Përgjigjia e Soros për akuzat nga Shqipëria e Ballkani: Na sulmojnë ata që dështuan në vendet e tyre

11 Shkurt 2017, 15:52Rajoni TEMA

Shtimi i sulmeve ndaj organizatave të lidhura me filantropin miliarder amerikan George Soros, ose të paktën të perceptuara si të financuara prej tij, kanë sjellë reagimin e insitutit Open Society Foundations.

Shefja e zyrës së komunikimit pranë këtij organizmi, Laura Silber i tha rrjetit investigativ “BIRN” se goditjet ndaj Soros nga ata që i cilësoi si “qeveri joliberale”, janë përpjekje për të devijuar vëmendjen nga dështimi për të zgjidhur problemet kyçe si papunësia, korrupsioni dhe perspektiva e dobët ekonomike.

“Shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në kërkesën e llogarisë ndaj qeverive dhe në forcimin e demokracisë. Ne jemi krenarë që mbështesim organizata që punojnë për të përmirësuar jetët e njerëzve”, ishte komenti i saj.

Emri i Soros është lakuar shpesh herë në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Rumani e Serbi gjatë fushatave kundër organizatave të pavarura joqeveritare.

Të tilla fushata përshkallëzohen rëndom në periudhat parazgjedhore.

Në kohë të tilla, aktivistë e gazetarë janë gjendur jo pak herë përpara akuzave për mungesë patriozmi.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni, Nikolla Gruevski u hodh në sulm kundër OJQ-ve të financuara nga jashtë dhe tha se partia e tij do të luftonte për ta larguar vendin nga influenca e Sorosit.

Në janar erdhi deklarata e ministrit të Jashtëm, Nikolla Poposki, për një media italiane se aktivitetet e Sorosit në Maqedoni po shihen si të papranueshme. Disa zëra pro-qeveritarë kanë hequr paralele të ngjashme edhe në Rumani, duke i cilësuar liderët e protestave popullore të ditëve të fundit si “agjentë të Sorosit”.

Fushata të së njëjtës natyrë kundër OJQ-ve dhe medias kanë mbi një vit që organizohen edhe në Serbi, ku Soros përmendet jo rrallë herë si sponsori i atyre që “po destabilizojnë shtetin serb”.

6 komente në “Përgjigjia e Soros për akuzat nga Shqipëria e Ballkani: Na sulmojnë ata që dështuan në vendet e tyre”

  1. Andi says:

    Emri i ketij felliqesire lakohet gjithmone atje ku ka luftra varferi globalizem dhe marrezi. Uroj qe trump tja shkuli 1 nga 1 dhembet e gojes ketij ndyresire dhe gjithe shokeve te tij qe financon per te na rrenuar.

    1. xxx says:

      Andi/Me vjen shum keq per kete koment qe ke dhene,une se dij a e ke pej MOSDIJE apo te ka shtyre dikush te shkruajsh,se pari po te tregoj qe zt Soros eshte milkjarder si pr Trump,e dyta edhe ky zotni eshte shtetas Amerikan dhe i lidhur shum me Izraelin,pasi edhe ky eshte Jahudi(qifut),po te tregoj qe ky zt merret me politika te mdha dhe shtete te mdha,nqf se mendojsh qe Shiprija i takon atij grupi,te kisha propozu te kerkojsh ndihm tu mjeku sa su be vone.

  2. Pallatet Agimi says:

    Po si ka mundesi e ende nuk kuptohet? Ato vende qe vine nga ish kampi socialist dhe ku ne menyre te rrufeshme, me terapi shock kerkohet ekonomi tregu, aty ku kerkohet demokraci perendimore, aty ku vete ka inters shteti amerikan aty futet ky fondacion, i afte per t”ju pergjigjur kesaj kerkese popullore. Me e bukura eshte se kete fondacion me teper e urrejne politikanet hajdute e kriminel te Ballkanit. Qytetaret jane me te. Ai, fondacioni nuk eshte asgje tjeter pervecese nje uverture e menyres te qeverisjes e te vet interesave te shteti amerikan. Presidenti Tramp ndofta e ka ndjenjen e kundershtise ndaj tij , thjeshte qysh nga koha e qenjes te tij si biznesman. Por eshte e natyrshme. Biznesi e urren forcimin e rolit te shtetit. Qofte edhe ne menyra te fshehta, boll qe ai te jete ne linje te interesave te qytetareve ne arritjen e asaj qe duan, drejtesi e demokraci amerikane.
    Mos enderoni me sy hapur o te shkrete. Ketij fondacioni dhe vet zotit Sorros, me falni per shprehjen, bythen do i ruajne sot e kurdohere, sa te kete shtet amerikan e sa te kete vet ky shtet interesa. Pike!

  3. loni says:

    O Edo,hik e ndroi pampersat ketij,se vetem dora jote i perqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje