Eqrem Çabej: Pse bota na quan Albania dhe origjina e emrit Shqipëri

3 Tetor 2016, 11:52Kulturë TEMA

Shqiptarët janë një nga të pakët popuj të Europës, e mund të themi edhe të kontinenteve të tjera, te të cilët ekzistojnë dy emra nacionalë, njëri me përdorim të brendshëm, d.m.th. emri me të cilin ata emërojnë popullin e vet, e tjetri emri me të cilin njihen nga bota e jashtme.

Nga Eqrem Çabej

Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.

Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet. Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri. Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën pak më parë, në shekullin e XIV e të XV, prej Shqipërie për në Greqi, të cilët edhe ata nuk e kanë në përdorim emrin që zotëron sot në Shqipëri; edhe ata përdorin rregullisht arbëresh për “shqiptar”, arbërishte për “gjuhë shqipe”, arbërisht për “shqip, në gjuhën shqipe”.

Këto të dhëna tregojnë qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar, e që ky gjithsesi është më i ri se emri i parë. Kjo do të thotë që emri i vjetër nacional i vendit e i popullit ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh. E meqë ky emër, sikundër shihet me vështrimin e parë, është identik me Albania, Albanese etj. që u përmendën më sipër, nga gjithë këto rezulton që shqiptarët në mesjetë e kanë quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerë.

Kjo pamje etnografike gjen vërtetimin e plotësimin e saj më një anë me disa të dhëna – të vjetra e më të reja – prej Shqipërie, më anë tjetër me dëshminë e gjuhëve të popujve fqinj me shqiptarët, e m‘anë tjetër me emrat e Shqipërisë e të shqiptarëve në burimet e ndryshme europiane të mesjetës.

Sikundër është vënë re që nga gjysma e shekullit të kaluar, emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që sapo u zunë ngoje, është ruajtur edhe vetë në Shqipëri. Një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së mesme ç‘merr prej Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën, dhe mal e arbën përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh, dhe Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, prej të shpërngulurish nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është një katund afër Tiranës. Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni ose nga anëtari i ndonjë tjetre popullsi ballkanike. Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipëri, po ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.

Që ai ka qenë në përdorim me përmasa nacionale, në mbarë territorin gjuhësor të shqipes, këtë e vërtetojnë ndër të tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbëneshe të anëve të Kosovës. M‘anë tjetër burimet historike të vendit e plotësojnë këtë pamje edhe për të kaluarën. Në monumentet letrare të shqipes së vjetër, të cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbënë , populli me arbënesh, arbëruer, dhe gjuha e tij me arbënisht.

Me këto të dhëna të brendshme në lidhje me emrin nacional të Shqipërisë e të popullit të saj, pajtojnë burimet e jashtme, dëshmia e gjuhëve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e këtij emri, i cili në rrymë të kohëve rrezatoi prej Shqipërie tek ata popuj. Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe në bullgarishten popullore, arbanas në rumanishten e vjetër, dhe tek aromunët e Shqipërisë e të Maqedonisë arbines, arbinesi, të gjitha reflekse të shqipes arbënesh e të varianteve të saj. Duke u ngjitur te burimet historike të mesjetës, në dokumentet e shkruara latinisht të vendeve perëndimore të kohës para dinastisë së Anjouve, të cilët patën marrëdhënie politike me disa treva të Shqipërisë, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.

Duke i shikuar këto dëshmi, të brendshme edhe të jashtme, me një vështrim përmbledhës, rezulton se emri nacional i hershëm i popullit shqiptar e i vendit të tij është arbën arbër me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotëruar në Shqipëri gjer në shekujt e parë të sundimit osman.

Ky emër rrënjët ndërkaq i ka që në kohën antike.

Sikundër dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në një trevë të Shqipërisë të mesme, afërsisht midis Durrësit e Dibrës së sotme e në lindje të Leshit.

Prej këtij emri rrjedh rregullisht Arbën Arbër i shqipes, një dëshmi, ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autoktonë në vendbanimet e sotme dhe që aty ka një vazhdimësi, një kontinuitet gjuhe të pakën që prej antikitetit.

Nga Arbën, si u tha, ka dalë në analizë të fundit emri i Shqipërisë e i shqiptarëve te popujt e Gadishullit Ballkanik e të pjesëve të tjera të Europës. Historikisht ky emër, mbi dëshminë e përbashkët të Ptolemeut, të burimeve mesjetare të vendeve të ndryshme dhe të përhapjes së sotme popullore në Shqipëri, në krye të herës pas gjithë gjasësh i ka përkitur një treve e një popullsie të Shqipërisë së mesme; ai u përgjithësua pastaj si emër nacional në mbarë vendin që në kohën para Skënderbeut.

Përsa i përket emrit shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky si emër populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua më sipër, zuri vend gjatë kohës së sundimit turk, pas shpërnguljes shqiptare për në Greqi e n‘Itali. Përhapja e tij si emër nacional dhe zhdukja e emrit të vjetër si i tillë, ka lidhje pas gjase me lëvizjet etnike e sociale të popullit gjatë mesjetës dhe kohës së parë turke, me shtegtime të brendshme, me formime fisesh të reja në ato perioda historike, veçse shtysat konkrete për një zëvendësim të tillë nuk mund të ndiqen.

Vetëm një gjë mund të thuhet me gjasë të madhe, që shqip në krye të herës ka qenë emri i gjuhës. Ky si i tillë ka qenë mbase me përdorim më të moçëm, mbase paralel me emrin arbën arbër si emër etnik, dhe pastaj do të ketë shtrirë fushën e përdorimit, duke përfshirë edhe popullin e vendin. Shihet kështu se më i vjetri shkrimtar shqiptar që njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndë Arbanit “në Shqipëri” ka shqip “në gjuhë shqipe”; ashtu dhe Pjetër Budi (1621) shqip të na e thotë, e Pjetër Bogdani (1683) një gramatikë latin e shqip. Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni “Shqipëria” dhe i Arbëneshi “shqiptari” del edhe gjuhë e Shqipëtarëvet. Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipëri veriore që në shekullin e XIV, e të jetë identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder të një banori të qytetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet një hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.

Në lidhje më në fund me burimin e dy emravet arbën edhe shqip, do pasur parasysh se shumë emra të popujve, të vjetra e më të reja, që njihen nga historia, mbeten me domethënie e burim të paditur. Një kusht paraprak i domosdoshëm në këtë fushë kërkimesh është konstatimi i formës së kryehershme të emrit përkatës. Në lidhje me këtë, për emrin e vjetër nacional të shqiptarëve mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër. Prandaj kërkimi i një rrënje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet në mal e arbën të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”. Me emrin e Arbënit mund të ketë një lidhje të moçme edhe emri i ishullit Arbe të Dalmacisë.

Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri Shqipni, prej nga ka dalë edhe folja shqipëroj, shqipëlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhës popullore, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë.

Mendime që të ketë dalë nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi, qysh në kohën e Skënderbeut, duke e vënë në lidhje m‘anë tjetër këtë emërtim me fjalët e Plutarkut, që Pirroja pas fitores që korri mbi makedonët u kremtua me epitetin “shqiponjë”, nuk duket t‘i rezistojë kritikës, po të nisemi nga trajtat e këtyre dy emrave.

Në të vërtetë, tek autorët e vjetër shqiptarë, shqip, shkruar me këtë trajtë, dallohet dukshëm nga emri i shpendit, që shkruhet tek ata rregullisht shqype, gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme. Jo bindëse paraqitet dhe afrimi me qipi “mullar bari”, me paravendim (presupozim) të një kuptimi të hershëm “grumbull, popull”.

Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej greqishtes së re skippetto(n) “pushkë” (kjo prej italishtes schioppetto), një fjalë që dëshmohet për greqishten sëpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshëm mbetet mënëfund edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip mbetet një çështje e hapët.

Botuar në revistën “Shqipëria e re”, 1972 

53 komente në “Eqrem Çabej: Pse bota na quan Albania dhe origjina e emrit Shqipëri”

  1. kusheriri blues says:

    fjala arber vjen nga fjala arab.
    araber,ne shumes,
    shikoji sesa te zinj jan shqiptaret ne lekur dhe ne shpirt, si arapt. te njejtat zakone.
    e njejta muzik. e njejta pamje e jashtme.
    sala dhe bin ladeni duken sikur kan dal nga e njejta brim.
    arabr erdhen ne gadishullin e lasht me anije,sikurse vijn tash refugjat,dhe populluan shqipnin. duke hedhur greket ne det dhe ishuj..
    prandaj edhe s behen dot komb europjan shqiptart.
    a behet gjarpri dragua?
    gjarpri zvarritet dragoi flutron.
    sado borxh qe te marrin shqiponjen ,gjarprinjt shqiptare ngelen zvarranike.

    1. jhvff says:

      Je i trishtuar (me veten)

      1. me thene te drejten says:

        Thenia e plote e Plutarkut eshte se : Pirro Burrin e Epirit e quanin “SHQIPE” ndersa ai i quante luftetaret e tij … ” krahet e shqipes”! Por kete emertim-cilesim,pra “krahet e shqipes” Plutarku e shpjegon ne gjuhen e tij! Po ne gjuhen e vendasve (pra te Pirros dhe luftetareve te tij) cfare forme mund te marre kjo!? Psh nje njeri qe mban flamurin quhet ‘flamur-tar’,nje njeri qe eshte nga qyteti quhet “qytet-tar”,nje qe eshte nga katuni quhet “katun-tar”,nje njeri me mend quhet “mendim-tar”.Pra forma e gjuhes se vendasve e ka prapashtesen “-tar” krejt te llogjikshme per te percaktuar emrin e dikujt, i lidhur ky emer me nje cilesi te caktuar te tij. Eshte e kuptueshme pra, nje njeri qe cilesohet si shqipe emertohet ne gjuhen e Pirros dhe luftetareve te tij si “SHQIPE-TAR”!!!
        flamur-tar
        qytet-tar
        katun-tar
        mendim-tar
        SHQIP-TAR
        (ne gjuhen e Pirros dhe tonen sot secili nga ju mund te gjeje shume emrtime-cilesime te tilla).
        Emri SHQIPTAR eshte perdorur nga Pirro Burri i Epirit dhe e deshmuar pa dyshim nga Plutarku ?

          1. Adriatik says:

            Bota nuk ju quan arber po turkoshqiptare se festoni bajromin me arabet dhe faleni 5 here ne dite. Dhe ju bab keni sulltanin dhe pasha keni enver, mehmet, sali ari.

            1. kosovë says:

              Shqiptaret ne Ilirik me deshire promovuan gjithe besimet qe erdhen ngabjashte dhe asnjehere nuk krujuan besimun e tyre.
              Adriatik injoranti, me heret se pashai qebta zenka frymen ty, erdhen kristianet nga Italia, nuk sollen embelsira po kryq, prifterinj magjistar dhe ndertuan murana me emrin KISHË.
              Pas tyre erdhen magjistare te tjere qe njesoj vepruan me magji e intriga deri me sot. Aq sa mund ti shajme pashallaret shqiptat sot po aq duhet shajtur pisat e dikurshem qe puthen doren armiqve nga shek. IV pra krishtit e kendej

        1. Albani says:

          Shume drejt,shkurt dhe sakte e ke shpjeguar.
          Trajta e gjuhes shqipe nuk len vend per kundershti,pasardhesit e Pirros me Heroin e madh Gjergj Kastrioti rigjeten emrin dhe rikujtuan te kaluaren e tyre te lavdishme,ashtu si dhe Pirro Shqipetari-Shqiponja dhe ata valeviten flamurin me Shqiponje dhe u bene bij te saj,u quajten bij dhe luftetare te shqiponjes,SHQIPETARE.
          Nuk e ve ne dyshim qe per nje periudhe te caktuar ka mbizoteruar dhe emri ARBER DHE ARBERI,Por kjo nuk do te thote qe emri Shqipetar dhe Shqiperi eshte relativisht i ri ne krahasim me ate,kjo nuk eshte fakt,dhe e kundershton Plutarku dhe Pirro,ky emer eci paralelisht me emrin Ilir dhe Arber ne heshtje dhe u rizgjua nga flamuri i Gjergjit qe e quante veten bir te Pirros.
          Ne nje te ardhme te afert ne mund ta riquajme veten prape ILIRE dhe DARDANE,e cfare pastaj keta emra nuk na paskan domethenje dhe lashtesi.
          Mendoj qe Cabej i letrave eshte fryre artificialisht dhe qe i paskeshin qene liruar bullonat.

          1. me thene te drejten says:

            Me shume mundesi emri “shqip-tar” eshte perdorur per nje kategori te caktuar njerezish dhe jo per te gjithe njerezit qe i perkisnin popullit arberor,epiriot,illyr! Le te bejme nje vezhgim te thjeshte me emertimin-cilesimin e njohur “usht-tar” : fjala ushtar eshte perdorur dhe perdoret ende dhe sot, per nje kategori te caktuar njerezish,pikerisht per ata qe jane pjese e nje bashkesie luftetaresh. Pra gjithkush mund te jete arber por vetem nje pjese e tyre mund te jene “usht-tar”. Formimi i fjales “usht-tar” eshte i njejte si rastet e mesiperme qe kisha permendur. Por vecantia eshte se ajo mbeshtetet mbi fjalen “usht-e”,qe eshte nje arme-mjet luftarak (shtize e gjate). Duke ditur se usht-a eshte perdorur thelle ne lashtesi e deri ne mesjeten e hershme (kur doli nga perdorimi si mjet-luftarak),eshte e kuptueshme se njeriu qe mbante usht-e quhej “USHT-TAR” ne gjuhen e atij populli, qe s’ka piken e dyshimit qe eshte popull shume i lashte (perndryshe nuk do ekzistonte fjala usht-e ne gjuhen e ketij populli). Duke patur parasysh kete kuptim-cilesim te fjales “usht-tar”,mund te bejme nje perqasje me fjalen “shqip-tar” me te cilen Pirro Burri i Epirit quante luftetaret e tij. Pra eshte e llogjikshme te kuptohet se fjala “shqip-tar” perdorej per nje kategori te caktuar te njerezve te ketij populli,pikerisht per ata njerez qe kishin nje cilesi te vecante : ishin luftetare qe i krahasonin me shqipet! Pra me emrin “shqip-tar” quheshin luftetaret me trima,me te zgjedhur,me profesioniste te ketij populli. Pra kjo fjale eshte percatim profesioni (ashtu sikur “usht-tar”).
            Shkurt dhe thjeshte me emertimin “SHQIP-TAR” quheshin luftetaret profesioniste te ketij popullit te lashte. Jo cdokush mund te ishte “shqip-tar” ashtu sic jo cdokush mund te ishte “usht-tar”! Ne njefare kuptimi “shqip-taret” ishin forcat speciale ushtarake te ketij populli (arberve,epirotve,illyrve)! Ndoshta per shkak te krenarise qe jepte ky emertim,por edhe per shkak se profesioni i luftetarit ishte dhe vazhdoi te mbetej nje nga profesionet me te perhapura per kete popull,pikerisht per kete, me shume gjasa, ky popull u vetequaj i gjithi “Shqip-tar”,pra mori per emer te tij emertimin qe perdorej per luftetaret trima “SHQIP-TAR”-et e Pirro Burrit ?

        2. Albani says:

          dhe Shqiperia dhe Shqipetaret quhen Shqypeni dhe Shqypetar,Shkiperi,Shkyperi.

    2. Lugati says:

      Jasu palikari jeni mo keq se kurdet sdihet ka keni ardhe e xa rrace jeni..mjere ju pa din e pa imon me pak fjale=kopila.
      Jasu janullpedofili jasu te qifshin comt va ke per zemer

      1. Bardhi Tolabi says:

        Lugati eshte nje shpikje e inorances.Te tillet nuk dinin te shpjegonin fenmenet,nje prej te cielve eshte dhe djegja e fosforit te kockave te te vdekurve.Prej djegjes te tyre ,naten,leshohet nje drite ne vorreza,drite e cila perdorej prej te pushtetehmeve per te trembur injorantet.Edhe ti,Lugat,nje i tille injorant je dhe perdoresh prej atyre qe te paguajne.Por sot nuk te ndrit,nuk gjen budallenj qe te besojne se ti je i vertete.
        Ata qe nuk e dine prejardhjen e tyre jane ata qe ne vend te fjales PER-SHENDET-JE,e cila ka nje kuptim te madh,ka kuptimin e urimit per nje shendet te mire te atij te cilit i drejtohet,shpiken fjalen JASU.Kesaj i thone:hane shan hane Bagdat.Gjithashtu ajo gjuha e JASU-t tend nuk e shpjegon dot Iliaden dhe Odiseun e te famshit Homer.Shpjegimin e gjen vetem tek gjuha qe ka per fjale PER-SHENDET-JE,dhe kjo gjuhe eshte Shqipja e vjeter…
        Sa per te te mbyllur ate goje te qelbur,po ter them,se edhe emri GREK,per te percaktuar njeres si ty ka dale keta dy shekujt e fundit.Duke mos e ditur prejardhjen tuaj,filluat te beni ger-ger,ger-ver,e ju qojten GRICAS-GRIKAS-GREKAS…
        Tani me gjej nje dokument zyrtar,i cili te kete te shkruar se ne ato troje qe sot quhen Greqi,kane banuar Greke,sepse per ne ALBANET,ARBANET,ka me qindra e mijra dokumenta e harta…
        Sa per ngjyren e lekures,po te them vetem kaq:Nuk keni faj,se ju mugon pasqyra te shihni veten dhe ngjyren e lekures tyuaj.Per kete hall qe ju ka zene,me vjen shume keq dhe nuk ju ndiohmpojme dot….
        Edhe Zoti,ne harte,na ka vendosur mbi ju,pra ju kemi nen kembe,prandaj nuk keni cfare te beni.Historia do te veje ne vend e do vendose pikat mbi i,Atehere te shohim se,cfare dot te thoni,GRICAS-GRIKAS-GREKAS-IT,qe jeni mburrur me koqet e te tjereve–…

        1. Lugati says:

          O bardh ke ngatarru adresse vella se un mo mir bohem bythqim e greko serb jo..ate e kom shkrujt osht kundra grekve..noshta jom shpreh gabim?

        2. Papa Jani says:

          Paske ngatarru adres o Tolabi, lugatin e kemi tonin

    3. Dini says:

      Skam gje me ngjyren e lekures, te asnje populli, por nuk ka rrac me te zinj se greket e turqit ne Europe.

      1. ABC says:

        Hahaha. Fiks dhe sakte. Pergjigja nuk do dhe shum mend. Per ata qe bejne sikur nuk dine ose refuzojne origjinen.

    4. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      o Ekrem bitha,ja ke futur pordhes mer turkoshak pa ditur nga e ka fillin kjo histori e ”shqipfolesve” sunite………!!!
      hapje qitapet e sulltanit mer edepsez dhe te kuptoje se sunitoshqiptaret nuk i lidh asgje me arvanitet,arbereshet,arbnoret….
      eshte fakt se,deri me 1600 por edhe me vone gjithe turkoshqipfolesit nuk kishin mbiemra vec tituj sherbese ndaj osmaneve,kjo tregon JOSHQIPTARIZMIN e tyre………………….

      1. I paemërt says:

        “Turqshqipfoles” hahahahahaha cfare shkruan more carac a e ke iden se cfare shkruan more pic derr ti je kokrra e nje hajvani qe nuk e ke shokun o mjerim o mjerim kush ai mashkull k… dhe ajo lavire qe te sollen ty ne jete more debil

      2. PO.PO says:

        Degjojini predikimet e dhjakut te kishes greke ,
        se ai di te urreje e percaje me shume se kushdo .

      3. Mevlan Kuqi says:

        Mundesh me qen vetëm ti një synit i till!Se ne synitet e tjer e dim shum mir se kush kemi qen, qka kemi qen dhe kush jemi.Për fat të mirë më në fund populli shqipëtar u shkollua e s’mbeti analfabet si dikur, me përjashtim të disa që se din as prejarrdhjen e vet,apo e din po sju pëlqen.Synit të cilët mendojn se në trojet Pellazgoilire kan ardh nga vendet tjera turkoarabe , duhet sa më shpejt të pirdhen nga trojet tona. Të shkojn atje prej nga mendojn se kan arrdhur.

    5. arapi bythzi says:

      ma mbaj me shkume,te lutem,o sterbyth i arabeve

    6. ante says:

      me siguri ty o gjak prishur ta kane q,,,r nenen dhe motren ose “helehet” ose “serpentet”……ose ja ke shitur shpirtin asfalise

    7. kosovë says:

      Hahahaha
      o bir shkjavi a greku, sa urrjejtje qe ushqen ti per shqipet e arbrit. Po a di ti o rrote … qe Prijami ishte Darfan dhe kete gjuhe qe flet ti sot edh ai fliste, a di ti qe romen e krijoi ENEU gjak i Daunve, fis Dardan qe migroi nga Ilioni i Trojes ne Siçiline e sotme.
      Sikur te lexoje ndonje autor hustorie do ta doje veten tate dhe rrenjen qe ke

  2. Papa Jani says:

    Kurse grumbullimet me popullsi greke ne ate kohe njeheshin si grupime njerzish homoseksuale e te pabese

  3. nuk ka tym pa zjarr says:

    Kjo e fundit qendron per mua. Nga greqiqtja skipetar – pushkatar. Meqense shqiptaret kane qef pushken dhe e quanin veten skipetar-pushketar.

    1. eeeeej says:

      Eshte nga latinishtja,prej nga e ka marre greqishtja e re (jo helenishtja) ?

  4. Elbasani says:

    Ore kusheriri blues por cfare flete more idiot per grekerit flete ti more po grekerit jane me te zinje dhe jane aziatike kame qene atje ja dy here ne greqi dhe me lane pershtypje sepse jane nga libia dhe nga azia kurre nuk krahasohen ase me harixhijte se jane te bardhe dhe te bukur kurse grekerit jane si mongola dhe se kuptoje qe kjo fare e keqe bene shume numra me shqiptaret qe jane eropiane dhe venali fake grekerit dhe turpe eshte per ato qe hiqen si greke se e kane vendin andej nga azia dhe do ti vije dita dhe keture rraces se keqe ti shporrim nga trojet tona kongoleze jane dhe do mbeten

  5. Pellazgos says:

    Po ju thoni qe jini Pellazge,Ilyri,etj tani nuk dini as emrat e rinj?
    Apo tani me Internet,Demokraci,del qe Ilyrios ishte djali i Heroit te famshem Greke Kadmos vellai i Evropit qe ndertoi qytetin e Thives.
    Prandaj kane qene qytetare te Romes per 700 vjet,qytetare te Bizantios per 1000 vjet zoti me comentin “nuk ka tym pa zjarr” dhe 500 vjet Turqi se ishin “popull luftetare”.

    1. tt says:

      KADMOS ishte FENIKAS more baxhelle e Janulla koqevyshkurit edhe kete te vertete historike e perdhosni more hibride te ndyre alfabetin qe u shkruajte ajo gjuhe artuficiale helene e solli KADMI ne Helade edhe prapashtesen S e moren nga Fenikasit helenet prandaj mjaft more llum me shtremberime historia ore gabele te Ballkanit jetoni akoma me perralla qe ju ka treguar Europa kurve per interesat e saj

  6. Lpl. says:

    Kur ska arritur çabej me zbuluar nga rrjedhe fjala Shqipetare dhe Arber mos u lodhni kot ju te tjeret qe i keni gjerat me te degjuar ose te lexuar dhe jo te studjuar si Çabej .Serbet ju venin emrave te fshatrave dhe qyteteve nga pjeseza natyrore kurse venedikasit sipas kreut qe ishte caktuar per te atdministruar fshatin emrin e tije sipas ndarjes adminastrative te kohes .Arberi i thojne edhe Kroacise jane ato pjese qe ishin nen pushtetin Anzhuin ose Venedikas .Korça ska qene ndonjehere Arberi as Kosiva as Berati Gjirokastra .Zona Durres Tirane Kruje ka qene Anzhuine mbas nja 200 viteve u be Venedikase Kaina Korfuzi Tivari Dubrovniku dhe pjese te tjera te bregdetit Kroat e Grek kane qene pjese e repuplikes se Venediut .Emri Albania vjen nga latinishtja alba nga zbardh dita .Kurse Shqiptare duhet ta kete preardhjen nga veriu nga Katolicizmi dhe priftat qe formuluan gjuhen Shqipe te ndryshme nga Greket Serbet dhe Turqit kjo duhet te studjohet se nga vjen Shqip dhe kjo ka mundesi te vije nga kjo gjuhe e formuluar rreth shekullit 16 dhe krijimi i nje nacjonaliteti Katolik te ndryshem nga te tjeret .

    1. shih shih says:

      IDIOT! Nje nga krahinat me te njohura te jugut quhet L’Aberia (Laberia)!!!
      Ik or analfabet inferior,mos shkarravit me se le nam! DEBIL ?

  7. Faro says:

    Ka Arber,ka Arban. Pra jane 2 fjale te bashkengjitura. AR dhr BAN. Te kete lidhje me aren, pra me token qe punohet?Ka mundesi. Por kur mendon se territori dallohey me sh per male dhe jo per ara, vihesh ne dyshome qr Arber tr quhet nje popull i nje zone malore. Mos mbase ka lidhje me ARIN? Pra nje popull qe ka per tradite punimin e ARIT? Fjalet qe fillojne me AR, jane sh te lashta. Si ARGOS,ARMEN

  8. fuck fuck se del dick says:

    fjala ARBEN,qe ka dy rrenj AR dhe BEN,vjen nga fjala e piste,te me falni,por duhet shkruar per efekt studimi gjuhsor, pra vjen nga KAR dhe Bën.
    pra, kur I themi Sales “Pse ben si kar o Sal”! ben si kar,kar ben,ar ben,arben,arber,
    ose ne amerikance I thon “Asshole” qe do te perkthehej “brim bythe” ose me mir kuptohet si “trap”.
    pra kemi KAR BEN,BEN SI KAR. ben si trap,karben,arben,arber,….
    kjo esht historija e zhvillimit te emrit arber. sepse dihet qe shqiptart sillen si trapa gjithandej neper bot.
    dhe, kur e kuptun qe ishte identitet fyes e ndrrun ne “shqiptar”,
    por edhe ky po prap fyes esht sepse shpjegohet ne kte menyr:
    gjat gjith historis mijravjecare shqiptart kan qen te shtyp dhe pushtu nga te huajt dhe te pafuqishem per tu bo t fort si shtet dhe per me bo ekspansjon ndaj te tjerve qe kan qen me t fort.
    then ne gjuhen e rruges per ata qe “kan qen te shtyp” thuhet “ja hypi tjetri” ,e shtypi pra,e palloj, e qiu,,(me falni per fjalen por duhet per arsy shkencore)
    dhe nga kjo rrjedh ,nga i shtyp pra nga i qi pra vjen “qipetar”,i qire pra,
    nderkaq rilindasit shqiptare, per ta shpla kte turp,se te jesh qir esht turp,i vun nje bashktingllore mohuese para,”sh”,per ta bo nga “i qir” ne “i shqir”,dhe keshtu pra nga qipetar,u ne shqipetar.
    esht si bicim:
    behet -shbehet
    perbehet-shperbehet
    lahet-shplahet
    qihet-shqihet
    qipetar-shqipetar..
    po a ka oqean qe ta laj turpin shekullor qe bje mbi shqiptart,pallimin qe i osht bo atyre historikisht nga te tjeret a?
    kush nuk erdh ne shqipni dhe si shtypi dhe palloj shqiptart gjat gjith historis.
    erdhen dhe palluan grekt e lasht,
    palluan romaket perandorak
    palluan napolitanet
    palluan francest,katalanet,gotet dhe normanet, madje kan ardh der ne shqipni dhe kan pallu shqiptart edhe vikinget e polit verior me hajdar gjigand.
    erdhen palluan italjanet gjermanet,serbo jugosllavet,ruset e deri edhe kinezet e larget erdhen dhe palluan ne tiran.
    tash ,pasi doli si kurv cete neper rruget e botes,shqipnija ka xan nji dashnor constant. ameriken.
    po han tashti hajdar amerikan shqiptart, aqsa kan ngron per dy mijvjecar bashk.nga gjith globi.
    dhe, ne fjuçër,kur t vijn alienet me disqe fluturues,hajdar alieni do thejn shqiptart. esht hajdar me tre koka dhe shtat bole,si ato tentakulat e oktapodit.
    hajt ta gzofshi hajdar manallin n sum o pordhacer shqiptare. ju boft mir dhe jua caft sumen qe te pordhnoni edhe me lirshem.
    se jeni fry si bombla gazi metan.

    1. Ed bin abu albani says:

      hahahahhaha fantastike

    2. tralala zura nje gale says:

      Lale fuck-fuck-u,sa xheloz qeke mre! Pse mre manall, ishe msu tina tuj u shqy bythesh,ene nashtina po t’mungo a si!? Or budall,bytha jote kahone osht zgjeru si turbine hidrocentrali,ene nuk i rruhet mo njeriu per ate! Pranej jargavitesh zotnia tate,se t’ka hum palloshi lales ene bo t’revoltumin! Ik ere tru-carac anej,shko qep tegelat e sumes iher, ene masanej ec ene futu n’konkurs ? ? ?

    3. Bardhi Tolabi says:

      @fuck fuck se del dick
      Nuk po te zgjatem,por po te “ndihmoj” ta kuptosh me mire ate fjalen Shqipetar,se nuk e ke te sakte:
      Qendron fjala qipetar,por kot e ke ngateruar me tej,per te mos thene te verteten:Qipetar do te thote nje njeri qe qi dhe jo qe qihet.Njesoj si nje njeri qe pi,i thone pije-tar,ai qe shkruan quhet shkrim-tar e keshtu me rradhe.Mjafton qipetar,qe shekuj me pare, ka patur kuptimin qi-perta,ose e then me shqipen e sotme:Qi te tjerat sepse perta-cet nuk ja u bejne dot hyzmetin.Edhe memes tende,kete i kane bere Shqipetaret…

      1. mirel says:

        Jo Piro Burrin. Po Burrusin.
        Ky ka qene emri i Pirros-Burrus.
        Eshte nderruar me gjasa qellimisht.

      2. bending says:

        skipetars avars tatars kosovars bulgars magyars khazars

  9. Pellazgos says:

    Mrekullia e 8te e Botes eshte Shqipetare.perkthimi:
    Miracle e 8te e Botes este Skipetare.
    Nga Teuta (Tethis) Nena e Aqileas Heroit (Iroas) Greke nga Thesalise ne Vasil,Mihal,Kristo ne Ibrahim ,Sulejman,Qemal,Mahmut,Eqerem apo Qerim ne Clirim,Pajtim,Atdhetar,Flamur,Luftetare,Gezim,Bujar nga bujur turqisht ne Erion,Elton,Elvis Eduard,Elona,
    Desdemona etj.
    Dhe keto brenda 500 vjeteve,tani rradhe e kane emrat Kineze.
    Kurse ata qe luftuan dhe luftojne per identitetin e tyre jane Orthodokset Greke,Kisha Greke,Gjuha Greke ne te gjitha Toponimet Arkeollogjike te Albanistanit,te ndryshuara nga fara turke e Pasjallareve,Bejlereve,Agallareve qe 500 vjet Turqi jo vetem benin krushqi me Turqit,por e kishin per nder qe ishin jo shtetas turq sic ishim Ne Orthodokset por turq,se ndryshe nuk mund te spjegohet pse quhen Shqipetare.
    Sa per gjuhen Glossa e Shqipetare nje njeri me pak mendje (poco mind) e kupton kenget (kapito kantare)
    pse nuk eshte shkruar (perke non este scrive).
    Mire Perandoria e Romes gati 700 vjet pranverash (vita primavera) poko contacting me Perandorin Angleze cfare lidhje kini?
    uje-uoter
    flamur-flag
    vdes-deth
    varros-bary
    lufte-fight
    spiun-spy
    tradhetar-traitor
    arme-armatosur-army
    prift-priest
    sigurt-security
    budalla-dull
    mushkonje-mosquito
    mendje-mind
    shpirt-spirit
    familje-family Ilyret I thonin Ikogenia sic I thonin Polis dhe jo qytet nga cita.
    shtet-state
    liri-liberta
    semure-sick
    doktor-doctor
    rruge-road
    kundra-contra
    darke-dark
    mengjes-morning
    nate-note-night-nihta
    dite-day
    mal-mount
    diell-Ilos
    hije-sxia
    agim-avgi
    torture-tartaros-
    Fillojme nga frutat dhe perimet
    pjeshke-peach Greku rrojdhaqino
    qershi-qerasi-cerry
    mjalte-melisa,kete e moret nga Greku se anglisht honey.
    flake-flloga-flame-fuoco
    liqen-limni gr-lake angl
    pikture-picture
    etj,etj,etj,etj,ecetera.

    1. Albani says:

      Po more pyke.
      Qe ta vertetosh me mire ate qe mendon provo te kunderten,dhe do ta kuptosh qe na del qe GJUHA SHQIPO-PELLAZGE,GJUHE E NJE POPULLI QE GJITHMONE KA QENE I DETYRUAR TE C’VENDOSET ESHTE NENA E TE GJITHA ATYRE GJUHEVE EVROPIANE QE TI PERMEND,DHE PO TE KTHEHESHIM DY-TRE MIJE VITE PAS DO TE SHIKOJE QE NGJASHMERIA DO TE ISHTE DHE SHUME ME E MADHE.
      E thote dhe Platoni dhe Herodoti qe pellazgjishtja e shte gjuhe e zotit,Zeusit pellazg,e thone dhe Greket moderne dhe jo ata te infektuarit dhe te semuret ,qe Shqipja eshte e vetmja gjuhe qe ruan trAjtat e PELLAZGJISHTES BARBARE.
      Etrusket flisnin njelloj me pellazget sepse te tille ishin deri kur emigruan ne apenine dhe u quajten te tille,sa popuj formuan ata.
      SIKUR SHQIPJA E MESJETES OSE ARVANITASE TE ISHTE ZYRTARIZUAR NE GREQI,Sipas mendjes tende more trap do te thonim qe Shqipja e Shqiperise ka kopjuar dhe huazuar nga arberishtja “”greke””.
      Ti nuk je PELLAZG,POR PALLACKE.
      NE rastin me te mire mund te jesh nje Pellazg i infektuar me gjak dhe Sperme Egjiptiane dhe Perse,nje Bastard.

  10. seriozi says:

    Ka ca komentues , qe per te kaluar kohen shkruajne gjepura . Gjepurat fillojne qe nga artikull-shkruesi . Eqerem Cabej ishte nje studiues i albanologjise , por ne kornizat e sistemit sllavokomunist . Historia e prejardhjes se emrit dhe e kombit tone , heret a vone do te dale ne drite , por kjo do investim dhe kerkim . Edhe historia eshte pjese e biznesit , dhe asnje studiues nuk fillon studimet e tij pa shperblim . Ne kete fushe shteti jone jo vetem qe eshte mbrapa , por flen gjumin e vdekjes kombetare.

    1. Tanguli says:

      A te shkerdhefte sistemi “sllavo-komunist” ne bythe mor cope Cari! Po ti je mesuar se jot’eme punonte me para ne …rocke apo goje,ndaj dhe kerkon “shperblim”. Shperblimi me i mire per zhulsa si puna jote mor serioz i shkerdhatokracise eshte nje hapje tyneli ?

      1. tfgs1 says:

        hahahaha……………..i mana tou me ”to makri” ne goje…………….hahahaha!
        ja bere mire,ketij karrucit………….

  11. nardi says:

    Prandaj kërkimi i një rrënje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide.

    Albania – Alba, mos ndodhemi gje nga ana lindore e italise!?

    wiki: Il termine “Albania”, così come altri toponimi europei e mediterranei, ad esempio Alpi e Albione, può avere due possibili etimologie, entrambe plausibili: dalla radice protoindoeuropea *albho-, che indicava il “bianco”[11], oppure dalla radice, sempre protoindoeuropea, *alb-, ovvero “collina”. Nel II secolo a.C., Polibio nelle sue Storie menziona una tribù di nome Arbon nelle zone centrali dell’odierna Albania. Gli abitanti di quelle zone venivano chiamati Albanoí e Arbanitai.[12]

    Albanopolis (in albanese Albanopoli, in greco antico: Ἀλβανόπολις, Albanòpolis)[1] era una città dell’antica Illiria specificatamente nella odierna Albania, la città degli Albani, una tribù illirica.
    Le rovine della città antica localizzano Albanopolis nell’odierno villaggio di Zgërdhesh, vicino Croia, Albania.[2] Non è certo che l’antica città corrisponda con le successive sue menzioni[3]. La città appare nel 150, circa 300 anni dopo la conquista romana della regione.

    pran vere – prima vera- koincidence?
    7or, 8or,9or,10or-7mbre,8obre,9mbre,10mbre (ne realitet oret e nates ne fund te vitit!!!) coinidence dhe kjo?
    shqip, shqipe, shqiponj… flamuri i skenderbeut kishte nje shqiponj!

    rezistenca e skenderbeut shihej si rezistenca e shqiponjave!!!

  12. abdyli says:

    Nuk eshte turp te thuash qe albanet jane te ardhur ne keto vise nga stepat e kirgistanit dhe taxhikistanit ,nga albania e kaukazit ne te njejten periudhe historike me ardhjen e bullgareve qe ishin akoma me ne lindje.

  13. ari says:

    Prof Cabej, per mendimin tim, analizon origjinen dhe jetegjatesine e fjales Arber/Arber, qe duket bindese.
    Ai, me shume elegance, le te hapur fjalen shqiptar, duke e lene ne dore te studjusve te tjere. Ai nuk ve ne dyshim vazhdimesine e etnise shqiptare nga arber ne shqiptar, por burimin e fjales shqiptar. Mendimi i Prof Priftit, qe fjala shqiptar vjen nga fjala “shqep”, dhe artikuluar nga shqiptaret /arbershet ne Greqi apo gjetke te perkatesise se krishtere, merr sense. Pra, me fjalen shqeptar/shqiptar, etnia arber qe u myslimanizua. Dhe, meqe ata ishin shumica keshtu u quajten shqiptaret ne trojet e Arberit. Ndersa, ata qe ishin ne Greqi, apo Itali e gjetke mbeten arber/arvanitas

    1. bending says:

      shipyaki georgia shqiperia iberia ichkeria chechnya lezgistan azerbaijan dagestan

  14. Lennard says:

    Ti Abdyl qenke Fyl. dhe disa komentues Grekomane apo Cobenj.JU Na vini anes -legena teneqeje -llamarine.Argumentet e paraqitura nga Skencetari Cabej , jane nje dritare e hapur per te cuar me tej hulumtimet shkencore.Analizat shkencore tregojne se shqipja eshte nje gjuhe baze ,qe meriton nje interesim te vecante dhe neve duhet te na bej krenare per ate qe jemi.Po ju zoraxhinj qe rastesia ju ka prure ne Shqiperi i bini gajdes ,vazhdoni avazin e Glorias Grekomane .Shqipja sa vjen dhe forcohet ,do ta shikoje e gjithe Bota Zonjen Shqiperi.

  15. albani says:

    Are abduli tgrf e qe pidhin esemes se di ku e ke qe hiqesh si greke e dim rrace kurve je !! Nuk ka rrace me te psater nga shqipetaret sa do bota dhe koha u ndryshoje emrat jane prape ketu te ortodoks ,katolik, mysliman . Shqipetaret kane dhen nje shembull qe fete atehere kur nuk i beson shume atehere jane edhe me dobishme per njerzimin . Grek = isis vetem se kane nje ndryshim isis e ngren bythen perpjet kurse greket e ulin poshte tu ngulet ndonje hu se u pelqen shume.

    1. Mzati says:

      Hhhhaaaaaaaaaaaa tfgs ta nguli albani..a te pelqeu tfgs po sqe ngop vi edhe une myyyyyyyyyyyyyyy erdha bohu gati

  16. g says:

    Beni ADN’ne dhe secili e merr vesh se nga e ka prejardhjen…

    Emrat shkojne e vine e ndryshojne…

  17. -NJE PYETJE ..???? says:

    — PO NE AMERIKE, kryeqyteti i New Yorkut quhet ALBANY [Albani], Si e spjegoni.

  18. Arben says:

    STUDIM SHUME I LODHUR,

    I MBUSHUR ME PROPOGANDE TIPIKE KOMUNISTE, PA AS EDHE NJE FAKT E DOKUMENT TE MIREFILLTE.

  19. aratron says:

    skipetars are from caucasian albania !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje