Në numrin e sotëm të Panoramës është publikuar një shkrim i Mustafa Nanos, në të cilin ai mbron idenë se Perëndimi duhet të shqetësohet më pak nga ISIS-i e më shumë nga getot myslimane në qytetet e veta, që në thelb kanë sjellë krijimin e shoqërive paralele. Me fjalë tjera, thotë ai, në Perëndim më shumë duhet të shqetësohen nga miliona myslimanë paqësorë që kanë bindjen se burri është një shkallë më lart se gruaja e se kjo e fundit duhet të mbulohet, se sa nga disa mijra xhihadistë që mendojnë se jo myslimanëve duhet t’u pritet koka. Dhe bën shpjegimin e vet për këtë.
Nga Mustafa Nano
Vitin e shkuar m’u desh të rrija në Bruksel disa ditë, dhe aty pata rastin të vizitoja lagjen e myslimanëve turqë e marokenë. Kisha dëgjuar e lexuar për getot me myslimanë brenda metropoleve të Europës, si në Paris, Londër, Berlin, etj, por atë ditë “e preka me duar” dhe e pashë me sy një geto të tillë. Kush hyn në Molenbeek, që është lagjja ku ndodhet zona e myslimanëve, ka menjëherë përshtypjen se është duke kaluar një kufi që ndan dy botë të ndryshme. Për të mos thënë, të kundërta. Trotuarët në Molenbeek janë të mbushur me djem të rinj që rrinë e varin këmbët bordurave, rrugët janë të rrëmujshme, të zhumrmshme, me bori makinash, të papastra, me letra e me qese plastike të hedhura pa kujdes (si këtej nga anët tona), me plehra të derdhura jashtë kashtunëve, jeta në përgjithësi rrjedh me një ritëm përtac e të ngadaltë, syri të sheh kryesisht burra që flasin turqisht apo arabisht, tek-tuk ka edhe gra, të cilat ecin dy e nga dy apo tre e nga tre, të mbuluara në forma nga më të ndryshmet, gjë që tregon se secila e interpreton në mënyrën e vet atë urdhërin kuranik që u jepet grave për të fshehur stolitë e tyre (Kuran, 24:31), dmth gushën, kraharorin, flokët a ku di unë ç’tjetër nënkuptohet me termin “stoli”. Shkurt, ti nuk je në Bruksel, ndonëse je në Bruksel.
Geto të tilla të bëjnë të jetosh me idenë se Europa nuk do të jetë më kurrë ajo që ka qenë. Dhe nuk është prania e myslimanëve si të tillë që të bën ta mendosh këtë gjë. Jo, është prania e tyre si një shoqëri a botë paralele, si një komunitet i izoluar, që nuk u jep e nuk u merr të tjerëve, është prania e tyre si mish mbi një trup të huaj. Bash ky ishte asosacjoni që m’u krijua atë ditë: këto geto janë si një mish në një trup të huaj. Më la aq shenjë ky asosacjon, sa bën vaki mund të më ketë prekur frymën e librit tim “Selam aleikum, baba”, që sapo kisha filluar ta shkruaja. Dhe nëse është e vërtetë, më mirë kështu.
Nuk ka asnjë diskutim që këto geto janë ndërtuar prej myslimanëve. Dhe jo prej hallit, por prej qejfit. Tani, në këtë mes kanë faj edhe politikanët e atjeshëm, edhe qeveritarët qendrorë e lokalë, të cilët kanë ushqyer e inkurajuar, në këmbim të ca votave, këtë frymë të izolimit e të mbylljes, a thua se janë edhe ata që nuk e duan integrimin e myslimanëve në Europë, a thua se kanë rënë dakord që është më mirë të arabizohen apo myslimanizohen zona të tëra të Europës se sa të europianizohen arabët e myslimanët. Madje, në Britaninë e Madhe myslimanët lejohen që një numër mosmarrëveshjesh civile a konfliktesh familjare t’i zgjidhin në përputhje me Sheriatin. Sipas meje, britanikët nuk janë në rregull nga trutë. Mirëpo kjo është fryma që dominon mes klasave politike e intelektuale në Perëndim, sidomos atyre liberal-progresiste. Duan ta zgjidhin një konflikt qytetërimesh, sepse i tillë është, konflikt qytetërimesh, është e kotë ta fshehim, është e kotë ta spërdredhim gjuhën kur na duhet të flasim për të, këtë konflikt qytetërimesh pra duan ta zgjidhin duke u ardhur pas midesë të ardhurve, duke u lëshuar terren atyre, e në këtë mes duke sakrifikuar disa vlera që janë thelbi i qytetërimit perëndimor, në një kohë që duhet të bëjnë tjetrën, duhet t’ua bëjnë të qartë myslimanëve që kanë ardhur në Perëndim si nevojtarë se ata janë të mirëseardhur këtyre anëve, janë të mirëseardhur që ç’ke me të, dhe askush nuk mund t’i pengojë të gëzojnë të gjitha të drejtat që gëzojnë edhe të tjerët, përfshirë edhe të drejtën e besimit, sidomos të drejtën e besimit, por ka një gjë që europianët nuk janë të gatshëm ta bëjnë, nuk janë të gatshëm t’i negocjojnë vlera të tilla, si pluralizmi, demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, liria edhe për të përqeshur autoritetin, qoftë ky i fundit tokësor a qiellor, qoftë Krishti a Muhameti.
Klasat politike dhe intelektuale të perëndimit, sidomos ato të majta, kanë shpikur korrektesën politike, e cila, kjo është marrë vesh tanimë, nuk është gjë tjetër, veçse një marifet për të shitur fshehjen e problemit si zgjidhjen e tij (Donald Trumpit, edhe nëse humbet në zgjedhjet e nëntorit, dhe e mira do ishte që të humbiste, do t’i mbahet mend kjo përpjekje për t’i dhënë munxët modës së korrektesës politike, e cila ka vite që e ka shterpëzuar një pjesë të debatit publik nëpër botë). Shihni se ç’ndodh! Teksa shumë myslimanë reformatorë po bëjnë çmos ta bëjnë Islamin të puqshëm me modernitetin, një pjesë e politikanëve perëndimorë, sidomos të majtët, që në këtë çështje nuk e kuptoj pse janë të majtë (fjala vjen, pse quhesh i majtë, nëse ti mirëkupton klerikun britanik Anjem Choudary, kur thotë se “nuk më vjen keq që vriten jo myslimanë në rrugë”, apo “flamuri i kalifatit do të varet mbi Westminster në vitin 2020”, e në të njëjtën kohë nuk gjen fuqi të mirëkuptosh ata që karikaturojnë profetin Muhamet, madje edhe pasi ata janë vrarë nga terroristët që frymëzohen prej Anjem Choudary-t?), politikanët perëndimorë pra u bëhen pengesë. Reformatorët myslimanë i mbahen idesë se “terroristët e xhihadistët janë myslimanë, dhe ky fakt përbën një problem për Islamin”, ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama, në më shumë se një rast ka thënë se “ata që vrasin e vetvriten në emër të Allahut nuk janë myslimanë”. Reformistët thonë se Kurani, ashtu si edhe Libra të Shenjtë të feve të tjera, është kontradiktor, dykuptimësh, i dhunshëm, etj, e prandaj nuk mund të lexohet gërmë për gërmë, mirëpo del, fjala vjen, Edi Rama dhe thotë se “Islami është fe e paqes” (e ka thënë në “Zululandin” tim). Reformistët i mbahen idesë se problemi i Islamit sot janë vetë myslimanët, dhe me këtë kanë parasysh myslimanët normalë, paqësorë, të cilët nuk janë në gjendje të vrasin qoftë dhe një mizë, ndërsa politikanët perëndimorë flejnë e gdhihen me idenë se problemi i Islamit janë myslimanët ekstremistë e xhihadistë. “Ne myslimanët jemi në krizë, dhe me këtë jemi duke tërhequr pas vetes edhe pjesën tjetër të botës. Nëse ka patur ndonjëherë një moment për të ndërmarrë aksionin për reformimin e Islamit, ai moment është tani. Kuptoheni këtë, në keni Perëndi!”, shkruan myslimania ugando-kanadeze, Irshad Manji në librin e vet “The Trouble with Islam Today”.
Me sa duket, çdo fe ka kohën e vet rrezikzezë. Të krishterët e kanë patur këtë kohë të tyren gjatë mesjetës, e pak më vonë, teksa organizonin kryqëzata. Atëbotë, myslimanët (e me myslimanë duhen kuptuar myslimanët; kish mes mendimtarëve e shkencëtarëve të asaj kohe edhe ndonjë qafir si Al-Razi, një nga intelektualët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit, por të shumtët ishin edhe shkencëtarë, edhe myslimanë) zhvillonin mjekësinë, astronominë, shpiknin algjebrën e trigonometrinë, lëvronin poezinë me Omer Khajamin, Firdusin, Sa’diun, dërgonin emisarë akademikë në Konstandinopojë e në qytete të tjera bizantine për të kërkuar libra të grekëve të vjetër që i studjonin e i përkthenin nga greqishtja në arabisht.
Të krishterët e kanë pasur këtë kohë të tyren gjëmëzezë edhe më pas kur dënonin heretikë, “shtriga”, deri edhe shkencëtarë në turrën e druve, kur bënin luftë mes tyre, e deri kur i shkonin pas avazit fashizmit e nazizmit. Islami e ka këtë kohë tani. Pse tani? Kjo është një pyetje e madhe, të cilën, për të mos e patur havalé në këto arsyetime që po bëj, po e anashkaloj me një pohim të thjeshtë: Është një kontekst i caktuar historik, e disa faktorë të natyrës jo fetare që e inkurajojnë dhe e legjitimojnë këtë shkumëzim të Islamit pikërisht tani. Para një mijë vitesh ka ekzituar një Islam tjetër. Para pesëqind vjetësh një tjetër, gjithashtu. Edhe para 50 vitesh Islami, më saktë mënyra se si myslimanët e shihnin apo interpretonin fenë e tyre (sepse rëndom feja kjo është, dmth mënyra se si ndjekësit e saj e interpretojnë atë), ka qenë tjetër. Në librin e Manlio Graziano-s “Lufta e Shenjtë dhe e shenjta aleancë”, e botuar nga Sarasi, thuhet se “në Bagdad, andej nga mesi i shekullit XX, të agjëroje konsiderohej një gjë trillane e ekstravagante; gratë nuk e mbanin velin, alkoli shitej lirisht, kishte kinema, teatro, lokale nate… Në qendrën e krahinës së Punxhabit, në Pakistan, vetëm një e katërta e njerëzve e respektonte Ramazanin. Në të njëjtën kohë, gratë afgane mund të bëheshin mjeke. Në vitet ‘970, gazeta New York Times raportonte se femrat afgane shkonin me minifund në Universitetin e Kabulit.” Mund të duket e pabesueshme, por ja që kështu ka qenë.
Këto fakte mund t’i bëjnë shumë vetë, mes të cilëve edhe myslimanë, të bëjnë nënvizimin se problemi me Islamin në botën e sotme nuk është i natyrës fetare, por është i natyrës historike, politike, sociale, ekonomike, etj. Mirëpo ky nënvizim, edhe pse sintetizon një pjesë të shpjegimit, po përdoret prej ca e cave si një hile për t’i ikur thelbit të çështjes, e për t’ia lënë fajin të tjerëve që nuk janë myslimanë. Prandaj është shumë e rëndësishme që myslimanët t’i kthejnë sytë nga vetja, e të bëjnë përpjekje për t’iu përgjigjur ndonjë pyetjeje të rëndësishme. Dhe pyetja më e rëndësishme që mund të bëhet nuk është “pse Islami prodhon terroristë?”. Për mua, është një tjetër: “Pse myslimanët vetë-geto-izohen? Pse për ta është e mundimshme, tek-tuk e pamundur, të integrohen me pjesën tjetër të botës?”
Për të vijuar me shpjegimin, po kthehem tek ideja se është marrëdhënia që besimtarët kanë me fenë e tyre, mënyra se si ata lexojnë librat e tyre të shenjtë, mënyra se si ata e praktikojnë fenë, që e përkufizon atë, fenë pra. Sigurisht, doktrina është e rëndësishme, sepse prej saj nxirren të gjitha motivimet për t’u hedhur në aksion. Por vini re! Prej saj nxirren edhe motivimet për të bërë vepra të mira. Mahatma Ghandi ishte fetar. Martin Luther Kingu ishte fetar. Nënë Tereza ishte fetare. Me këtë dua të them se Kurani është një libër me probleme, një libër që frymëzon edhe fanatizmin, dhunën, urrejtjen, mizogjininë, skllavërinë seksuale, etj, por po njësoj është edhe Bibla. Sikur mua, si jo fetar që jam, të më kërkonin të përcaktoja se cili është libri më problematik i botës, Testamenti i Vjetër apo Kurani, unë nuk do dija se ç’të thoja. Edhe Dhjata e Re e katolikëve, sidoqë është lule në krahasim me Dhjatën e vjetër e me Kuranin, nuk mbetet prapa në një numër drejtimesh. “Unë nuk kam ardhur t’ju sjell paqe në tokë; unë kam ardhur t’ju sjell shpatën”, thuhet në Ungjillin sipas Mateut (10:34). Ndërsa në Ungjillin sipas Lukës (12:51), fjala shpatë është zëvendësuar me fjalën përçarje. Ata që kanë kryer krimet e kryqëzatave, të inkuizicionit e të luftrave fetare me siguri janë frymëzuar nga pohime të tilla biblike. Njësoj siç bëjnë sot xhihadistët, të cilët mundohen shumë më pak për të gjetur në Kuran alibinë e masakrave të tyre. Sepse Kurani t’i ofron këto alibí me bollëk. Nuk ka asgjë që bëjnë ushtarët e ISIS-it që të mos ekzistojë në Kuran si këshillë, urdhër a princip. Dhuna ndaj myslimanëve të moderuar, prerja e kokave të jo myslimanëve, ekzekutimi i atyre që braktisin fenë islame, ekzekutimi i atyre që bëjnë tradhëti bashkëshortore duke u qëlluar me gurë në kokë derisa të japin shpirt, mbulimi kokë e këmbë i grave, abuzimi seksual me gratë e zëna robina, etj, etj, janë sugjerime a porosi a nëntekste kuranike. E prandaj është gënjeshtër në mes të ditës me diell të thuhet se “ushtarët e ISIS-it nuk janë myslimanë”, apo se “Islami është fe e paqes”. Le ta ngulim mirë në kokë që të gjithë: Islami nuk është fe e paqes. Asnjëra prej feve nuk është fe e paqes. Aq më pak është Islami. Ah, po, janë myslimanët ata që mund ta shndërrojnë në një fe të paqes. Dhe kjo bëhet veç në një rrugë, duke i bërë Kuranit një lexim tjetër, duke u fokusuar në mesazhe të llojit “nuk mund të shtrëngohet tjetri kur vjen puna te feja” (2:256), e jo në mesazhe të llojit “kapini [jo besimtarët dhe besimtarët e feve të tjera], dhe vritini kudo që t’i gjeni” (4:89). Unë nuk them se zgjidhja është që myslimanët ta marrin Kuranin për atë që është, dmth thjesht për një libër të zakonshëm të shkruar nga arabët në shekullin VII, e jo për një libër të shkruar, apo të diktuar, nga Zoti. Kjo do të ishte një zgjidhje ideale, por mua nuk më gënjen mendja që myslimanët mund të arrijnë deri këtu. E kanë të pamundur. Sidomos një pjesë syresh. Por them se është përgjegjësi e detyrë e tyre t’u bëjnë librave të shenjtë të fesë së tyre një lloj leximi që do t’i ndihmonte të rrinin mirë e rehat mbi tokë në vitin 2016 sipas kalendarit gregorian, apo në vitin 1437 sipas hixhrës, t’u bëjnë një lloj leximi që do t’i ndihmonte të jetonin në paqe me të tjerët që nuk janë si ata. Me fjalë të tjera, t’i bëjnë Kuranit një lexim trouble-free. Termi “lexim trouble-free” mund t’u ngjajë atyre me një gjë që u ngjeth mishin, por është ky lloj leximi që ata, pa qenë të vetëdijshëm, i kanë bërë e i bëjnë Kuranit, Haditheve, biografive të Profetit të tyre.
Po e ilustroj këtë që sapo thashë. Myslimanët që do donin të linin vendet e tyre me qëllim që të ngrinin jetën në një vend perëndimor janë të shumtë. Ja, shihni, janë me mijra ata që po lënë kryet në Mesdhe e në Egje në kërkim të një shansi për të vënë këmbë në Perëndim, e për të mos u kthyer më prapa. As parajsën qiellore, atë me pemë, fruta, ujra, djem që shërbejnë ushqime e alkol e çupa që presin të çvirgjërohen, nuk do ta kërkonin me një ngasje vetmohuese më të madhe sesa ngasja, me të cilën kërkojnë Suedinë, Holandën, Gjermaninë. Mirëpo, Kurani nuk e lejon këtë gjë. Madje, Kurani u paracakton ferrin e përjetshëm të gjithë atyre myslimanëve që e kërkojnë të mirën në një vend qafirash (4:97). E bukura është, se nuk është dëgjuar që ndonjë mysliman ta përmendë këtë ajet kuranik, të cilin dijetarët e të gjitha shkollave të Islamit e kanë interpretuar në mënyrën që unë thashë: Myslimani që parapëlqen të jetojë në një vend qafirash do të shkojë përjetësisht në ferr. Nuk e përmendin, sepse nuk u vjen për osh. Në këtë rast, çuditërisht, nuk e kanë frikë Zotin e tyre. Se mos vetëm në këtë rast! Janë myslimanët që as e vënë ujin në zjarr kur dikush tallet me Jezu Krishtin, s’ka gjë se ky i fundit është në Kuran me të njëjtin status profetik të Muhametit e të profetëve të tjerë. Në Kuran thuhet se të gjithë profetët, duke filluar nga Adami e duke përfunduar te Krishti e Muhameti, janë një për nga rëndësia (Kuran, 2:285). Aty ka ajete ku lihet të nënkuptohet edhe një lloj hierarkie mes tyre, por kur vjen puna tek mbrojtja e nderit të njërit apo tjetrit, nuk ka diskutim që ata janë njësoj. Nuk i falet asnjë myslimani të thotë që “veç Muhametin mos ma prekni; sa për profetët e tjerë, nuk më bëhet vonë”. Dhe mbi të gjithë është Zoti, i plotfuqishëm, që s’ka shok, që s’ka rival, që s’ka të dytë. E kështu i bie që të tallesh me Zotin është, për një mysliman, mëkat më i madh se sa të tallesh me një profet të Tij. Është më i madhi i mëkateve. Por asnjë mysliman nuk është bërë i gjallë kur në televizionet italiane është transmetuar për muaj të tërë (transmetohet edhe sot e kësaj dite) një spot televiziv, ku Zoti, prej aty ku banon, në kupë të Qiellit, në fronin e fronëve, i bën promocion kafesë “Lavazza”. Ka parodizim më të madh se sa ky? Por myslimanët nuk janë bërë merak. Atyre u dhimbset veç Muhameti. Ja, këtij i thonë lexim praktik, a sezonal, a trouble-free. Myslimanët dinë ta bëjnë këtë lloj leximi. Epoka e artë e Islamit në histori, dmth shekujt VIII, IX, X, XI, XII, ekziston në një masë të madhe në sajë të këtij leximi.
Po vazhdoj me ilustrimet. Para dy muajsh, qortoja në “Zululand” gjestet e futbollistëve Mavraj e Mustafi. I pari refuzoi të vishte një bluzë, ku ishte shkruar logoja e një birre, ndërsa i dyti shtyu tutje një birrë që sponsorët ia kishin vendosur në tryezën, ku ishte ulur për të dhënë një konferencsë për shtypin. Të dy me birrën e patën. Në të vërtetë, nuk është se Kurani u ndalon myslimanëve të ndodhen në rrethana “të përkufizuara prej alkolit”. Thjesht i ndalon që ta përdorin, ngaqë nën efektet e alkolit do bëheshin besimtarë të shpenguar e nuk do mund të përqendroheshin në momentet, kur janë duke tentuar komunikimin me Zotin (Kuran 4:43). Por hajt ta zëmë se Kurani urdhëron që, jo vetëm të mos konsumohet alkol, por edhe t’u rrihet larg edhe shisheve me birrë apo logove të birrave, e për rrjedhojë le të themi që Mavraj e Mustafi janë në pozitat e besimtarit rigoroz. Dhe në këtë pikë nuk është se po rëmoj shumë për të parë se mos ndonjëri syresh, apo që dy, e kanë një pjesë të rrogës prej prodhuesve të birrave. Jo, po supozoj që rrogën, të tërën, e marrin nga ndonjë tregëtar i mishit hallall. Jemi ok deri këtu. Vetëm se këtë rigorozitet ata nuk e manifestojnë edhe me porosi të tjera të Kuranit, siç është, fjala vjen, ajo ku thuhet që “myslimanët të mos lidhin miqësi me të krishterët e hebrenjtë” (5:51), apo ajo ku thuhet – sapo e përmenda më sipër – se “myslimani që parapëlqen ta bëjë jetën në një vend qafirash e ka vendin në ferr” (4:97) Ua do puna që këtyre porosive të mos ua vënë veshin.
Ilustrime të tjera janë situata që na shfaqen çdo ditë para syve. Nëse myslimanëve ua do puna t’i mbulojnë gratë, i mbulojnë pa asnjë problem, dhe për këtë justifikohen me ajetet 7:26 e 24:31. Nëse ua do puna të mos i mbulojnë, nuk i mbulojnë, dhe për këtë kanë për justifikim po këto ajete, që i shtrijnë e i tërheqin si llastikë. Ua do puna të tregojnë se janë myslimanë të mëdhenj? Ok, për këtë zënë e të thonë se Hadithet janë shumë të rëndësishme, po aq të rëndësishme sa Kurani. Mirëpo kur Hadithet u bëhen si ferrë nëpër këmbë, zënë e mbrojnë tezën se Kurani është libri që ka rëndësi. E kështu me radhë. Është kjo arsyeja që në këtë botë nuk gjen dot dy myslimanë njësoj. Secili është mysliman në llojin e vet. Nuk ka se si të jetë ndryshe.
Ripërsëris idenë time të fillimit, dhe shpresoj shumë që myslimanët të bien dakord: Çfarë nuk shkon me Islamin ka të bëjë jo me mylimanët që vrasin në emër të Allahut, por me myslimanë të tjerë të zakonshëm, të cilët as vrasin, as vetvriten, me myslimanë të tjerë të zakonshëm, të cilët geto-izimin e shohin si barkën e tyre të shpëtimit e të cilët s’e kanë për gjë të jetojnë me idenë se në xhami mund të merren përgjigje për të gjitha pyetjet, se gruaja e zhveshur në plazh është misionare e satanait, se gruaja është një qënie inferiore, se burri ka të drejtë ta rrahë gruan, se Islami është feja e vetme e saktë, që duhet të sundojë botën, e prandaj do ishte shumë mirë që të gjithë të konvertoheshin në myslimanë, se për çdo mysliman të mirë do të ketë në parajsë 72 virgjëresha, se të krishterët do të përfundojnë që të gjithë në ferr, se Krishtërimi dhe Judaizmi janë dy fe të korruptuara, se Sheriati është një “kushtetutë” më e mirë se sa kushtetutat që garantojnë funksionimin e shteteve të perëndimit, etj, etj. Përsëris: sa më sipër, por edhe të tjera, janë gjëra që besohen e merren për të vërteta të paluajtshme nga masa e madhe e myslimanëve, që janë paqësorë, e që dinë të shohin veç punën e tyre. Dhe ky është një problem. Ky është problemi me Islamin në ditët e sotme.
Shqiptaret vazhdojne te vuajne nga e njejta semundje :
Duan ti japin mend tere botes.
Nano : Shiko halenë ku jeton ne Shqiperi, para se te kritikosh Brukselin dhe perndimin, te cilin as femijte e tu nuk do ta kuptojne dot..
Tung !
Nano nuk eshte shqiptar,por si sunit ka guximin dhe i thote gjerat me emrin e tyre,pra thote se ndasia mes muslims[futur ketu edhe ata shqipFoles] dhe botes evropianokristiane eshte disa shekujsh…………
Por cti besh ketyre njethundrakeve sunite qe kometojne ketu ne TemA!! qe lehin dite nate si majmunet me te ‘zgjuar’ te botes arabe…………..!!!!
eshte politoka antihumane e qelbeirave qeveritare kudone bote mucostafa korrupsione babezia per pushtet para sex droge etj ky eshte gjeneza e cdo te keqe te tjerat jane te dores ta 13
..e ke enjtur shkrimin..duke me lene te kuptoj,se nuk di ç’kerkon..e ke fotografuar keq idene dhe shpjeguar akoma me keq..
mustafa, eshte ateist , nuk beson ne zot. keshtu qe ai i shpifet kesaj pune .
eshte njelloj sikur agronomi te te beje operacion ne zemer.
hajde ku eshte katandisur panorama qe me ateiste te tregohet feja islame.
this is total rubish
ketu ia ke futur kot.
mustafa nano po interpreton fene islame sepse e njeh.
– c’rendesi ka a beson apo jo perderisa ka lexuar kuran me shume se vete muslimanet?
Nano nuk besoj qe je ne gjendje te interpretosh Biblen.Sepse ne te dy rastet edhe tek Testamenti i Vjeter edhe tek Ungjijte je pozicion jashte loje keshtu qe nuk ben dot gol me kete menyre llogjike. NUk po te sqaroj dhe hedh drite sepse duhet te te flas hapur ne studio me mire por po te them vetem se ne Beselidhjen e Vjeter ka dhune dhe lufte sepse popujt nuk i nenshtroheshin vullnetit te Zotit qe kishte per Izraelin dhe ne Beselidhjen e re nuk ka me shpate dhe lufte Sepse Jezusi tha ai qe ngre shpaten nga shpata do te vdese….aty ideja e shpates eshte e ndarjes dhe kundershtimit qe do hasin ata qe do besojne me jo besimtaret qofshin keta edhe familjare.(dhe shembuj kemi myslymane qe jane kthyer te krishtere jane vrare nga shpata brenda familjes per shkak te besimit)
Me duket se te” Lavacca”
Eshte shen pjetri,po sca gje
Ti rri e rri e ben nga nje pordhe
Dhe po vete i merr ere
Me kete mishin e huaj
Me kujton batuten e nje filmi
Toka jone nuk i pranon cibanet e huaj
Si ateist i prejardhje nga majmuni
Leri punet e fese ti bejne besimtaret
Nuk ka myslymane besimtar te shaje jezu krishtin ose profetet e tjere.
Ne cilin ajet ose hadith eshte thene MOS jetoni ne token e qafirit?
Kur profeti as emigroi me urdher te Zotit ne nje vend ku jetonin cifute e te krishteret
Boll me me keto pordhe ateistokomuniste
Kjo bote per nje njeri qe e shikon me vemendje
Po shkon drejt shkaterrimit
Shkaterrimit i familjes nga droga veset varferia
Shkaterrimit i shtetit nga kriminelet qe Jane ne krye te shteteve
Vjedhjet korrupsionit
Cfare i detyroi ketà emigrante siriane te marrin arratine?
Nae thuaj ti se je i zgjuar?
A se harrova
A ke shite ndonje liber
Le qe kush do harxhoje lek per budalliqet tua.
Je ke futur pak kot Muç. Ne vitet ’60 ’70 isht shteti Francez (po marr Francen se eshte shteti qe ka me shume muslimane ne Europe) qe i ndertoi getot e famshme ku strehonte emigrantet. Ca pallate gjigande me nga 18 kate dhe nga 10-12 hyrje ku strehoheshin nga 10 mije vete. Keto qyteza u ndertuan ne fushat ne periferite e qyteteve te medha, per te mbajtur larg francezeve kete sub-rrace, pra emigrantet. Por kjo u kthye ne bumerang, sepse keto qyteza u kthyen ne cerdhen e te gjitha te keqijave. Dhe e keqja nuk mbetej vetem ne qyteze por zbriste dhe zbret drejt qendrave te qyteteve. Vjedhje me dhune, tregeti droge, vrasje, rrahje etj etj.
Sa per komunitarizem dhe izolim, ka komunitete me te mbyllura se arabet. Kinezet p.sh apo hebrenjte, jane komunitete shume here me te mbyllura dhe te vete-izoluara se arabet e muslimanet tjere. Por keto komunitete ne pergjithesi nuk hapin probleme.
Faji sigurisht qe eshte i shtetit, qe ´gelltit’ me shume emigrante sec mund ti mbaje ´stomaku’. Tani shteti francez ka ndryshuar taktike dhe po i prish keto qyteza per ti zevendesuar me komplekse banimi normale. Por po duket sikur eshte pak vone. Ne shtete si Franca flitet gjithnje e me shume per nje lufte civile qe mund te shpertheje ne te ardhmen e afert. Ne Korsike jane shfaqur shenjat e para ku turma vendasish kane shkuar per tu perballur me dhune me arabet ne lagjet e tyre.
Europa eshte semure se ka fjetur mbi dafina dekadat e fundit. Njerezit jane bere apatike, dhe nuk reagojne me per asgje. Kriza ekonomiko-financiare eshte ne vitin e tete dhe nuk i duket fundi se burokratet nuk jane ne gjendje te ndermarrin reforma. Kriza sociale po i perball njerezit deri ne konflikte te dhunshme. Historia na tregon qe ne te tilla rrethana, vetem nje lufte i sheshon problemet. Dhe ne te gjitha anet ndjehet nje lufte boterore ne sfond: Kuna dhe Rusia qe jane bere agresive, Amerika qe eshte bere me e qullet nen udheheqjen e Obames, Europa qe eshte zhytur ne nje krize te brendshme dhe nuk eshte e afte te zgjidhi me problemet e brendshme dhe eshte defaktorizuar ne arenen nderkombetare.
Ja ta thom Une se ç’fare nuk shkon o Skrapalli !
Pantallonat e Kuqe
Tangat ,
Kurveria si ajo Femerore edhe ajo Mashkullore .
Lufta e Intelektualve si puna jote ,
Qe luftojne me Shume per te drejtat e Dylberizimit te shoqerise ,
sesa per te Drejtat elementare .
Ik o Muç bej no nje sport me Kembe ,
se eshte sport i veshtire ky qe kerkon te besh .
Sa grade kishte Vera qe Pive kur shkrojte Keto mo Muç ?
Lexo Enverin , me Laps Muçi ,
Ke nevoje te Mesoç akoma Mo djale .
Pantallonat e KUQE nuk te bejne Moderne e Qytetar .
Ato qe thote Nano Jane te verteta. Muslimanizmi eshte Fe qe nuk perballon dot sfidat e kohes. Me e keqja eshte s’e eshte fe ne pushtet e per kete arsye vendet muslimane Jane me te prapambeturat ne bote. Kur vine ne perendim ne vend qe te ndryshojne, te heqin mbulesat e te Punojne, vazhdojne si ne vendet e tyre, te mbulohen, te njelloj njelloj si lopet e te mos Punojne. Perse I duhen perendimit keta dembele e parazit? Qe te deformoje veten e te behet si vendet muslimane?
Nuk eshte shoqeria perendimore qe izolon myslimanet, por jane turmat myslimane qe vetizolohen per te “mbrojtur” identitetin e tyre nga civilizimi, kultura dhe lirite e shoqerise perendimore!
Personalisht Ju, Mustafa, ndoshta mund te ndiheni i civilizuar e i moderuar, por, megjithese i lindur dhe i rritur ne nje vend ateist, i pjekur ne nje demokraci perendimore, prap se prap kur mbi supet tuaja mbartni nje emer arabo-islamik, tregon nje getozim te vetvetes!
Ah more Mustafa, ta kuptoje ty se sa kane vuajtur Ilyret, Epirotet, Maqedonet me pas te konvertuar me detyrim ne Orthodokse Greke. Ashtu si emrat, besa, kultura mire apo keq, ne jemi te zotet e ketij vendi dhe jo ju Arabet.te ashtuquajture shqipetare.
Orthodhoksia qe eshte jo vetem nje besim,por me nje jetegjatesi 1000 vjet mire apo keq eshte identiteti I ketij vendi, te tjeret nuk kane te drejten e te ashtuquajturit vendas, se nuk kane es edhe nje gje te perbashket me kete identitet.
Tani ti thuash vetes shqipetare dhe emrat, besimi, kultura Arabe , vetem per “njerez”hipokrite, injorante, idiote.
Njeriu eshte sjellja, lufta, nderi kundrejt te identitetit dhe jo interesa.vrare, perndjekur, marre pengje nga gjiri I Nenave Orthodokse nga gjyysherit e tu ,qe u bene turq, shqipetare, muslimane.
Nuk jam Orthodoks, por disa gjera historike te pakten per respekt,sic I pershkruan edhe ty shume bukur duhet te kuptohen shume lehte.
Qe te flasesh per identitet Evropiane dhe te tregosh respekt nuk eshte as feja, as gjuha Angleze qe ka ardhur me force ne gjitha kolonite, si Australi, Amerike,, Afrike te Jugut por nje eshte e verteta qe ose gjuhen dhe memen e gjuheve Greke qe e meriton si gjuhe te civilizimit, te gFilozofise, te Shkences, te Mjekesise ose gjuhen e Barbareve sic thote edhe Xhufi per prejardhejn tone te Ilyreve , d.m.th sipas “historianit”Xhufimeqenese is
Qeka mush plot me 300 evrosat e janulle pedofilot tu na bo shkence ..ptuuuuuuuu rrace e flliqme
”Qori” ju mbetjet sunite islamike qe jetoni ne tokat tona, duhet te ktheheni andej nga keni ardhur!
Ne Turqi e Arabi!
Felliqesira!
Muci eshte sh i rezikshem por gjithmone mbulohet me petkun se eshte intelektual evropian dhe “sekular”.
Cfar ky hijen kerkon nuk ndryshon sh nga Marie Lepen,Geert Wilders,Sam Harris dhe organizata si Pegida,colonizim te vendeve Myslimane dhe imponim te besimit fetar tek te tjeret.Njerez si ky jane dhe me te ulet se keto qe permenda,sepse ky mundohet te hiqet si liberal qe i lejon mendim tjetri por ne qoftse nuk i pelqen mundohet ta shtypi duke e percmuar dhe e ofenduar si jo evropian dhe jo intelektual,packa se ata me preardhje nga L.M jane duke shkelqyer neper cdo aspect te shoqerise kudo e jane .
@ klimax
Po cfar te bejne myslymanet
Ti cojne gocat 16 vjece balerina
Neper klube nate
Ti cojne ne administrate si pjeshka
Ti nxjerrin ne rruge me minifunde
Ti cojne neper orgjira
Kete quan civilizim ti
Del femija nga shtepia
Pa pjerdh prindin fare
Droge prostitucioni neper grazhde te autostradave.
Kete quan civilizim ti?
E urrej sistemin qe shkoi
E urrej me shpirt Enver hoxhen
Po te pakten keto vese te ndyra te perendimit nuk kishin hyre ne kete fare feje.
Spjerdh as burri per gruan as femijet per prindin eshte shkaterruar familja
Qe eshte baza e shoqerise
Dhe e di PSE klimax se kriminelet qe sundojne boten keshtu duan.
Ai ne filipine vret 900 narkotrafikante eshte i keq
Ka shpetuar nja 300 gnimnaze
Kurse ketu femijet 13 vjec Kane provu shume lloje drogetash
Prandaj mjaft na e cate koken me kete lloj civilizimi.
Ik ore anadollak i ndyr ju jeni kanceri i shoqeris
Nuk matet ndershmëria e një femre dhe mos bindja e një fëmije me metrin e muslimanit o shoku shpati,e vetmja gjë që po arrin të mbijetojë në islam është akoma familja ,edhe ajo në rregullat e qorrit dhe bazuar në ligje te forta tronditëse, ne krahasim me perëndimin qe po e shkatërron ne duart e veta.Islamiket këtë dobësi po e shikojnë dhe kërkojnë te zëvendësojnë me kuran në dorë ,,,disa,,ndërsa pjesa tjetër i ka hipur kalit te profetit dhe po e zgjidh me shpatë,këtu lind kontradikta .Sa me pare te heqin dorë aq me e thjeshte do jete nje mos përplasje me me kultura të tjera perndryshe pasojat do jene katastrofike,,për islamistet
Per Islamin qe eshte kontradiktore me vetveten e tyre per arsye se eshte gjithcka e kunderta e Krishterimit dhe nuk ka shpjegim filozofik por predikohet si eshte i shkruar Islami nuk eshte fe por eshte ligje dhe ketu eshte edhe kontradikta nga vete mislimanet se disa kujtojne se eshte fe dhe investohen per kete kurse te tjeret e shohin si ligje .Keta qe thote Nano per mislimanet ne Evrope ashtu edhte jetojne ne lagje te tyre dhe ka shume papasterti cigare letra peshtyme njerez qe rrine grup ne rruge zene edhe rrugen si ne Shqiperi , kudo qe banojne e kthejne vendin sipas kultyres tyre .Per Kuranin nuk kam njohuri por vetem me çfare i kam degjuar neper predikime dhe te ftuar ne televizjone dhe menyra si sillen dhe si lavderojne mbrapambetjen dhe krenohen se ju duket se bejne gjene e drejte sdo shume mend per ta verejte se pne cfare besojne katastrofe .Citimi i Ungjillit ku Krishti thote une skam ardhur te sjell paqen por perçarjen ose kam ardhur me shpate te fus grindjen ne familje ku dy do jene kundra treve dhe tre kundra dyve , fhe babai do zihet me djale e djali me baben nusja me vjehrren dhe vjehrra me nuse , sepse neqoftese nuk ka debat ka hipokrizi dhe Ai stimulon ndarjen ku djali do jetoje me nusen ne familjen e vet duhet ta lere baben nenen vellane e fisin dhe te beje jeten e vete larg hipokrizise e shtypjes kolektive qe krijon fisi dhe familja sepse grinfjet jane te vazhdueshme e te dhundhme ne familje te medha dhe njerezit nuk gezojne kurre liri .Kjo qe predikon Krishti ishte skandal per kohen se si jetonin njerezit ne fise ku ligjin e bente ndoshta kusheriri i trete se ishte dhe paria Dhe per kete thote Krishti we erfha per me perçare sepse don qe ti japi legjimitet nje modeli te ri ndarjes se familjes nga tribalizmi dhe gjithsecili te krijoje dhe jetije me gruan e femijet e tije .Tani per kete i thojne epoka moderne pas Krishtit se njrrezit filluan te jetonin ndryshe , eshte nje epoke e perbysur nje sti jetese me nje te ri ne Jezu Krishtin , kurse mislimanet vazhdojne akoma me beslidhjen e vjeter ne forme tribalizmi ne beslidhjen e vheter e bejme si histori dhe kohen e profeteve qe paralajmerojne ardhjen e Jezusit per te ndryshuar boten nga mekatet dhe njerezit te jetonin me finjitet si njerez , si tempuj te Zotit dhe jeta ka ndryshuar fale Kridhtit popujt kane fituar shume .
Hajd se e shifni islamin ne Tirane ju.
Jemi fiks Irani 1970. Per dhjete a njezet vjet do plase bomba.
I nderuar Z. Nano . Shkrimi yt eshte nje exray ( per ata qe nuk dine anglisht , exray eshte – radioskopi ) I plote se cfare po ndodh sot ne boten qe jetojme . Mos shko me tutje se Shqiperia . Qendrojme ketu ne Comjuter : Lexo komentet dhe tmerohesh , shqetesohesh , dhe I alarmuar per nivelin e ulet te komentuesve kerkon ta mbyllesh menjehere kete faqe komentesh ku asgje nuk ke se cte mesosh . Pikerisht ashtu sic thua dhe ti : Bota sot vertitet jo nga besimet dhe komunitetet por nga votat . Po , nga votat . Ato shkaterruan boten
Islam dhe familje?
Po a nuk e dime Aliun me shoke qe kishin Hareme?
Te pakten tani kemi edhe ne mundesi per kenaqesi dhe sex se te Zotit janedhe jo ti biem me dore ne dhe Pashallaret si ky I Fiksit qe I thote “Mbaje Nderin” por mua ma jep nja kater ore.
Eshte si te thuash qe vertet na perdhunuan turqit dhe I quajme pushtues por nderin ta mnajme Xhamite, emrat, Allahu , sa mire e Pellazge per koke te Pellazgeve.
Po nje bust per Ilyrois apo Aleksandros, nuk kini allci apo per Klintonin qe thote per ne nje vend Islamik kemi allci?
Po ne na duan si prostitute mos te jete gjithe Ballkani Orthodoks se Rusia eshte problemi, prandaj edhe CNN flet per Terezen dhe Cmime se ndryshe nuk mund te te pushtohet ky vend dhe te jete I qete.
Une di sic thashe edhe me lartecqe besimet duhet te respektohen se ndryshe te denon Zoti, atehere psecPapa shfrytezoi Turqine dhe ne nje Bace pa zot dergonte Misionare d.m.th spiune kur dihet para Turqise edhe Gjergji yne e kishte Jeorgo dhe vellai Kostandin por “njerez”si shqipetare e pranojne qe sikur ti thone qe Muhameti kishte vella Vasilin se kaq e ka te shpelare trurin se sapuni I shumte ben “punen”e tij.
Ne fund te fundit turkoalvanosat apo ata te Papes nuk e pranojne qe te quajturit Arcanitas luftuan per nje komb me gjuhen Greke, besimin greke Orthodoks I mire apo I keq ajo eshte e vrteta dhe per nder te mohuar per 700 vjet Rome barbare dhe perralla qe Skenderi ishte luftetare I Krishterrimit jane per idiota se dihet qe kur u nda Krishterrimi ne 1054 ishin ne lufte sa urreheshin, kjo u tregua edhe per pushtimin e Kostandinopolit qe as ndihmuan njeri tjetrin.
Atehere a I do Zoti I krishtere keto shtete me ambasadore, ne emer te “demokracise”aty ku mundet te vjen dhe te ben propagande dhe te fut ne bela, lufte, ndryshon identitetin dhe emrat e te pareve te tu nga kjo Diktature Shpirterore.
Mire apo keq Skenderi nuk mund te quhej Gjergj apo Skender po te ishte gjalle, por Mizat nuk te lene rehat.
LAVDI E perjetshme me te madhit burre te te gjitha kohrave dhe kontinenteve te madhit ENVER HOXHA, qe keto plehra feshe i hodhi ne plehe dhe populli jetonte dhe punonte i lire nga opiumi qe do ta shkattroj njerzimin.
Ju qe s’kuptoni dhe rendni pas njeres ose tjetres fe(te gjitha nje m—t), jeni te detyruar ta dhunoni veten tuaj sa te jeni gjalle.
Kemi qene edhe vete emigrant, keshtu qe mund te flasim per kete ceshtje. Getoizimin e kane shkaktuar vete myslimanet dhe jo shoqerite perendimore. Emigracion masiv ka patur ne fillim te viteve 90 nga Evropa Lindore, por nuk u getoizuan Evropiano-Lindoret, por u integruan ne shoqerite perkatese. Pse nuk ka ndonje geto shqiptaresh, bullgaresh a rumunesh ne Evrope? Kurse me arabo-myslimanet nuk ndodh e njejta gje se eshte zgjedhje e tyre. Integrimi manifestohet qe me gjerat me te thjeshta, qe ne veshje p.sh. Edhe ne me veshjet e komunizmit vajtem ne Evrope, por u pershtatem ne shoqerite perendimore. Arabo-myslimanet me pantallona 3-cereksh vijne dhe me ato ngelen.
Muc, je i sakte dhe i guximshem ne keto qe shkruan. Po e the edhe vete, nuk je politikisht korrekt. Keshtu qe mos ua ve re shumices se komentuesve qe tu versulen si hiena.
anadollet prape mundohen te anashkalojne bastardine qe kane ne mendje dhe me shkrimin e MUSTAFA NANO
Te kisha ca bomba atomike do zhdukja cdo dykembesh qe besonte ne fe…do lija gjalle vetem papa Francesco se me duket njeri i mire.
Ikni i ore Morra lexoni ndonje gje per shkencen se na hapet barkun
Me Islamin nuk shkon asgje sepse moti e ka humbur udhen ne oborr te huaj!
DRENICA E KUQE
Me Islamin nuk shkon asgje sepse moti e ka humbur udhen ne oborr te huaj!
DRENICA E KUQE
@ drenica e kuqja e djallit.
Islami nuk e humb rrugen kurre
Lere se cbehet e thuhet per terrorizmin
Per ty komentues askushi mire ja ke vene emrin vetes.
Ne jemi nje vend ne mes te Europes por ateistokomunistet Na katandise te shkojme si lypsare ne dyert e fqinjeve.
Arabet vijne nga nje kulture tjeter nga nje tjeter Menyre jetese.
Prandaj bej ndonje mur Guri andej nga je
Lere Mucin se ai ka hall te nxjerre buken e gojes me brtockulla.
..nano ,ç’do prag feste muslimanesh..do dhjese nga goja!
I nderuari Shqipetar me emrin turkoarabik,
Perderisa nuk e kupton se sot sikur edhe nente kaluaren, Islami eshte diagnoze memtale, ti nuk do te i kupton muslimanet.
Islami edhe ne kohen e pacijentit memtal muhamed ka qene semundje, sepse paranoiku shizofren muhamed, ka qene i semure. E sot te gjithe ata qe shkojne nenfaltore islamike jane te semur mental……sepse vetem nje i marrre mentalist mund te shkoj nenfaltore islamike te mesoje se a ben te konsumohet coca cola!,!,!,,,