Reforma në Drejtësi për Shqipërinë, nuk është një luks politik, por ndryshimi i sensit të sistemit politik shqiptar: nga shteti i një grushti njerëzish të korruptuar që drejtojnë me klane, në një shtet shqiptar demokratik perëndimor, që e drejton vendin me ligj dhe në interes të shqiptarëve. Në fakt, ky është vetë sensi i shtetit modern demokratik perëndimor, dhe ky është gjithashtu thelbi i Reformës që presim të përfundojë si ligj këtë muaj.
Shteti shqiptar kurrë në këta 25 vjetët e fundit nuk e kapi dot vetveten për të krijuar vlerën individuale shqiptare në botën perëndimore, ku ka tentuar të hyjë që nga viti 1991.
Po ta shohësh me vëmendje këtë çeshtje, konstaton se qeveritë shqiptare nuk kanë punuar për interesin shqiptar, prandaj shqiptarët mbetën gjatë kësaj kohe të pashpresë dhe mosbesuesë se mund te hynin ndonjëherë në botën perëndimore. Qeveritë shqiptare në fshehtësi kanë frenuar aleancën shqiptaro-amerikane; kanë zvarritur qëllimisht çështjen e ngritjes së ekonomisë dhe të infrastrukturës moderne në Shqipëri, sidomos tregun dhe rrugët, dhe janë dominuar gjithmonë nga interesi i fqinjëve, për të paralizuar tendencën perëndimore të integrimit të Shqipërisë. Në Shqipëri ka ekzistuar një lob politik i nivelit të lartë që ka punuar në këtë drejtim. Sigurisht që janë paguar.
Kurrë mos e mendoni se korrupsioni është një vepër e shkëputur dhe individuale. Korrupsioni shtetëror merr gjithmonë vlerat e interesit politik të liderëve të korruptuar, dhe interesi i fqinjëve tanë kundërshtarë historikë, ka qenë paralizimi me çdo kusht i aleancës shqiptaro-amerikane. Ketu ka qenë lidhur edhe aleanca e liderëve shqiptare të korruptuar. Dhe, po ta shohësh me vëmendje, edhe liderët aktuale të korrupsionit shtetëror shqiptar, këtu po synojnë edhe sot, kur dalin kundër Reformës në Drejtësi, me pretekste ose “patrotike” ose të “mbrojtjes së sovranitetit”. Por tani për shqiptarët gjithçka është e qartë: Reforma është pjesë integrale e aleancës shqiptaro-amerikane; dhe e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rënia e komunizmit në Shqipëri u ofroi shqiptarëve një shans të madh: aleancën shqiptaro-amerikane.
Të gjithë kundërshtarët tanë politikë në shtetet e ballkanit kanë luftuar që të mos funksionojë kjo aleancë. Kurse tani konstatohet me fakte që, brenda qeverisjeve shqiptare, kampioni i kësaj ndërmarrjeje ka qenë Sali Berisha. Dhe deri diku e ka dëmtuar vijimisht këtë aleancë.
Berisha filloi të dalë hapur kunder kësaj aleance me thyerjen e embargos së naftës në luftën e Bosnjës, në vitin 1995 (shih letrën që ish zv. Presidenti amerikan Al Gore i ka drejruar Kongresit Amerikan në vitin 1995); vijoi në mospërgjigjen ndaj politikës amerikane në lidhje me Kosovën, dhe përfundoi në lidhjet e tij direkte me terrorizmin islamik në vitin 1996-1997.
Ky ishte shkaku i largimit të CIA-s nga Shqipëria në vitin 1996, dhe i rrëzimit të Sali Berishës në vitin 1997.
Por sërish aleanca amerikano-shqiptare nuk funksionoi siç e prisnin amerikanët, sidomos në lidhje me çështjen e nxehtë të Kosovës. Kjo u zgjidh vetëm në vitin 1999, pas rrëzimit të Fatos Natos, dhe rigjallërimit të UÇK-së. Qeveria Majko bëri përjashtimin e parë, drejt interesit shqiptaro – amerikan në Ballkan.
Tetë vjetët e qeverisë Berisha 2005-2013, e paralizuan sërish aleancën shqiptaro-amerikane në funksion të Ballkanit. Por tani gjithçka ishte vendosur: Shqipëria kishte nevojë për një Reformë radikale në Drejtësi, vetëm kështu, me anë të kësaj Reforme, shqiptarët mund të hynin realisht në strukturat europiano-perëndimore, dhe në konsolidimin përfundimtar të aleancës shqiptaro-amerikane në Ballkan.
Berisha kurrë nuk e pranoi këtë kërkesë, dhe, në të kundërt, rriti maksimalisht spektrin e korrupsionit në Shqipëri. Me sens politik àhistorik, ai mendoi se me forcën e parasë mund të mbante pushtetin, prandaj u shpreh për një pushtet të tij që do “të zgjaste 30 vjet”. Por amerikanët me kanalet e veta e bllokuan financiarisht.
Rrëzimi i Sali Berishës në vitin 2013, krijoi realisht mundësinë e Reformës në Drejtësi. Ajo filloi… dhe tani është drejt fundit, me gjithë pengesën e madhe Berisha – Meta. Por, a ka mundësi tani që Sali Berisha ta ndalojë Reformën në stadin që ajo është aktualisht? Pamundësi absolute!
Politika amerikane, në muajin korrik të këtij viti, e mundi Berishën frontalisht atje ku mendohej se ai ishte me i fortë: në Partine Demokratike, përkatësisht të grupi i saj parlamentar. Kjo disfatë e Berishës në grupin parlamentar të partisë së tij, shkallmoi përfundimisht dhe forcën politike të fshehur të Ilir Metës kundër Reformës, sepse ai nuk fshihet dot më pas “kërkesave të opozites”. Në fakt kjo ishte skema Berisha-Meta, një bllokim i Reformës nga opozita me pretekste, dhe alibia e Metës për “hallin” e opozitës.
Naivë që të dy: kërkonin të mundnin politikën amerikane me një naivitet àhistorik për sensin e politikës perëndimore të pasluftës se Dytë Botërore. Vërtet mendonin këta mediokër se, fshatçe, mund të mundin një politikë të konsoliduar ultrametropolitane?
Përfundimisht, pas qeverisë Majko, e cila iu përmbajt me korrektësi aleancës amerikano-shqiptare për çështjen e nxehtë të Kosovës, qeveria aktuale Rama është qeveria e dytë socialiste që po i qëndron korrektësisë së aleancës shqiptaro-amerikane, këtë herë në lidhje me shpëtimin e shqiptarëve nga korrupsioni shtetëror dhe nga krimi i organizuar, për të realizuar strukturimin real perëndimor të shtetit shqiptar.
Kurrë mos e mendoni se lufta për çlirimin e Kosovës, nuk ka lidhje organike të drejtpërdrejtë me Reformën aktuale, për krijimin e sistemit real perëndimor të demokracisë shqiptare dhe të shtetit shqiptar.
te lumte Spartak, shume analize e qarte, tani po na soset durimi…nuk presim dot me as edhe nje jave…deri ne 11 gusht kur te kalojne te 7 projekt-ligjet e reformes ne drejtesi dhe kalbesirat politike te hidhen ne koshin e plehrave!
Me politiken jemi te tejngopur, Avokat. Ti mire ben qe je optimist se edhe popullin shpresa e mban. Si specialist i fushes na thuaj ndonje gje konkrete dhe profesionale lidhur me ligjet dhe nenet e reformes qe po miratohet. Meqe politikanet nuk jane transparent me popullin, por as dhe me kartonat (kaqolat) qe ngrihen ne kuvend per ta miratuar, na thuaj ti ndonje hollesi qe fshihet pas rrjeshtave juridike te reformes. Te gjithe ne presim qe aleanca e popullit shqiptar me Ameriken, te kurorezohet me sukses, por eksperiencat e meparshme jane te hidhura. Je i sigurte se kesaj radhe do t’ja dalim ti fusim ne burg bandat e hajduteve?
Shume analize e kthjellet.Komentet e Z.Ngjela jane bere ushqim per te gjithe ata qe e duan Shqiperine ta shohin Zonje te Vertete.Te gjithe ne e luftuam Diktaturen Komuniste, me mbeshtetjen e amerikaneve dhe vendet e europes perendimore,natyrisht.Te gjithe kemi qene kunder ngritjes se Kulteve pa merita.dhe qeverisjeve antidemokratike, po nuk kemi qene dakort dhe as jemi qe Enver Hoxha te zevendsohet nga Sali Bisha dhe Ed Rama!!!.Jemi per nje demokraci te vertete dhe antikorrupsion.Dihet publikisht qe klika e politikaneve e bashkelidhur me sistemin e korruptuar te Drejtesise e ka Çuar per Lesh Shqiperine.Pra kjo Reforme e mbeshtetur nga SHBA dhe BE ,mendoj se do ti Çoje per lesh zullumqaret.Vazhdoni Z.Ngjela.Perendia e Shqiptareve te ndrite rrugen qe ke nisur per damkosjen e Legeneve qe i kane marre frymen demokracise dhe jane interesuar vetem te mbushin xhepat e tyre.
MEgjithe deshiren qe kemi te gjithe qe te gjithe qelbesirat te futen brenda,por jo vetem ata por dhe brezi qe kane nga pas qe kane abuzuar ne emer te tyre te vene brenda se nuk u ngopen kure me gjakun e popullit,,por nje gje eshte e sigurte ata prape do shpetojne,prandaj dhe po e vonojne ne cdo menyre ,,Z Spartak, Z Mero, falemderi per shpresn qe na jepni dhe qe i demaskoni fendurinat,por ngaqi na ka humbure durimi 25 vite frika eshte me e madhe se ata prape do vazdojne edhe ne vare te vene prape do kerkojne ti pine gjakun dhe ta shesin Shqiperin dhe Shqiptaret…
Reforma ne drejtesi nuk ka mbaruar akoma,sa i mallkuari Sali mendon si shtrig qe eshte,dite e nate per te nxier pengesa te tjera.
Vdiq reforma,vdiq reforma,
moj e mjera Shqiperi!
Vdiq reforma se “Vetingu
shkoi ne fis perseri.
xhvish kendej e xhvish andej,
nuk i lane rrobe ne trup.
Ata qe hengren ,sṕesuane gje
ne na ngeli te ham mut.
Zoti e bekofte SHBA
Ej, ky gorja e palodhme a ka qen naj her ne canaqe politike, ne komisjone hetuese, minister, a ka perla a apo ka qene shtylle kristali a xheba kur tha ina bo gati me mor karriken e Shpellarit tu e shtru bulevardin me 30mije, ky i biri i shokeve te everit qe shan ky po qe prinderit e ktij dalin llagar, ky mentor- gorja Pikturistit qe e shtron bulevardin po ene ktij gores i jep e shumta naj tas me njala, amon o taku se s’ka pikturist qe te bojatis te bohesh minister, boll lefe se le nom, je bo si shabonqosja o qyqman, a ke shpi?…
Tamam o Spartak Ngjela.