Dita e sotme mund të jetë më dita më e errët në 372 vitet e fundit, për shkak të përputhjes së solsticit dimëror dhe eklipsit të Hënës. Dita e sotme shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, si dhe ditën më të shkurtër të vitit. Eklipsi i Hënës do të mund të shihet nga pjesa perëndimore e hemisferës. Sipas llogaritjeve, përputhja e radhës e solsticit dimëror dhe eklipsit të Hënës do të ndodhë në vitin 2094 dhe atëherë do të shihet nga banorët e Evropës, Afrikës dhe Azisë. RFE