Bashkimi Europian ka dërguar miliona ditarë nëpër shkolla, të cilat përmbajnë festat e myslimanëve, hinduve, hebrenjve e kinezëve, por nuk ka përmendur festimet e të krishterëve. Edhe pse ka shpenzuar 4.4 milionë sterlina për këtë gjë, në ditaret e shpërndarë në mijëra shkolla nuk përmenden Krishtlindjet e Pashkët. Kjo ka tërbuar klerikët e krishterë. Ata kanë deklaruar se është e pabesueshme. Në ditar spikat Dita e Europës më 9 maj, por nuk janë festat e krishtera. Një zëdhënës i Komisionit Europian ka kërkuar falje.