Në kohën e festimit të përvjetorit të tretë të pavarësisë, Kosovës i vjen shkrimi më i rëndë ndërkombëtar. Është revista prestigjioze “Foreign Policy” e SHBA-së, që në numrin e saj më të ri vendos në ballinë shkrimin e gjatë me titullin “Banditokracia”.
“Mendoni se Mubaraku ishte i keq? Liderët e Kosovës akuzohen për trafikim organesh e tregti me drogë. SHBA-të mbyllin sytë”, është pasusi i parë i shkrimit nga Whit Mason dhe Bronwyn Healy- Aarons.
Aty fillimisht përshkruhet fakti sesi Kosova në këta tre vjet “nuk ka kodin e saj postar as telefonik, nuk mund të ketë një IP adresë të veten, sportistët e saj nuk marrin pjesë në ngjarje sportive ndërkombëtare, mijëra trupa të NATO-s ende shërbejnë si paqeruajtës, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 5 shtete, duke përfshirë Haitin dhe me vetëm 75 njohje nga 192, Kosova mbetet një shtet gjysmë-sovran”.
Çështja kryesore që ngrit ky shkrim është përkrahja që u jep SHBA-ja liderëve autokratë kudo në botë, duke përfshirë edhe vendosjen e “të fortëve” në krye të një demokracie të re siç është Kosova.
“Kryeministri Thaçi është nën akuza për trafikim organesh, lideri opozitar Ramush Haradinaj gjendet në Hagë me akuza për krime lufte, ministri i Transportit, Fatmir Limaj u bastis me dyshime për keqpërdorimin e miliona eurove të buxhetit, kurse guvernatori i Bankës Qendrore u arrestua me akuza për evazion fiskal, korrupsion dhe pastrim parash”, kujton Foreign Policy.
“Teksa SHBA-ja përballej me pafuqinë (ose frikën nga përzierja) për të pasur ndikim në largimin e regjimeve në Tunis dhe Kajro, në fakt ajo e ka fuqinë për të ndikuar në ndryshime dhe për të promovuar një qeverisje më transparente dhe të përgjegjshme në Prishtinë – ku një grup i liderëve banditë, pasardhës të UÇK-së, që akuzohet për krime lufte e tregti me armë, tash po e udhëheqin këtë vend. Por, deri më tash Washingtoni nuk ka pasur vullnet që të bëjë presionin e nevojshëm tek liderët kosovarë – dhe mosvullneti për ta bërë këtë rrezikon investimin miliardësh, duke e çuar shtetin drejt banditokracisë”, shkruan FP.
Madje, sjellja e “çuditshme” amerikane ilustrohet me disa shembuj interesantë.
“Në vitin 1999, mbështetja amerikane për Thaçin si një hero u kurorëzua me një puthje në faqe nga ana e atëherë Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright, pas intervenimit të saj në Kosovë. Në vitin 2004, secili pjesëtar i stafit të SHBA-së u ftua në dasmën e Haradinajt, dhe përkundër lidhjeve të tij me krimin e organizuar dhe pritjes së një akuze për krime lufte, të gjithë shkuan në dasmë. Së fundi, një natë pas bastisjeve në zyrat dhe shtëpinë e Limajt, ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell u pa duke qeshur dhe biseduar me ministrin në një aheng të madh në Prishtinë”.
Revista authoritative ka një mesazh për administratën amerikane.
“Parimi kryesor në ndihmën për ndërtimin e demokracive të reja duhet të jetë mbështetja e kushteve për të mos lejuar asnjë që të veprojë mbi ligjin. Madje edhe në një vend si Kosova, ku ndikimi perëndimor është aq i madh, krijimi i hapësirës për aktivitete jashtëligjore, fshin gjithçka tjetër që është arritur edhe me intervenimin më ekstravagant”, përfundon shkrimi, të cilin e transmeton portali Indeksonline.
Comments are closed.
Po ndonje gje per kete shpellarin tone nuk do shkrujne keta?
Artikull shkerdhatash!
Kosova eshte Shtet Sovran dhe I Pavarur
Kushdo qe ka iluzione….lodhet kot
LIDERET DHE QEVERINE E ZGJEDH POPULLI….TIFOZET LE TE SHOHIN NDESHJEN1
Ore, njerez te Foreign Policy….beni penat gati per “Banditet” qe po ju lene shendet nga tere Bota… mos qani hallin e ktyre qeverritarve Kosovare….Kur te dalin Faktet, atehere Shkruani per Ta…..Deri sa ata sjane provuar Fajtore….atehere me Ligjin e shtetit tuaj, jane te PAfajshem…
… Hani mute… se helbete, merrni para nga Serbia….ndaj mbaheni si gazeta ne kembe… se kom ktu 20 vjet, por gazete ( qe ju e cilesoni) te tille ne treg, sme ka zone syni.
NE KOSOVE KA NJEREZ TE NDERSHEM DHE TE SHKOLLUAR POR E KEQJA ME E MADHE ESHTE SE ATJE E KANE MARE NE DORE RRUGACERIA PROBLEMI I DYTE ESHTE SE NUK EGZISTON OPOZITA PO NUK PATI OPOZITE TE FORTE NUK KA DEMOKRACI SHIKONI SI VJEN SITUATA FILOSLLAVI CANDIDAT PER PRESIDENT TURPE DHE ATO NJOHJE QE U BEN U BEN NGA PUNA E MJAFTUSHME E QEVERISE SHQIPTARE KOSOVA NUK KA ZGJIDHJE ZGJIDHJA E VETME ESHTE OSE TI KALOJE SERBISE OSE TI KALOJE SHQIPERISE NE KETE SITUATA QE NDODHET I SHERBEN VETEM KLANAVE KRIMINALE TE THACIT PACOLLIT ME KOMPANI
Ata shajne lideret e Kosoves kur Kosova realisht udhehiqet nga Europa
Pra nqs ka krime, apo korupsion ne Kosove eshte pergjegjese Eulexi , Europa
——-Ndaj intelektualet kosovare duhet te ngrihen dhe te thone qe cdo gje qe ndodh ne Kosove eshte pergjejgese Administrata europaine , sepse shteti i ksooves eshte formal , cdo gje e ka ne dore Eulexi
Qeveria e Kosoves edhe e Shqiperise ti dergoje nje leter proteste kesaj revistes amerikane, nepermjet ambasadorit tone ne USA
Sepse keto revistat ketu shkruajne edhe te ndikuara nga diasporat serbe dhe greke,mos shikoni je se ka emer revista.Parane e duan te gjitha keto revista dhe nuk pyesin shume ….
Gazeta mer parate dhe i thote ndonje studjuesi te bej nje artikull kritikues per Kosoven dhe ata jane gati,pasi dihet q e ne shqipot
kemi krijuar nje opinion qe edhe po te na shash e diskretitosh , qeveria joen nuk ndihet dhe nuke con ceshtjen ne gjyq .
Sepse kjo gazete nuk ka asnje fakt, dhe flet vetem mbi bazen e thash e themeve ,ndaj te hapet nje proces penal kunder saj ketu ne USA,me nje avokat te forte dhe ta shikosh kur te filloje gazeta te kerkoje falje pubilke
Ndryshe nqs ne nuk reagojme kur na fyejne , ata do vazhdojne te na diskretitojne…..
O Tronco,apo tiranas, po sa shpejt e paske harruar ate fjale te urte popullore qe thote,si per Thacin e berishen te mare sebashku se”aty ku ka ZE nuk eshte pa GJE”apo nje luge supe e prishur te ben te vjellesh tere jete.Hashim Thaci e Sali Berisha me shoke jane e do te jene turpi i shqiptareve kudo ndodhur.Jane mijra krime qe kane vulen e doren e tyre ne vite,ne tragjedite ne dete e toke.Kujto mijra krime te bera ne Shqiperi e Kosove nga korrupsioni e kontrabanda e naftes dhe e armeve me milloshevic-karaxhic-arkanin e me bandat blu-roze te politikes zyrtare te Tirones, e pastaj flit per ligj e moral se u bere turpi i Tironcave,se nese do te kishte ligj e moral berisha e thaci nuk do te ishin sot duke bere gam gam si qente per moral,keto te pamoralshem ne krye te pushtetetve.Beso,historia ka vertetuar e shume njerez te mencur si Prof.Sami Repishti kane thene se”nje krim i pa ndeshkuar eshte nje krim qe vazhdon”Binduni ju o te marre te dhene pas parase se korrupsionit e te kirmit,shteti i se drejtes po troken ne deren e shqiptareve,lum kush e kupton e behet pjese e tij,mjere ata qe nuk e kuptojne e behen bashkeautore ne bangen e akuzes per mijra krime makabre e korrupsion marramendes duke grabitur e vrare shqiptaret.Te pendohesh eshte kulture,por te vazhdosh te jeshe pjese e botes se korrupsionit dhe e krimit prit ndeshkimin.”Zoti vonon por kurre nuk harron te ndeshkoje kriminelet”thote populli o tiranas Tironci.Beso e bindu.Te shkruajshe eshte kulture e dije,por te zhgaravitesh e te lustrosh,apo ti bejsh avokatine krimit eshte mekat.
O Tan Tironasi,apo tiranasi,po per ato dyzet femijet e jetimores ne Tirone qe u deklaruan te vdekur,por kur u hapen varret e tyre pas zerave qe kishin dale, u vertetua,se “cuditerish”arkivolet e tyre u gjeten te mbushur me zhavorr,cfar mund te na thuash per ndersherine politikave te tirones zyrtare,nje lajthitje,apo nje bashkemunim me boten e krimit?Ku shkuan keto fatkeqe qe kishin perkujdesjne e politikave shteterore,per biresim,apo per pjese kembimi?lus Zotin qe ato te gezojne nje jete te mire ne liri e demokraci e jo si ne Trane qe i tregetuan ne tregun e zi si placke tregu,e pa atdhe politika e Tiranes zyrtare.Morali e ndersheria jane vete jeta njerezore,per te cilen Zoti na bekoje,kurse kusakia e krimi jane pjese e jetes se djajve me fytyra njerezore qe duhen shkulur nga te kater pushtetet e djegur ne flaket e ferrit sa me shpejt per te shpetuar njerezimin nga krimet e rradhes.
ME HABIT FAKTI SE KETU KA NJEREZ ” ATDHETARE’ QE BARAZOJNE KOSOVEN ME LIDERET E SAJ. NUK DO TE THOTE SE NQS DIKUSH AKUZON THACIN, KA AKUZUAR KOSOVEN. NE E DIME MIRE SE NE BALLKAN QEVERISIN OSE KANE QEVERISUR ME SE SHUMTI QEVERI GANGSTERESH DHE MAFIOZESH TE NDYRE DUKE FILLUAR NGA BERISHA, GJUKANOVICI ETJ ETJ. NUK KA PSE CUDITEMI QE EDHE NE KOSOVE LIDERET E PUSHTETIT JANE TE KORRUPTUAR, BILE ASHTU ESHTE SE AKUZA KA PASUR EDHE BRENDA KOSOVES. BILE DO THOJA SE ME HYRJEN E AMERIKES “CLRIMTARE’ NE KOSOVE, TRAFIQET DHE KRIMI JANE SHTUAR SHUME, SIC JANE SHTUAR EDHE ATY KU AMERIKA KA SJELLE “LIRINE DHE DEMOKRACINE” SI P.SH. IRAKU, AFGANISTANI, NIKARAGUA, PANAMAJA ETJE TJ