Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në mesditë Kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama, me kërkesën e këtij të fundit, për të diskutuar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në vend.
Presidenti Topi shprehu shqetësimin e madh për gjendjen e tensionuar në vend dhe nënvizoi se: “në situatën e krijuar bëhet më se e domosdoshme vendosja e dialogut politik institucional si mjaft e rëndësishme për stabilitetin e vendit, rendin publik, jetën e qytetarëve dhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Kryetari i Shtetit nënvizoi nevojën urgjente të mbizotërimit të maturisë e dialogut, duke kërkuar nga faktorët dhe aktorët politikë të gjejnë vullnetin e duhur dhe të përmbushin përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre duke vënë interesat e vendit dhe të popullit shqiptar mbi gjithçka tjetër. “Në këto momente, më shumë se asnjëherë tjetër na duhet qetësi, maturi dhe përgjegjësi politike dhe individuale, për t’i lënë kohën dhe hapësirën e nevojshme funksionimit të shtetit të së drejtës dhe institucioneve të pavarura ligjore të tij.” – u shpreh Presidenti Topi.
“Institucionet e shtetit dhe punonjësit në detyrë janë të shenjtë e të paprekshëm, ashtu sikurse është edhe mbrojtja dhe kujdesi për jetën e qytetarëve. Në çdo rrethanë, e drejta legjitime për të demonstruar paqësisht duhet administruar me përgjegjësi maksimale!” – theksoi Presidenti Topi.
Gjithashtu Kreu i Shtetit mbështeti edhe një herë zhvillimin e një hetimi tërësor, të paanshëm, profesional dhe transparent të ngjarjeve të datës 21 janar duke nxitur bashkëpunimin mes institucioneve të zbatimit të ligjit. “Vetëm shteti ligjor është garancia e një vendi demokratik dhe ai duhet të respektohet nga cilido!” – u shpreh Presidenti Topi.
Comments are closed.
ky trapi din te thote vetem formulen e dialogut por vete nuk e kupton se cfar dialogu duhet kur limitet kohore per dialog jane kaluar dhe jane konsumuar per shkak te mos dialogut nga krahu i berishes dhe se nuk mund te mbetet gje tjeter vecse te hiqet ky ciban qe po i behet ferr shqiperise.Topi i ka mend per koqe topi dhe si rref vrasja e qytetareve te pafajshem sepse dhe ai eshte nga ata qe i jep jete berishes duke menduar te qendroje ne politike dhe per momentin nuk ha pyk fare se kete rradhe berisha eshte drejt fundit perfundimtar dhe jo si me 1997 kur opozita atehershme i dha jete atij
Nuk kuptoj dicka!!!
Perse kane folur me perkthyese?
Takimi zyrtar nuk behet neper kolltuqe, por ne tavoline pune!!!
President “figurativ”
President! Jep doreheqjen qe te iniciosh nje kompromis parlamentar (nese Saliu ka ndermend ta pranoje), ose ik me mire ne shtepi!
Disa krahina te Shqiperise topave u thone Koqe.
Sa bukur qenka krehur Topi more, po sa serioz rrika, tamam sic i ka hije nje burri shteti. Thoni cte doni, per lopet e per derrat ka studiuar, po cmi gjen fjalet per cdo rast ama dhe ke pare ti i ngjisin si me zamke …
Arsen duhet te te vij turp ,nuk ke ide se qeshte ajo ne mes presidentit Topi dhe Kristaqit(duhet te ju kujtoj se kend e perkrahni, ai eshte grek). Presidenti ne qdo takim e ka personin qe mban shenimet apo mund te jet nga zyra e shtypit.
Ana ,sa per komentin tend per frizuren e Topit, mos te behet shum dert ty per QImet e tij .rregulloj te qimet tuja mos humb koh me te tjerve.