Lilian Love, 103 vjeçe, mendohet se është personi më i vjetër që përdor rrjetin social më popullor në botë, Facebook. 103-vjeçarja nga Tenby komunikon rregullisht me ‘friends-at’ e vet, duke përdorur iPad. Lilian me ndihmën e Facebook mban kontakte me miqtë e saj, por edhe me shtatë nipat e mbesat dhe 13 stërnipat e stërmbesat. Gjyshja e pazakontë për dy muaj feston ditëlindjen e 104-të, ndërsa titullin e shfrytëzues më të vjetër në Facebook e mori prej Ivi Bean (104 vjeçe), e cila ndërroi jetë në korrik të këtij viti. 103-vjeçarja e përdoru Facebook-unë për të parë fotografi dhe për të komunikuar me njerëzit e saj të dashur.