Djali i Tom Hanks, reper

14 Janar 2011, 10:22Lifestyle TEMA

Kohët e fundit në Amerikë është duke u folur për një reper të bardhë, i cili sapo ka publikuar një këngë. Kjo, jo për cilësitë e tij si këngëtar, por për faktin se është djali i aktorit të njohur, Tom Hanks. Duke e ditur këtë fakt, djali 20-vjeçar i aktorit ka ndryshuar mbiemrin dhe nëpër ekrane shfaqet si  Chet Haze. “Jam krenar për mbiemrin tim, por unë nuk jam im atë. Jam vetvetja”, ka deklaruar Chet. Pavarësisht se me muzikën e tij, 20-vjeçari kërkon që mos të identifikohet me të jatin, kjo është e pamundur, sepse kur flitet për të, gjithmonë përmendet që është fjali i aktorit të njohur Tom Hanks.

Lini një Përgjigje