Shkencëtarët thonë se një tjetër vullkan është pranë shpërthimit në Islandë. Nëse ai do shpërthejë, katastrofa do jetë shumë herë më e madhe se ajo e vitit të shkuar. Profesorit e Universitetit të Islandës thonë se bëhet fjalë për vullkanin Bárdarbunga, i dyti më i madh në ishull. “Kemi arsye të forta për tu shqetësuar,” tha Pall Einarsson, profesor i gjeofizikës.