Ne e kalojmë jetën të bombarduar nga informacioni që na buron nga çdo drejtim. Tani shkencëtarët kanë bërë një kalkulim se sa informacion merr një njeri në botën moderne brenda një viti. Studimi është kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë. Sipas tyre, çdo ditë një njeri bombardohet me informacion aq shumë sikur të kishte lexuar 174 gazeta brenda ditës.
Në rast se ky informacion do të ruhej në CD, stiva do ishte e gjatë nga toka deri në hënë.