Reporterët pa Kufij: Dënohet sulmi i ambasadorit Dell ndaj mediave

2 Mars 2011, 10:26Rajoni TEMA

Reporterët pa Kufij me seli në Paris, e kanë dënuar letrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Kristofer Dell, drejtuar Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovë, më 23 shkurt, me të cilën kritikohen gazetat Ekspres, Koha Ditore dhe TV Koha Vision, për përdorimin e fotografive të mesazheve SMS, për të treguar se ai i ka dhënë këshilla presidentit të ri të Kosovës në Kuvend, para votimit, në të cilin ai e siguroi presidencën.
“Ne e dënojmë fuqishëm mënyrën se si ambasadori Dell kërkoi, në emër të lexuesve dhe shikuesve të tyre, që gazetarët e Kohës dhe Ekspresit, të kërkojnë falje për sjelljen e tyre dhe e kanë vënë në pikëpyetje etikën e tyre gazetareske”, thuhet në kumtesën e Reporterëve pa Kufij.
Mëtutje, kjo organizatë thekson se “komentet e ambasadorit përbëjnë keqtrajtim të papranueshëm të mediave kosovare, që tashmë janë të keqtrajtuara nga liderët e vendit të tyre dhe që do të duhej të llogarisnin në mbështetje më aktive nga vendi, që përgjithësisht njihet për përkushtimin për mbrojtjen e lirisë së mediave”

“RFE”

2 komente në “Reporterët pa Kufij: Dënohet sulmi i ambasadorit Dell ndaj mediave”

  1. fule says:

    Ky rryshfeto-ambasador do ndihmoje ne ngritjen e institucioneve demokratike ne Kosove?

  2. Epirioti says:

    Po keta dallkauk, te tere i paguan KGB-ja apo shteti amerikan. Duket sikur po bejne politike antiamerikane, si ky ne Kososve, edhe ky ne Tirane.
    ose gabimisht jane nderruar letrat kredenciale te amabsadoreve rus me ata amerikane

Comments are closed.

Lini një Përgjigje