Sapo doli fjala që WikiLeaks do të publikojë qindra dokumente sekrete që kanë lidhje me Shqipërinë dhe diplomacinë amerikane këtu, të gjithë filluan të mendojnë se çfarë mund të ketë rrjedhur nga diplomacia shqiptare. Flamuri, i cili filloi menjëherë hetimet, gjeti tri pika të dobëta, për të cilat kanë raportuar keq diplomatët amerikanë. I pari ishte Lul Basha, i dyti Fatmir Mediu dhe i treti Berisha.
Ndërsa për Mediun dhe Berishën faktet ishin tronditëse, për Lul Bashën ishin shumë qesharake.
I tronditur nga informacioni që mori, shkoi në zyrë të Jozefinës.
– Punë dreqi me këto WikiLeaks, tha. Janë ngatërruar gjithë përkthyesit se nuk ia dalin dot të sqarojnë pse fjala “Lul” përdoret gjithandej, edhe kur është fjala për atë burrin, edhe kur është fjala për Zenin, edhe kur është fjala për Mediun.
– Si ka mundësi mor Flamur me i identifiku krejt me atë plehun?
– Nuk e di, por një nga këta analistët e WikiLeaks më ka dhënë një shpjegim tronditës sot.
– Çfarë mor të ka thënë?
– Kur paska nisë problemi pas vitit 2007 me gjyqin e Rrugës së Kombit, dhe kur Luli nuk dorëzonte imunitetin, ambasadori holandez paska shku në një darkë tek ambasadori amerikan dhe paskan diskutuar gjatë për këtë çështje. Gallata qenka se ambasadori holandez paska qenë shumë i zhgënjyer nga Lul Basha dhe i paska hapur zemrën ambasadorit amerikan.
– Hë mor, çfarë i ka thënë për atë farë burrit?
– I paska thënë: Dua të them diçka që mund të ngelet mes nesh si fjalë e koduar.
– Patjetër, i ka thënë ambasadori amerikan.
– Në holandisht, Lul i thonë atij organit mashkullor.
– Përnjimend ashtu i thonë holandisht a?
– Po, tha Flamuri. Dhe unë nuk e besova kur ma thanë këta analistët e WikiLeaks, por më thanë hap fjalorin në Google, shkruaj Lul tek holandishtja dhe të del në shqip përkthimi. E bëra ashtu, më doli…
– Mos ja fut kot. Hahaha, po kjo qenka fantastike mor Flamur. Po ai paska lind për me qenë holandez.
– Le, le, se këtu ka nisë problemi. Ambasadori amerikan ka qesh me lot dhe pas kësaj për çdo idiot në qeveri është përdorur fjala Lul. Kjo pastaj qenka përhapë në çdo ambasador dhe gjithë bisedat e ambasadorit amerikan, për çdo hajdut, ose njeri që s’u ka pëlqyer, ka qene fjala Lul. Për shembull në një raport të ambasadorit amerikan për Gërdecin thuhet se: “Mediu është një Lul tipik, që po e ha për shkak të djalit të Berishës.”
– Përnjimend a? Po keka fantastike mor Flamur! Hahahaha. Po për mu çfarë thonë mor Flamur?
– Nuk e di, në disa fjali është përdorur fjala Lule, ndoshta e kanë për ty.
– Jo mor, s’besoj. Unë s’u kam lënë shkak kurrë me u duk Lule. Por kjo e Lulit keka fantastike mor burrë. Po si paskena pas ne Ministrin e Jashtëm me emrin Lul. Po ai qenka i frustum mor burrë. A e din ti çdo me thanë me t’thirrë dhjet vjet rresht sa herë u del para njerëzve, O Lul! E kupton ti sa qesharak e kemi bërë ne shtetin shqiptar, në sytë e qeverisë dhe popullit të Holandës, kur u kemi thënë se njiket Lul e kemi njëri kryesor. Dhe ky me mund Edi Ramën aaa!!! Kuku nëne, me njiket emër.
– Problemi Jozefinë është se ata dhe kur flasin për Doktorin, sidomos kur ky ambasadori amerikan ha darka me holandezin, përdorin shpesh këtë fjalë. Për shembull thonë që Berisha është një Lul, skizofren dhe çoban i pagdhendur. Është pak e rëndë. Më shumë u ngatërrova kur lexova për Zenin, ku thuhej se “Djali i tij, i cili u përzie në fabrikën e Gërdecit është një Lul”. Thashë mos e kanë ngatërru me Argitën se ç’punë ka djali me Lulin… Por kur ma sqaruan këtë punën e kodit, u mërzita shumë.
– Lene mor Flamur po kjo qenka e madhe shumë. Po kjo s’duhet me ju nda atij mor. Po ndaj është i frustrum ai mor burrë. Or unë jam femën dhe s’e duroj dot me ma thanë disa herë atë fjalë, jo me kenë burrë. Por çfarë burrit është ai, që e di se çdo me thënë emri i tij në holandisht dhe i heq gruas dhe fëmijës shtetësinë shqiptare dhe ja jep holandeze. A e din ti mor si ka me u ndje goca e tij kur të rritet dhe t’i thonë shokët “babi yt Lul”. Po kjo është skandal mor burrë. Po ai qeka njeri pa dinjitet. Kuku për ne për këtë Lul.
Comments are closed.
shum e bukur kjo histori e lulit.Puna eshte se qeveria jone eshte e gjithe qeveri lulash.Ec e prit hair nga lulat.