Mishele Obama u ndalon Facebook-un vajzave

10 Shkurt 2011, 10:49Lifestyle TEMA

Zonja e Parë amerikane, Mishele Obama, është kundër përdorimit të rrjeteve sociale nga ana e fëmijëve. Për këtë arsye, ajo ua ka ndaluar vajzave të saj, Sasha dhe Malia, përkatësisht 8 dhe 11 vjeç, që të jenë pjesë e Facebook-ut. “Nuk jam ndonjë fanse e madhe e idesë që fëmijët të jenë në Facebook, pasi nuk është diçka për të cilën kanë nevojë, nuk është e domosdoshme”, ka thënë Mishele Obama në një intervistë . Ajo është shprehur se vajzat e saj mund të regjistrohen në Facebook vetëm kur të jenë të rritura, por jo në këtë moshë, pasi nuk iu shërben.

Lini një Përgjigje