Elton John dhe partneri i tij bëhen prindër

28 Dhjetor 2010, 10:09Lifestyle TEMA

Këngëtari i njohur britanik, Elton John, është bërë për herë të parë baba. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të çuditshme. Lajmi është se djali i tij ka lindur nga një nënë zëvendësuese, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. Kjo ka ndodhur si pasojë e faktit se 63-vjeçari elton John është gay dhe për këtë arsye ai ka marrë “borxh” një nënë për djalin e tij. Prindërit e fëmijës së sapo lindur do të jenë dy meshkuj, këngëtari John dhe regjisori kanadez, David Furnish. Këta të fundit jetojnë bashkë që prej viteve ’90. Ndoshta kur të rritet, fëmija do ta ketë pak të vështirë ta kuptojë se pse dy prindërit e tij janë meshkuj.

Lini një Përgjigje