Nëse martesa është shumë e shtrenjtë dhe nuk mund ta përballoni, ju mund të hapni një blog. Kjo është ideja e një çifti të rinjsh nga milano, të cilët nuk duan që të heqin dorë nga martesa. Ualt dhe Elisa, ai i diplomuar për Ekonomi, ajo për farmaci, nuk mund ta përballojnë dasmën, e cila kushton rreth 25-27 mijë euro. Për këtë arsye, të rinjtë kanë kërkuar që të sponsorizohen. Kushdo që kërkon të ndihmojë këtë çift, fare mirë mund t’i gjejë në Facebook dhe mund t’u nisë një shumë, sado dhe modeste që mund të jetë ajo.