Aksidentohet presidenti Pacolli

25 Shkurt 2011, 09:59Rajoni TEMA

Eskorta e presidentit Behgjet Pacolli ka pësuar një aksident në orët e mbrëmjes, por askush nuk është lënduar.

Burimet i kanë thënë KTV-së, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20 në afërsi të Mensës së Studentëve, në Prishtinë. Kohavision mëson se shkak i aksidentit ka qenë mosmbajtja e distancës së duhur në trafik. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ibrahim Gashi i AKR-së.

Ai ka thënë se Pacolli ka qenë në makinë, por ka pasur vetëm gërvishje të vogla të automjetit, dhe as që ka nevojë për riparimin e tyre.

“ZERI”

Lini një Përgjigje