Telenovela fut në sherr Venezuelën me Kolumbinë

15 Janar 2011, 13:15Lifestyle TEMA

Venezuela i ka kërkuar një televizioni privat që të mos transmetojë më një telenovelë kolumbiane për shkak se fyen vendin.

Telenovela kolumbiane “Chepe Fortuna” ka një personazh të quajtur Kolumbia, e cila ka një motër të quajtur Venezuela. Kjo e fundit ka një qen, të quajtur “Hugoja e vogël”, ashtu si drejtuesi venezuelan, Hugo Çavez.

Gjatë një episodi, Venezuela humbet qenin e saj Hugo, kurse Kolumbia i thotë të mos mërzitet se është më mirë që i humbi ai qen.

Dy vendet kanë marrëdhënie të këqija prej kohësh, por po bëjnë tentativë që t’i përmirësojnë ato.

Lini një Përgjigje