Vdekja e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, Bashkia: PD po e përdor si poster partie, një turp

11 Gusht 2016, 15:53Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, lidhur me vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës.

Në një deklaratë për mediat, Bashkia e Tiranës e quan të turpshme përdorimin politik të vdekjes së të riut nga PD.

“Por, si në çdo fatkeqësi, aksident apo çdo moment të pafat, është gjithmonë një parti e fatkeqësive historike të këtij qyteti e vendi, që mundohet të shfrytëzojë çdo situatë për përdorim e kapital politik.

Kjo është e shëmtuar, vulgare dhe aspak shqiptare, si normë e si kod moral. Nëse për landfillin që PD e la të degjeneronte në 4 vjet, është gjetur një zgjidhje e do nisë puna, për landfillin politik të përdorimit të vdekjes si poster partie, zgjidhja duket e pamundur”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës nënvizon se ndjek me vëmendje hetimin e fatkeqësisë në Sharrë dhe mbështet punën e organeve ligjzbatuese të përfshira në ngjarje.

“Në përfundim të hetimit do të zbatojmë çdo përfundim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse”, thuhet në këtë deklaratë.

Bashkia e Tiranës thotë se territori i landfillit në Sharrë përfshin disa hektarë sipërfaqe në periferi të Tiranes, të cilat në 4 vitet e fundit degjeneruan në një fushë-betejë për grumbulluesit e mbetjeve.

“Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, po projekton landfillin e ri, për të rikuperuar gjendjen e mjerueshme të viteve të fundit.

Deri në atë fazë, vazhdojmë t’u bëjmë thirrje qytetarëve të mos afrohen në zona të ndaluara, e ku punohet me mjete të rënda”, thuhet në këtë reagim.

Bashkia e Tiranës i përgjigjet PD edhe për akuzat për korrupsion në landfillin e Sharrës.

Kompania publike e pastrimit e Bashkisë së Tiranës me Bashkinë e Veronës nis punë në 26 Shtator dhe ende s’ka kryer asnjë operacion në Tiranë.

Ndaj dhe akuzat e pabaza e kalërimi mbi vdekjen thjesht shtojnë përbuzjen për një parti që as pastrim nuk bëri, as landfill nuk zgjidhi e asnjë orë pune nuk kreu për qytetin e Tiranës.

Qytetarët e dinë mirë se Tirana ka humbur boll nga një forcë politike e cila e la në një gjendje katastrofike.

PD i përket së shkuarës së Tiranës tonë, të cilën prej një viti e kemi kthyer në punë, e po merr jetë me investime e projekte konkrete në çdo lagje”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, ka bërë sot fajtor kryebashkiakun Erion Veliaj për vdekjen e 17-vjeçarit në andfillin e Sharrës.

Në një deklaratë për mediat, Kraja tha se heshtja e Veliajt, tregon për përgjegjësinë e tij, në atë që ai e quajti rast të pastër të korrupsionit dhe krimit shtetëror në përpunimin e mbetjeve urbane.

10 komente në “Vdekja e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, Bashkia: PD po e përdor si poster partie, një turp”

  1. Aldi says:

    Me ne fund dikush mori persiper te pastroje plehrat e Sharres! Bravo Erion Veliaj!!!

  2. arbor says:

    Turp se ne cnivele ka perfunduar PD !
    po si mund te perdoresh ne kte menyre vdekjen e nje personi aq me pak te nje djali te ri ne kushte te veshtira jetese !
    Me vjen per te vjelle me kte parti

  3. Oltion says:

    Si sju vjen turp more plera te PD qe nuk hiqni dore duke e kthyer cdo gje ne favorin tuaj.. Abuzoni dhe me ngjarje te tilla qe skane lidhje fare me politiken

  4. andja says:

    Ah mjere ne cparti politike kemi !
    Nuk guxon robi as te vdese se del PD direkt te perdore vdekjen tende per interesa te saj…

  5. Helidon says:

    Ne vend qe te bashkohen me dhimbjen e asaj familje qe i ka ndodhur kjo ngjarje e rende PD edhe kete here shfaqet me e pacipe se kurre duke shfrytezuar politiken. Ju sdo beheni kurre njerez…

  6. oni says:

    Sa gjynah !
    Ne vend qe partia demokratike ti therrase mendjes dhe te perpiqet te rregulloje te gjithe gabimet e saj shkon dhe merret me vdekjen e nje te riu.. a thua se mund te kete fatkeqesi me te madhe se te te vdese dikush ! Jo! Del Pd -ja dhe e perdor vdekjen e cdokujt per tja hedhur fajin kundershtareve politike.. sa te ulet qe jane !

  7. Hysen Mulliri says:

    Bashkohem me dhimbjen e djalit 17 vjecar, dhe i percjell ngushellimet e mia familjes! Dhe ju lutem ketyre keshilltareve te PD apo Lulit dhe te gjithe te tjereve, te sillen si njerez dhe mos te lene namin e zi me keto akuza te shemtuara dhe nuk kane fare vend ne keto raste.

  8. ilir says:

    ka vend per koment? Komenti behet kur dikush mendon se thote dicka te re, nje pikeveshtrim ndryshe kundrejt te njejtes te vertete. Po ketu Bashkia, me paturpesine me te madhe dhe ne menyren me kriminale te mundeshme, po e mohon ate te vertete qe ka qene per dite e jave te tera ne syte e te gjitheve, sepse te gjithe kujtojne proklamat e Veliajt per projektin e ri te Bashkise ne menaxhimin e mbetjeve, per partneritetin (abuziv , kriminal dhe ne shkelje te ligjit) publik-privat. Mbulese politike e cila, sic ndodh rendom ne Shqiperi, autorizoi firmen private te abuzonte rendeshem si nga pikepamja fiskale ashtu dhe sa i takon sigurise dhe kushteve te punes. Perballe kesaj te vertete cfare komentesh mund te behen? Thjeshte qe edhe njehere na vjen turp qe i perkasim ketij populli e ketij vendi.

  9. Zambi says:

    Perdorimi i vdekjes te njerezve per politike eshte e turpshme.
    Por PS e ka perdorur masivisht vdekjen e njerezve ne aksidente gjate 8 viteve opozite. Nuk ka moral qe te flase kunder kesaj politike te turpshme per sa kohe nuk ka kerkuar ndjese per perdorimin qe i ka bere vete.

  10. anonim says:

    turp qe su beme njeher njerez po vetem me politik dhe spiunojn njeri tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje