Nju Jork, spot shok kundër sheqerit

4 Shkurt 2011, 10:06Lifestyle TEMA

Departamenti i shëndetit në Nju Jork ka realizuar një spot kundër sheqerit. Spoti ka shokuar amerikanët, pasi paraqet efektet që shkakton konsumimi i pijeve me sheqer, si coca cola apo frapetë me çokollatë. Në spot paraqiten njerëz obezë, të cilët vuajnë deri në dhimbje. Vetëm në nju Jork, numërohen mbi 700 mijë persona që vuajnë nga obezitetit. Për këtë arsye, autoritetet e Nju Jorkut kanë ndërmarrë një fushatë kundër pijeve me sheqer, duke këshilluar qumësht dhe ujë.

Lini një Përgjigje