LDK e AAK do t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

23 Shkurt 2011, 13:37Rajoni TEMA

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se në bazë të zhvillimit të seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku është votuar për presidentin, “është shkelur Kushtetuta e Kosovës”. LDK, votimin e djeshëm e konsideron si jokushtetues.

“LDK-ja, institucionet e dala nga seanca e djeshme, i konsideron jolegjitime. Për këtë ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar mendimin e kësaj gjykate se a është shkelur kushtetuta apo jo”, i tha Radios Evropa e Lirë përgjegjësi për informim i LDK-së, Kujtim Shala. Ai nuk saktësoi se kur do të bëhet kjo kërkesë në Gjykatën Kushtetuese. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sa më shpejt që të jetë e mundshme, për mënyrën e votimit të presidentit. Ahmet Isufi nga kjo parti tha se “ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës i kanë dhënë një hije të keqe jo vetëm institucionit, por edhe asaj për çka kemi luftuar dhe punuar tash e një dekadë”. Në një takim me gazetarët në Prishtinë, Isufi ka pohuar se në këtë formë “është dhunuar demokracia në Kuvend” dhe se “AAK-ja nuk do të lejojë diktaturë në Kuvendin e Kosovës”.

1 komente në “LDK e AAK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”

  1. Alban33 says:

    Shikoni filmimimet, edhe pse Kryetari i Parlamentit te Kosoves thote se ska pushim Hashim Thaçi cohet ne kembe dhe nuk e çan koken se ç’thote kryetari!! Madje i ben nje shenje ofenduese me dore!!! Krasniqi duke pare qe Thaci po del nga salla, per te mos ngelur si i dh… u jep vetem 5min, duke ju kujtuar se duke marre pushim po shkelni rregulloren! Ata kthehen pas 1ore!!!
    Pse ky Idiot kopjon Berishen, copy-paste?!!!!!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje