Ish- sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka publikuar kujtimet e tij. Ai ka pohuar se ish- diktatori irakian, Sadam Hysein ka vënë 60 milion dollarë në dispozicion për atë që i sillte kokat e vajzave të Rumsfeld si hakmarrje për dy djemtë e vrarë. Rumsfeld thotë se e kishte marrë shumë me frikë këtë kërcënim. Edhe presidentit Bush i ishte bërë i njëjti kërcënim për vajzat. “Por vajzat e presidentit kanë një mbrojtje speciale, unë druhesha për vajzat e mia,” ka thënë Rumsfeld. Ai e ka bërë këtë zbulim gjatë një interviste televizive.