Në 41 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, skuqet rektori i tij, Mujë Rugova. Teksa po fliste në njërën prej sallave solemne të universitetit për të bëmat e universitetit, Rugova është vënë në siklet. Aktivistë-studentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë brenda duke e gjuajtur me ngjyrë të kuqe rektorin Mujë Rugova.
“Duhet të të vi turp për gjendjen që e keni sjell Universitetin” ka qenë thirrja e aktivistëve të cilët e kanë gjuajtur me ngjyrë, por pa i shkaktuar lëndime rektorit Mujë Rugova. Më pas, disa aktivistë të saj janë larguar por janë rrahur jashtë objektit nga disa persona të panjohur, raporton indeksonline.
Po ashtu bëhet e ditur se dy aktivistë të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje janë shoqëruar për në stacionin policor pas “sulmit” ndaj rektorit të UP-së, Mujë Rugova.
“ZERI”
Comments are closed.
Bravo levizja Vetvendosja. Jeni gjaku vital i ketij kombi. Te marrin shembull aktivistet dhe studentet ketu
Bravo zoti fule
Eshte nje reagim krejt i ligjshem kur sheh se sa vlen nje diplome e nje universiteti kosovar apo shqiptar. I vetmi ndryshim eshte se ketu ne Shqiperi nuk ka kurajo qytetare per te reaguar; studente e pedagoge vegjetojne neper cafe-bare per te zgjidhur me pas gjithçka me zarfe ose me “shkembim ne natyre” neper restorante apo motele, qe jane kthyer ne vende ku “zhvillohen provimet”. E Turpshme !
KY E PASKA DHE MBIEMRIN E VEREMLIUT QE FJETI TEK MILLOSHEVICI
-Ku jane studentet ne Shqiperi ta lyejne me te zeze Sali Berishen?