Limaj: Nuk do të jem pjesë e kabinetit qeveritar

21 Shkurt 2011, 11:30Rajoni TEMA

Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj ka hequr dorë nga të qenët në kabinetin qeveritar.

“Është bërë thirrje që të ketë qeveri të pastër. Ju e dini se unë kam qenë më i përfoluri. Duke konsideruar se mbi të gjitha Kosova, duke ofruar mundësi që vendi të ecë kah integrimet euro-atlantike nuk jam dhe nuk dua të jem barrë për vendin tim”, ka thënë Limaj, duke aluduar në hetimet e EULEX-it të hapura ndaj ministrisë që ai e ka drejtuar për tre vjet.

“Derisa po zhvillohen hetime ndaj MTPT-së, nuk do të jem pjesë e kabinetit të Qeverisë. Besoj se kriteret që janë kërkuar për institucionet e Kosovës të plotësohen”, ka thënë Limaj, duke shprehur edhe një herë bindjen e tij se ministria që ai ka udhëhequr ka qenë ministria më profesionale dhe më e pastër nga të gjitha.

Këto komente zoti Limaj i bëri në një takim me gazetarët në Prishtinë. RFE

6 komente në “Limaj: Nuk do të jem pjesë e kabinetit qeveritar”

  1. Andreas says:

    Futu tek partia çame se ata te marrin pavaresisht te kaluares apo te tashmes kriminale. Madje i kerkojne me qiri ata si ty.

    1. hajri says:

      HA O GREK HA

      1. Andreas says:

        Si bertet Idrizi sa here qe flet ashtu edhe ti shkruan me germa te medha sa here qe shkruan. I keni ca komplekse inferioriteti i keni ?

        1. hajri says:

          DHE KJO TREGON INFEROIORITET????? EDHE KETE NUK E KISHA DEGJU. NGA JU GREKET ÇA NUK PRET,LLOJ LLOJ FANTAZISH E INTRIGASH. IK BO DETYREN E GREKUT IK ,IK HAJE

          1. Andreas says:

            Pikerisht ky eshte nje prej problemeve tuaja, nuk degjoni ?

        2. hajri says:

          IK KE VENI IK, TREGOHU GREK SE PER NDRYSHE TE PAREVE TE TU DO T’JU NGELE HATRI

Comments are closed.

Lini një Përgjigje