Si kanë përfunduar universitetet private që u mbyllën 2 vjet më parë?

19 Dhjetor 2016, 09:38Sociale TEMA

Dy vjet më parë qeveria vendosi të mbyllë disa universitete private për shkak të cilësisë së dobët.

Universiteti Justiniani I rezulton të ketë ndryshuar emrin në U–I dhe pas problemeve me përmbaruesit, në fund të vitit 2014 ka ndryshuar objektin e aktivitetit nga “Përgatitja e specialistëve të lartë në fushën e shkencave juridike” në “Hapje bar-bufe, restorant” etj.

Objektin e aktivitetit e ka ndryshuar dhe Shkolla e Lartë Jopublike Vitrina, që është kthyer në studio projektimi dhe ndërtimi, raporton Monitor.

Universiteti Argenti në Shkodër ka ndryshuar gjithashtu objektin e aktivitetit në firmë ndërtimi, ashtu si kishte qenë dhe në fillimet e aktivitetit. Është interesante se si firma ndërtimi, apo autoshkolla (në rastin e Vitrina) me lulëzimin e universiteteve private u kthyen në institucione arsimore.

Universiteti Kristal, një ndër më të mëdhenjtë që u mbyll, rezulton në QKB me status të pezulluar. Të pezulluar janë dhe Universiteti Planetar i Tiranës, Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës etj.

Universiteti Sevasti & Parashqevi Qirjazi, pasi u pezullua në vitin 2014, është bërë sërish aktiv në shkurt të vitit 2016, teksa ka ndryshuar dhe pronësi (Robert Dako i ka shitur 100% të aksioneve Aleks Uldedaj). Blerësi ka marrë përsipër të paguajë dhe detyrimet tatimore. Shkolla nuk ka pasur ndryshim të objektit të aktivitetit.

4 komente në “Si kanë përfunduar universitetet private që u mbyllën 2 vjet më parë?”

  1. Albi says:

    Pa problem, i ka marre te gjithe Cili.

  2. Tili says:

    Te gjithe studentet jane ne shtet Drejtore…

  3. Altin says:

    Filiali i Sarandes u rihap pavaresisht se kryeministri dhe ministrja e kinsideruan histori suksesi atehere mbylljen…por KK e kerkoi ne prag te zgjedhjeve dhe keta ja rihapen dhe e vazhdojne akoma megjithese eshte rumpalle atehere dekania e gjuheve te huaja Klodeta Dibra nuk e njihte…. Skandale ne mes te dites…

  4. sapa says:

    Cfare i beri kali tropojan ketij vendi nuk ja beri askush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema