Raportuesja e Parlamentit Evropian për regjimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, Tanja Fajon ka pohuar se ekziston mundësia që për Serbinë dhe vendet e rajonit sërish të aplikohen vizat.
Ajo citohet të ketë thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtojnë seriozisht përmbushjen e detyrimeve, sidomos çështjen e azilantëve të rremë për të shmangur këtë pasojë.
“Kjo mundësi ekziston dhe procedura e kthimit të vizave do të jetë edhe më e shkurtër, sepse disa vende si Franca dhe Holanda, synojnë ta përshpejtojnë këtë procedurë”, citohet të ketë thënë Fajon.
“ORA NEWS”