Koha influencon në shpirtin tonë

23 Dhjetor 2010, 10:44Lifestyle TEMA

“Gjithë faji është i Hënës, që kur afrohet në Tokë, i çmend të gjithë”, thoshte Uilliam Shekspir. Por jo vetëm Hënë, edhe gjendet e ndryshme klimaterike mund të ndryshojnë shpirtin tonë. Nëse më parë mendonim se ishte thjesht një supersticion, tani është e vërtetuar me shkencë: koha ndikon personalitetin tonë më shumë se çmund të mendojmë. Kjo është vërtetuar nga një studim i Universitetit të Berlinit, që ka studiuar 2000 persona. Studimi ka dalë në përfundimin se ka katër lloje njerëzish: ata që nuk influencohen në asnjë mënyrë nga moti apo ndërrimi i stinëve; ata që e duan stinën e vereës; ata që e urrejnë dhe ata që e adhurojnë shiun. Studimi ka treguar gjithashtu se fëmijët, në përgjithësi bëhen njësoj si nënat e tyre, në lidhje me ndjenjat mbi ndryshimet klimaterike. Megjithatë, nuk dihet nëse kjo ndodh për shkak të geneve apo thjesht sepse fëmijët vlerësojnë mënyrën e të jetuarit të prindërve.

Lini një Përgjigje