Smartphone janë shumë të zgjuar për pronarët e tyre

24 Dhjetor 2010, 11:58Lifestyle TEMA

Telefonat më të fundit, Smartphone, ose ndryshe kompjuterat- telefonë, janë shumë të vështirë për t’u përdorur nga njerëzit që i kanë në pronësi. Një studim tregon se 71 përqind e atyre që kanë një Smartphone, e përdorin atë thjesht për të telefonuar, për të çuar sms dhe për të parë faqen Facebook. Ndërkohë, më shumë se gjysma e personave të pyetur thonë se presioni i ka bërë që të marrin një telefon të tillë. Gjithashtu, studimi gjen se një person tipik eksploron vetëm 10 përqind të funksioneve të telefonit të tij.

1 komente në “Smartphone janë shumë të zgjuar për pronarët e tyre”

  1. Dr Gjelpera says:

    Ku di dhia c’eshte tagjia!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje