Boston, macja thirret si anëtare jurie

18 Janar 2011, 10:23Lifestyle TEMA

Një mace në Boston të Shteteve të Bashkuara është thirrur që të jetë pjesë jurisë së një gjykate. Kjo ka ndodhur pas një keqkuptimi. Pronarja e maces, Ana Esposito, shprehet se bëhet fjalë për një gabim burokratik. Macja duhet të paraqitet si anëtare jurie më 23 mars, në një proces gjyqësor. Pronarja e maces thotë me ironi se, “si do të përgjigjet kur ta pyesin për fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit? Do thotë miau?”

Lini një Përgjigje