Opozita kosovare: Qeverinë e “rrëzojmë” në Kuvend

28 Shkurt 2011, 11:32Rajoni TEMA

Tri partitë opozitare në Kosovë, paralajmërojnë sfidimin institucional, të gjithanshëm, të koalicionit qeverisëse PDK-AKR-minoritetet. Dilemat rreth legjitimitetit të zgjedhjeve që prodhuan këtë koalicion, dhe problemet e fundit në zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë, janë aspektet e para me të cilat do të shërbehen LDK-ja, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe AAK-ja në opozitën e tyre ndaj qeverisë.

Por, ndryshe nga vendet e rajonit, kur opozita aplikon edhe bojkotin e Kuvendit si formë të presionit, tash për tash tri partitë kosovare nuk do të ndjekin një rrugë të tillë, përkundër faktit se të tria bojkotuan seancën ku u zgjodh presidenti dhe qeveria e re.

Glauk Konjufca, deputet i “Vetëvendosjes” ka thënë se ky subjekt politik do të përpiqet që të realizojë programin e saj nëpërmjet institucioneve. Sipas tij, Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes” do ta shfrytëzojë hapësirën institucionale për realizmin e programit të saj dhe do të ngrejë të gjitha problemet në të cilat po kalon Kosova, duke i orientuar proceset në përputhje me programin e saj politik.

“Do të përpiqemi t’i përmirësojmë ato institucione, nuk do të tolerojmë kurrfarë padrejtësie dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet për të luftuar padrejtësitë, përfshirë edhe shkeljet e fundit që kanë ndodhur me rastin e zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë”, ka thënë Konjufca…

“ZERI”

Lini një Përgjigje