Nëse mendoni se shtëpia juaj ka më shumë pluhur, ndoshta keni të drejtë. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se në atmosferë ka dy herë më shumë pluhur se 100 vite më parë. Sipas tyre, kjo rritje do kontribuojë në ndryshimet klimaterike e ekologjike në mbarë botën.