Amy këndon për oligarkun rus për 1 milionë sterlina

21 Dhjetor 2010, 10:55Lifestyle TEMA

Amy Winehouse është rikthyer të këndojë. Këtë radhë jo në ndonjë skenë, por një një festë private të një oligarku rus. Sipas mediave britanike, këngëtarja ka fituar nga kjo performancë, e cila ka zgjatur më për shumë se dy orë, një shumë prej një milionë stërlinash, që i bie diku tek një milionë e 200 mijë euro. Këngëtarja prej kohësh nuk ka dalë në skenë për të kënduar, për shkak të problemeve të saj me drogën. Ajo ka qenë e shtruar në një qëndër rehabilitimi dhe tashmë duket se e ka marrë veten. Të paktën në festën e oligarkut rus nuk ka zhgënjyer.

Lini një Përgjigje