Vogëlushit i ngjitet gjuha në një shtyllë metali

15 Janar 2011, 13:01Lifestyle TEMA

Gjithçka ka nisur si një lojë për një tetëvjeçar nga Oklahoma, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vëllai e ka sfiduar që në të ftohtë, ai të lëpijë me gjuhë një shtyllë metalike. Vogëlushi ka lëpirë një shtyllë pranë shkollës, por gjuha i ka ngecur. Është dashur ndërhyrja e veçantë e mjekëve që gjuha të shqitej. Asaj i është hedhur ujë. Por vogëlushi ka qëndruar plot dhjetë minuta me gjuhën e ngjitur pas shtyllës. Më pas ai është dërguar në spital.

Lini një Përgjigje