Dannii Minogue është emëruar “Personaliteti i Famshëm i Vitit” nga revista urbane britanike “Metro”. Muzikantja, diezenjatorja e modës dhe vlerësuesja e X-Factor, ka marrë këtë çmim për të dytën herë në tre vite, pasi fitoi në sondazhin vjetor të lexuesve. Në një letër publike në gazetë, Migonue ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre dhe ka premtuar rikthimin në Britani nga Melbourni, në muajin prill.