Sonambulizmi shkaktohet si pasojë e ADN-së. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit School of Medicine në Uashington. Studiuesit thanë se të prekurit nga kjo sëmundje e kanë të trashëguar atë. Sonambulizmi me kalimin e moshës mund të shërohet, por në rast se kjo nuk ndodh kur fëmija rritet, atëherë mund të bëhet një sëmundje shumë e rrezikshme. Studiuesit kanë vëzhguar një vajzë 12-vjeçare për punën e tyre dhe kanë arritur në përfundimin se ajo e kishte të trashëguar. Kjo, pasi në katër breza, 9, nga 22 pjesëtarët e familjes, kishin vuajtur nga kjo sëmundje.