#NdihmoniAnxhelen/ Jepni edhe ju kontributin tuaj sado të vogël per ti rithyer buzëqeshjen /Anxhela Nocka. Kliko Ketu
mbyllet per 10 sekonda ose kliko X

Dekriminalizimi/ Adriatik Llalla nxjerr listë të re. Ja emrat e 6 deputetëve dhe 3 kryebashkiakëve që rrezikohen

Nëntë funksionarë të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë janë në listën e prokurorisë me dyshimin se ata janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Top Channel e verifkoi listën e Prokurorisë së Përgjithshme nga burime zyrtare dhe rezultoi se 6 prej tyre janë deputetë dhe 3 kryebashkiakët e Poliçanit, Tepelenës dhe Pogradecit.

Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi janë deputetët që Top Channel konfirmoi se po verifikohen nga prokuroria.

Të gjithë këta zyrtarë, përveç Mhill Fufit dhe kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri, janë të mazhorancës.

Por ndërkohë edhe Mhill Fufi është i përjashtuar nga grupi i PD, pas votës së tij për një nga shtatë ligjet e drejtësisë dhe nga selia blu llogaritet si votues i maxhorancës.

Ndërkohë, burime jo zyrtare i thanë Top Channel se edhe raportet e kryebashkiakut të Pogradecit Kapri janë të ftohta me selinë blu dhe ai është afruar sërish me partinë e tij të dikurshme, LSI.

I kontaktuar nga Top Channel, deputeti Artan Gaçi tha se nuk është dënuar kurrë dhe nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë të vetme në asnjë prej vendeve të Bashkimit Europian.

Por çfarë bie në sy është se prokuroria ka përfshirë në proces edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Burime të besueshme konfirmuan për Top Channel se Prokuroria e Përgjithshme ka derguar në KQZ disa shkresa me përmbajtje të njëjtë për 9 funksionarët publikë, duke kërkuar informacion se në çfarë stadi verifikimi janë formularët e tyre të dekriminalizimit.

Ky është një proces që KQZ-ja e ka kryer prej disa muajsh, kur u be edhe mbledhja e formularëve të deklarimit dhe konfirmohet se përgjigjia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është se 6 deputetët dhe 3 kryebashkiakët nuk janë në pozitat e humbjes së mandatit.

Përgjigja zyrtare e KQZ është nisur të hënën drejt prokurorisë, e cila është e vetmja hallkë që mund të hetojë për të shkuarën e këtyre zyrtarëve, jashtë kufijve të vendit dhe më thellësisht në kohë dhe në përmbajtje.

 

10 komente në “Dekriminalizimi/ Adriatik Llalla nxjerr listë të re. Ja emrat e 6 deputetëve dhe 3 kryebashkiakëve që rrezikohen”

  1. albaniafirst says:

    Sigurisht qe jane te maxhorances ata qe Llalla do te hetoje. Pse si thoni ju, te beje gol ne porten e Berishes ky funderrina e Prokuroreve?

    1. reforma DREJTESI si LSI says:

      Gledion Rehovica i LSI, cecen e zar i Ilir Metes. Kapur me droge ne rini ne itali a zvicer, me duket.

  2. Gazi says:

    Vetem per z. Aqif Rakipi nuk suprizohem. Thik mbas shpine e kryetarit Idrizi. Eshte pare qe ne krye te heres kur Shpetimi do u tallte tek “Openion” me shprehjen e famshme-u be edhe Qifja deputet tu u mor me femna n’Itali. Nuk i do te fortit neper kom kryetari, do ta bej vet edhe ate pun.

  3. Bushi says:

    Derri i eger kur plagoset nga gjahtari,behet i rrezikshem dhe i versulet gjahtarit.Edhe Adriatik Llalla keshtu eshte bere se po i vjen fundi atij dhe financuesit te tij Sali Berisha.A.Llalla eshte versulur kryesisht Donald Lu dhe Vlahutin.Por per koken e tij e ka,se nuk ka çfare t’u beje.

  4. Avni Rustemi says:

    Me vjen keq per mentalitetin shqiptar qe gjithmon do me pa tjeter te mbroj krahun e vet !!! Esht thjesht nje hetim qe ky palo prokiror e ka per detyr dhe jam i sigurt qe nuk do dal dot me perfundimin e duhur kur jam edhe shum i sigurt qe te gjith kata persona duhet te jen mbas hekurave . Psh termet peci haha shikoje nga emri – nje femij bythq.. me range rover qe kur e ka mar kushtonte 20-30 mij euro si ka mundesi nje kryebashkiak me nje rrog mbase 1miljon lek te ket mundesi te blej nje makin te till ha a sha ky paguan drita etj bejeni llogari nuk duhen falur ska rendesi krahu vk jan te gjith

  5. elvis roshi says:

    Po tom doshi? A nuk ishte denuar per therje dikur? Kush e relativizon krimin ne politike koha? Kushedi sa krminel te tjere do kete ne parlament. Sa kohe kryetaret do duan ta mbajne pushtetin me force, s’kane si ti ndahen kriminelet atij vend. Po nuk u arrit demokracia ne parti politike, veshtire te behet ai vend. Partite politike shqiptare ngjajne me shume si banda mafioze. Cfare demokracie pretendoni kur per gjithcka vendosin 2 3 vete dhe nuk japin llogari gjekundi per cfare vendosin?

  6. . says:

    ke harruar saline z llalla.

  7. xhulio says:

    Keta plehra qe shkruajne ketu merren me Llallen dhe jo me llumin qe ka hyre ne parlament.Mjere vendi im.E komandojne Horrat.Horrat s kane ngjyre.

  8. malekith av Svartalfheim says:

    Kryeprokurori te jape doreheqjen dhe jo te beje teater kukullash.
    Ku ka me skandal se te te heqi Ambasada Amerikane vizen me motivacionin per korrupsion dhe riciklim parashe qe dha sot?!
    Ik sa me pare o Llalle se s’ke as fytyre as cipe.

  9. shigjeta says:

    akoma me llallen ??? deri kur ?? cduhet te bejne qe keta te shporen . provokojne hapur ,jane te njeanshem , nuk i mbulojne te ardhurat, u hiqet e drejta te udhetojne ne usa, te lidhur kok e kembe me krimin e organizuar, dhe shume e shume arsye qe duhet te largohen , bucet europa dhe usa , dhe ne shqiperi sikur nuk ka ndodhur gje ???? te majtet qe erdhen ne fuqi ne zgjedhjet e 2013 , erdhen jo se jane te pamshem , por se premtuan te pakten spastrim te jetes shoqerore, te drejtesise , dhe te krimit te organizuar, ne rast te permiresimit te gjendjes ekonomike kane veshtiresi , per shume arsye , dakort , e kuptushme , por te spastrosh vendin nga bandite hajdute te strehuar ne makanizmin shteteror , dhe qe gjith bota tregon me gisht rrugen e drejt dhe te pashmangshme te integrimit , te me falni zoterinjte e se majtes , mos e kerkoni voten , punoni , shpejtohuni , keni mbeshtetje te pakufishme nga e gjithe bote e civilizuar dhe nga populli shqiptar, vandosni nje fund mos e shperdoroni besimin qe ju dhame , eshte e paimagjinushme , llallet , fullanet , luli saliu me kompani te dalin mbi shtetin e organizuar, sado qe ta justifikoeni nuk do tju kuptoje asnje vandosni e beni qe ne zgjedhjet e qershorit cdo gje te jete e paster dhe bindese , qe perse duhet tju besojme prap……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 82112
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 82112
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 1
            [name] => Kryesore
            [slug] => kryesore
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 1
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 34801
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 1
            [category_count] => 34801
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kryesore
            [category_nicename] => kryesore
            [category_parent] => 0
        )

    [2] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 4
            [name] => Politika
            [slug] => politika
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 4
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 24830
            [filter] => raw
            [cat_ID] => 4
            [category_count] => 24830
            [category_description] => 
            [cat_name] => Politika
            [category_nicename] => politika
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X