Ramushi i thotë po PDK-së

7 Shkurt 2011, 10:31Rajoni TEMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë po koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, pavarësisht se sekretari i partisë së AAK-se, Burim Ramadani i kishte mohuar këto pretendime pas kthimit të delegacionit të AAK-së që i bën vizitë Ramushit në Hagë, raporton portali “Qendra”.

Ramadani deklaroi se “mesazhi i kryetarit Haradinaj është të hyhet në koalicion me të vetmin kusht, nëse kryetari I PDK-së dhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi nuk do të jetë kryeministër i Kosovës”.

Sipas këtij portali, ky lajm është konfirmuar nga burime shumë të afërta me tre personalitetet që kanë udhëtuar në Hagë, Ahmet Isufi, Blerim Kuçi dhe Ali Berisha. Sipas tij, ata gjatë ditës së premte kanë udhëtuar për në Hagë dhe janë pritur nga Ambasadori i Kosovës në Holandë ndërsa të shtunën janë takuar me kryetarin e tyre, Haradinaj i cili i ka thënë po koalicionit dhe nuk ka vendosur kusht që Kryeministri në largim Hashim Thaçi të jetë apo jo kryeministër.

Pro koalicionit janë shprehur dhe të gjitha degët e Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës, ndërsa i vetmi modalitet që ka mbetur të diskutohet është nëse AAK do të marrë presidentin dhe 4 ministri apo një zv.kryeministër dhe 6 ministri të tjera.

“ZERI”

Lini një Përgjigje