Pacolli: Serbia është nëna e keqe e Kosovës

18 Shkurt 2011, 17:26Rajoni TEMA

Në një intervistë që kandidati për president të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka dhënë për një gazetë kroate, disa ditë pas shpalljes së pavarësisë, ka thënë se ëndrra e tij është që “t’i pajtojë serbët dhe kosovarët”, ndërsa Serbinë e ka cilësuar si  “nënë të Kosovës, por të keqe”.

Në intervistën që i kishte dhënë gazetës “Veçernji list”, më 24 shkurt 2008, e cila ishte realizuar në rezidencën e tij në Lugano të Zvicrës, lideri i AKR-së kishte folur edhe për takimet që ai i kishte realizuar në vitin 1999 me Slobodan Milosheviçin, hetimet që kishte nisur kundër tij ish-prokurorja, Carla del Ponte, si edhe për jetën e tij private.

Gazeta kishte shkruar që “Pacolli nuk ka shumë fjalë të këqija për serbët, përkundër të gjitha krimeve që i kanë bërë popullit të tij” dhe se për të “Serbia ende është nënë e Kosovës, për fat të keq, nënë e keqe”.

Kandidati për president, i cili pritet që të votohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës, ishte cituar duke thënë: “Kur prindërit nuk sillen si duhet me fëmijën, nëse e keqtrajtojnë, atëherë do të gjendet dikush që do t’ia marrë fëmijën. Ky është rasti me Kosovën”.

Mirëpo, Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së, të enjten ka thënë se ky është interpretim i gazetës dhe se varet prej çfarë këndi interpretohen. I pyetur rreth misionit të Pacollit “për pajtimin e serbëve dhe kosovarëve”, Makolli ka thënë se këta dy popuj kanë përgjegjësi për stabilitetin e rajonit.

“Kjo varët se si dhe prej çfarë këndi e interpreton këtë. Veç diçka dua të them, që besoj edhe z. Pacolli e ka pasur në mendjen e tij: ‘Shqiptarët dhe serbët në Ballkan kanë përgjegjësi si dy kombe për paqe dhe stabilitet të këtij rajoni dhe kanë përgjegjësi që t’i largojnë hasmëritë për të shikuar nga e ardhmja. Natyrisht, të dy si zot të vetvetes”, ka thënë shkurt ai nëpërmjet telefonit.

AKR-ja vazhdimisht është arsyetuar se deklaratat e Pacollit të dhëna për shtypin e huaj, kryesisht atë, serb janë keqinterpretuar. Ai në shumë intervista kontroverse ka shprehur qëndrime të kundërta me vizionin e Kosovës dhe të ardhmen e saj evropiane. Edhe në intervistën për gazetën kroate, Pacolli ka thënë se për krimet në Kosovë janë fajtorë vetëm liderët serbë.

“Më vjen keq për serbët, ata janë popull i mrekullueshëm. Ata dhe ne jemi si dy vëllezër që përherë grindemi, derisa nuk e ndajmë pasurinë dhe nuk e ndërtojnë shtëpinë e vet. Tek atëherë fillon dashuria e vërtetë vëllazërore”, ka thënë ai, duke folur edhe për dy takime me Milosheviçin, në vitin 1999.

“Kam dashur që edhe njëherë të përpiqemi të jetojmë së bashku, por ai më tha se s’ka gjë nga kjo që unë i propozova dhe se shqiptarët do ta mbajnë mend mire çfarë do t’ju ndodhë”, ka thënë Pacolli.

“KD”

5 komente në “Pacolli: Serbia është nëna e keqe e Kosovës”

  1. bllokman says:

    Ky eshte nje matrapaz m.uti qe se ka shokun. Kjo ishte levizja me e keqe qe mund te bente hashim thaçi.

  2. Falcon says:

    Serbia mund te jete vetem nena jote….mer xhambaz internacional

    1. nasradini77 says:

      JAM PLOTESISHT DAKORD ME TY Z.FALCON!
      RRESPEKT!

  3. fri says:

    Z. pacolli duhet te dish dhe tjetren se: Rusi eshte baba i keç i Kosoves.

  4. NARDI says:

    Ky pretendon te behet president i Kosoves??????????????????????????????? MOOOOOOOSSSSS…
    Ky qenka nje kokerr injoranti…………….nuk eshte cudi qe te punoje per putinin se sec ka lidhje andej nga Moska. MOS I BESONI ATIJ………o Kosovare

Comments are closed.

Lini një Përgjigje