Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë vendim me konsensus që president të jetë Jakup Kransiqi, kryeministër Hashim Thaçi, ndërsa partisë Aleanca Kosova e Re t’i ofrohet posti i kryetarit të Kuvendit, posti i zëvendëskryeministrit dhe tri ministri.
Ky vendim thuhet të jetë marrë të marrë të enjten në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, e cila ka zgjatur jo më shumë se 20 minuta, njofton gazeta “Epoka e Re”.
Në rast se arrihet kjo marrëveshje, ky koalicion do ta ketë mbështetjen e 65 deputetëve, pasi PDK-ja ka 34 deputetë, AKR-ja 8, minoritetet 22 (pa partinë e Rada Trajkovicit), si dhe 1 deputet vjen nga Lista “LDK-Ibrahim Rugova”, e cila është duke negociuar t’ia marrë LDK-së të paktën edhe tre deputetë.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka bërë ftesë zyrtare vetëm Aleancës Kosova e Re (AKR) për krijimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.
Kryeministri në largim Hashim Thaçi pas takimit me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Thomas Countryman ka thënë se koalicioni do të jetë në këtë përbërje PDK-AKR-Lista Ibrahim Rugova dhe komunitetet.