Sinisha Shushiq ka numrin 56 të këmbës dhe sigurisht është njeriu me këmbën më të madhe në Bosnjë e Hercegovinë. Prandaj, është i detyruar që këpucët t’i marrë nga jashtë.
Boshnjaku 28-vjeçar, siç shkruajnë mediet boshnjake, i cili është i lartë 201 centimetra dhe peshon 160 kilogramë, qysh në shkollën e mesme kishte probleme me këmbën, edhe pse atëherë kishte numrin 52, për t’u rritur pas shkuarjes në ushtri në 56.
Ai thotë se e shpëton xhaxhai, i cili jeton në Kanada që i dërgon rregullisht këpucë, duke shtuar se ato kushtojnë shumë shtrenjtë, deri në 250 euro.
Shushiq thotë se ka kohë që nuk hyn në dyqanet e këpucëve, pasi e ka të vështirë të gjejë ndonjë palë atlete apo këpucë që do t’i pëlqejnë, dhe është i vetëdijshëm se nuk ka numër për të.
“KD”