ka meriten e saj qe fton njerez te ditur e me integritet, ndryshe nga disa te tjere gazetare qe emisionet e tyre i kane kthyer ne arena perleshjesh te pergjakshme aligatoresh (krokodilesh), peshkaqenesh, kobrash e hardhucash dhe qe ndikojne per keq ne opinionin publik, duke shpifur, mashtruar, duke gerthitur me fjalor rrugacesh, deri edhe me kercenime ndaj jetes se tjetrit..
E fundit, por teper e rendesishme eshte qe Ilva nuk merr anen e asnje krahu politik gjate debateve, gje qe nuk eshte pak, ndryshe nga disa te tjere drejtues emisioni qe terbohen ne se ndonje i ftuar kritikon ate krah politik te cilit i perket ky drejtuesi emisioni.
A behen gjera pa interes ne kete bote?Ashtu veprojne dhe amerikanet pa”interes”Njerez lufta e ftohte vazhdon.Te medhenjte duan sa me shume teritore e tregje.Gllaberimi vjen me korpuset e “paqes e demokracis”Si lum ne qe aq kuptojme dhe rojme me iluzione.
@ ismet me duket se è ke gjet
Se qe dje ne dreke
Kemi KOmentu
Vetem 4 vete
Po kandidoi burri i kesaj ta harroj PD elektoratin.